Rrëfimi për NBC i shefit të komandove që hynë në Bataclan. Nata e "ferrit" mes viktimave dhe xhihadistëve

Postuar në 20 Nëntor, 2015 23:58

Shumica e viktimave nga sulmet xhihadiste në Paris u vranë në teatrin Bataclan. Detyrën për të asgjesuar terroristët e mori një skuadër e specializuar e policisë së Parisit që drejtohej nga Xheremi. Ai ka rrëfyer në një intervistë eskluzive për rrjetin amerikan NBC momentin para mësymjes në sallën ku xhihadistët po kryenin një maskakër në emër të Allahut.
"Ishte ferri mbi tokë"- thotë Xheremi. "Nga jashtë nuk dëgjohej asgjë, nuk pipëtinte askush. Të gjithë rrinin pa lëvizur nga frika e terroristëve".

Dora e Ngrohtë e Tagrambledhëses

Postuar në 20 Nëntor, 2015 21:31

Para tri ditësh kryeministri u pa në një desantim të tipit “ground force one” në Drejtorinë e Doganave – njohur në traditën e shqipes si Kasabaja e Haneve pa Porta.

Video/Durrës, përplas gruan me fëmijë dhe nuk ndalon

Postuar në 20 Nëntor, 2015 19:34

Kërcënimi nga sulmet terroriste, Tirana po aq e ekspozuar sa Moska

Postuar në 20 Nëntor, 2015 18:47

Shteti Islamik ka meritën se i ka dhënë Tiranës një rëndësi që me gjasë as do ta merrte për shekuj me radhë. Tv Klan raporton sot se kryeqyteti rrëzë malit të Dajtit është i rrezikuar nga sulmet terroriste të sponsorizuara dhe organizuara nga ISIS, po aq sa edhe Moska e Rusisë. Tv Klan raporton se ky vlerësim ka ardhur nga raporte të shërbimeve sekrete të huaja dhe që i janë përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror.

Heqja e taksës për biznesin e vogël/Ku e vuri dorën Edi Rama? Në zemër?!

Postuar në 20 Nëntor, 2015 18:31

Qeveria e Edi Ramës doli së fundmi me vendimin e heqjes së taksave për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë. Një vendim që në planin politik zhbën atë që u ndërmor në dy vjet, duke krijuar një stress të jashtëzakonshëm në ekonomi. Kryeministri u kujdes që ta paraqiste nismën sa sociale, aq edhe në funksion të “të bëri shtet”. Prosni kuponat dhe taksa nuk keni- ishte pak asp shumë përmbajtja e sihariqit. Mirëpo a është vërtet kështu? A ka lehtësim real për biznesin e vogël?

PD akuzon: Ministria e Shëndetësisë, kliente e kompanisë së Vilma Nushit

Postuar në 20 Nëntor, 2015 16:39

Partia Demokratike ka denoncuar sot përmes përfaqësueses së vet, Grida Duma, praktikat prokuruese të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat sipas Dumës kanë çuar para drejt një kompanie të vetme. “Nuk janë letra, as dokumenta tenderi, janë në të vërtetë sëmundja e shëndetësisë tonë. Këta janë milionat që Ilir Beqja i ka dhënë Vilma Nushit për blerje ilaçesh. Këto janë paratë që pasurojnë shoqen e partisë socialiste. Prej dy vitesh Ilir Beqja shpall fituese kompaninë TRIMED. Nëse shfletoni këto faqe tenderash, ju do shihni këtë emër. TRIMED, TRIMED fituese.

Anker-R, pajisja që ‘detekton’ kamikazët

Postuar në 20 Nëntor, 2015 15:40

Një kompani ruse, YUTTA, ka prezantuar në Panairin Botëror të Mjeteve të Sigurisë së Brenshme, që mbahet në Paris, një detektor të rripave vetëvraës. Ngarkesat me ekzploziv që përdoren nga kamikazët, vendosen në një rrip që lidhet rreth trupit duke shmangur kështu valixhet apo çantat që kontrollohen. Ky është një problem që e vështirëson shumë shmangien e atnetateve, por kompania ruse thotë se pajisja e re, Anker-R, detekton deri në 6 metra distancë. Ajo konsiston në një ekran me kufje ëireless e kap objektivin përmes një fushe elelktromagnetike që emetohet nga ngarkesa e eksplozivëve.

Vendimi për taksat e biznesit të vogël krijon përplasje me FMN-në

Postuar në 20 Nëntor, 2015 15:27

Top-Channel raporton sot se vendimi i qeverisë për të hequr taksat ndaj biznesit të vogël ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen mes qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Së pari është fakti se kryeministri e bëri publik vendimin dy ditë pasi u arrit marrëveshja për këstin e radhës. Së dyti janë pasojat dhe premisat që krijon një vendim i këtillë: “Por, pse heqja e taksave për bizneset e vogla, e cila në total ka një efekt të papërfillshëm me vetëm 1.3 miliardë lekë, ka krijuar kaq nervozizëm për FMN? Arsyet janë dy.

Terrorizmi/Propozohet krijimi i një Shërbimi Sekret Europian

Postuar në 20 Nëntor, 2015 14:46

Pas sulmeve të Parisit, Europa ndodhet në udhëkryqin e vendimmarrjes për reagimin që duhet të ndjekë dhe strategjitë që duhet të adoptojë. Ndërkohë që Franca është angazhuar në një fushatë ushtarake, në Bashkimin Europian, ka mbërritur një propozim që mund të vlejë për harmonizimin e përpjekjeve kundër terrorizmit dhe në rritjen e sigurisë. Komisioneri për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Qytetarinë, Dimitris Avramopoulos, ka propozuar në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel, krijimin e një shërbimi sekret europian.

Modeles Blac Chyna i mungon vetëm një IQ test

Postuar në 20 Nëntor, 2015 13:54

Pages

Subscribe to ResPublica RSS