Plasari: Rama me prirje vetëm në pikturë, fundi i tij me pasoja për Shqipërinë

Postuar në 27 Nëntor, 2015 10:38

Historiani Aurel Plasari parashikon se qeverisja aktuale do të jetë më pasoja për të ardhmen e vendit. Duke folur në emisionin “Debati” në Channel One ai është shprehur se Edi Rama po qeveris keq dhe kjo është arsyeja pse njerëzit duan të largohen.

Në pranga për një "nder" 3 milionë lekë prokurori i Fierit. Pazaret me drejtësinë kanë zbritur në rrugë

Postuar në 27 Nëntor, 2015 10:20

Gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë publikisht nën akuzë për deformimin e rëndë të sistemit të drejtësisë dhe kthimin e saj në një pazar me përfitime personale në miliona euro pasuri. Shpresat për një reformim të sistemit dhe pastrim të trupës së korruptuar dhe inkriminuar janë të pakta për aq kohë sa kjo do t'i besohet njerëzve që e kanë ngritur këtë sistem dhe janë më të interesuarit ta mbajnë në këmbë atë.

Lufta biologjike/Një plan i venecianëve me qeleshe shqiptare të kontaminuara me murtajë gjatë rrethimi të Heraklionit nga osmanët

Postuar në 27 Nëntor, 2015 04:12

Gjashtë letra të zbuluara nga histotiania Eleni Thalassinou  e Universitetit të Athinës, hedhin dritë mbi faktinse venecianët u përpoqën të aplikonin metoda të luftës biologjike kundër osmanëve. Në shekullin e 17-të, osmanët rrethuan Heraklionin e Kretës që kontrollohej nga venecianët. Një doktor nga Dalmacia, Michiel Angelo Salamon hodhi idenë e një lyerjes së kapeleve apo edhe atyre që njiheshin si qeleshet shqiptare, me bakterin e murtajës.

Video/Kampion bote në...sfidën e kubit

Postuar në 27 Nëntor, 2015 03:49

Ca krime dhe ca kriminelë të padënuar…

Postuar në 27 Nëntor, 2015 03:33

"…Partitë tona nuk janë demokratike, liderët nuk votohen, nuk respektojnë votën e antarësisë. Prandaj ato që nuk janë demokratike dhe nuk pyesin për votën, nuk mund të mos sjellin kriminelë" - tha deputeti socialist Ben Blushi në foltoren e parlamentit gjatë debatit të djeshëm për dekriminalizimin.

Mark Frroku, sponsorizues i Partisë Demokratike

Postuar në 26 Nëntor, 2015 20:32

Hyri në parlament si pjesë e Aleancës së Shqipërisë Europiane por e shkuara politike e Mark Frrokut lidhet ngushtë me Partinë Demokratike. Këtë e ka pohuar vetë deputeti demokristian në letrën e dorëheqjes që avokati i tij pritet t’I dorëzojë të premten kuvendit. Frroku thotë se është viktimë e të pavërtetave të Partisë Demokratike, të cilën e ka sponsorizuar dhe se ka qenë edhe pjesë e saj.

"Grasso, se bashkë nuk njihemi, por do merremi vesh. Edhe unë i kam inat ato fjalitë me "1 euro" që thotë ish-kryeministri. Ndjesë, kryeministri". "Unë ngaqë të njoh po të takoj Ilir"

Postuar në 26 Nëntor, 2015 17:36

"Algoritmi" i Diktaturës: Edhe Enver Hoxha ka qenë i persekutuar

Postuar në 26 Nëntor, 2015 17:28

Në fillim ishin britanikët, me përpjekjet për të minuar luftën dhe udhëheqjen e saj. Pastaj armiqtë e Ballit dhe veglat e tyre. Persekutimin më të rëndë e pësoi në Plenumin e Beratit, ku nxorën kokën jugosllavët. Pastaj Koçi Xoxe me miratimin e heshtur të Nako Spiros dhe vargu i bishtave të tyre si Tuk Jakova, Gjin Marku, Liri Gega. Edhe Gogo Nushi, që hiqej si i butë luante me dy porta. Pas Koçit persekutimin më të madh e pësoi nga Mehmet Shehu, të cilin e frynin agjenturat dhe Jagoja, Kadri Hazbiu. Nuk mbaron me kaq.

Bashkëshortja e Agim Krajkës: "Kemi qenë të persekutuar. Unë kam punuar në Opera. Regjimi kishte frikë nga këngët e Agimit se mos shkaktonin revolucion"

Postuar në 26 Nëntor, 2015 17:15

Një ditë pasi Sherif Merdani deklaroi live në emisionin "Opinion" se kompozitori Agim Krajka ishte spiun ka reaguar bashkëshortja e kompozitorit, Ami Krajka. Në një intervistë për Opinion.al, znj.Krajka thotë se Sherif Merdani është keqkuptuar. “Krajka ka qenë vetë i persekutuar dhe kemi jetuar me frikë”, tha ajo.

Kjo është Nicole...

Postuar në 26 Nëntor, 2015 16:59

Pages

Subscribe to ResPublica RSS