Foto/Ndërrimi i viteve, një moment feste në të gjithë botën

Postuar në 01 Janar, 2016 19:50

Krishtlindje me cezarian në kalanë e Rozafës

Postuar në 01 Janar, 2016 19:41

Mesha e fundit në kalanë e Rozafës regjistroi aktin e radhës (e njëmbëdhjeta thuhet) të melodramës së konfrontimit, e cila, ndryshe nga telenovela Ertoğrul, ka esencë ekskluzivisht fetare, aktorë që reklamohen si edukatorë grigjash, publik të njësuar me aktrimin, buron nga përplasja dhe shfaqet në një monument kulture (hibrid por gjithmonë res-publica) jo në pronësi të ndonjë privati apo komuniteti fetar.

Videolajm/Pamje nga atentati i sotshëm në Tel-Aviv

Postuar në 01 Janar, 2016 16:34

Dy persona gjetën vdekjen dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë një atentati në Tel-Aviv, në një pub. Nuk është përcaktuar nëse sulmi ka natyrë terroriste apo kriminale.

Strategjia e re e mbrojtjes së Rusisë: NATO, kërcënim për sigurinë kombëtare

Postuar në 01 Janar, 2016 16:28

Përshkallëzohet edhe më tej tensioni mes Rusisë dhe Perëndimit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka firmosur së fundmi një dokument të strategjisë së mbrojtes, në të cilin NATO përcaktohet si kërcënim për Rusinë dhe sigurinë e saj kombëtare. Sipas këtij dokumenti, instalimet e ndryshme të NATO-s në disa vende, cilësohen si kërcënimi kryesor Kremlinin. Dokumenti cilëson po ashtu se instalimet e sistemeve ushtarake nga NATO vjen në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, ccka kërcënon rendin e përgjithshëm në botë.

Kadare, nderohet me urdhërin e Komandatit të Legjionit të Nderit në Francë

Postuar në 01 Janar, 2016 16:17

Shkrimtari i njohur shqiptar,Ismail Kadare nderohet nga shteti francez me Urdhërin e Lartë Kombëtar “Komandant i Legjionit te Nderit”.  Ky urdhër është ndër më të rëndësishmit në vlerësimin që Franca u bën personaliteteve në fusha të ndryshme.  Këtë vit në gjininë e letrave urdhëri  i takoi shkrimtarit shqiptar dhe francezit Michel Tournier.

Ndërron jetë Ian Murdock, një nga pionerët e sistemit operativ “Linux”

Postuar në 01 Janar, 2016 14:33

Ka ndërruar jetë në moshën 42 vjeçare, Ian Murdock, një pioner i sistemit operativ “Linux”. Murdock njihet si themelues në vitin 1993, i “Debian Linux”, një nga versionet e para dhe më të suksessshme të sistemeve të hapura operative. “Kjo është një humbje tragjike për familjen, për komunitetin e “Docker” dhe për botën e madhe të burimeve të hapura”, tha Ben Goulb, CEO i “Docker”, kompania softuerike ku punonte së fundmi Murdock. Kompania nuk e ka bërë të njohur shkakun e vdekjes. 

Shmanget sulmi terrorist në Mynih, 7 xhihadistë në kërkim

Postuar në 01 Janar, 2016 12:50

Sulme  të ngjashme me ato të Parisit ishin planifikuar të kryeheshin nga një grup terrorist të përëbërë nga 7 irakianë në Mynih natën e ndërrimit të viteve.  Gjithçka e kordinuar nga Shteti Islamik sipas gazetës BILD. Ndonëse policia gjermane deklaroi se i ka emrat e 7 personave, 5 prej të cilëve me prejardhje arabe nuk ka ende asnjë të arrestuar. Informacionet autoritetetve gjermane ia përcollën shërbimet sekrete të një vendi europian.

Bilanci i dështuar me ekonominë

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 20:22

Pas bilancit të fundvitit me gazetarët kryeministri iu drejtua shqiptarëve me një urim të përmbledhur në një album kartolinash me 242 faqe që pasqyrojnë punën e qeverisë në dy vjet për të rilindur Shqipërinë. Një libër sipas tij për t’u shfletuar nga të gjithë shqiptarët, edhe ata që janë të zhgënjyer, për të parë ndryshimin mes të djeshmes dhe të sotmes.

Zjarri "prish" festën e ndërrimit të viteve në Dubai(video)

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 19:32

Në Dubai, mbrëmja e ndërriit të viteve është shoqëruar me një ngjarje dramatike. Një hotel me pesë yje, “Address Hotel”, ka marrë flakë dhe nga pamjet e publikuara duket se situata është serioze.

Buxheti i ri i Bashkisë, rrit kostot e jetës në Tiranë. PD: Rritja e çmimit të biletës është aferë korruptive

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 19:25

Dje u mor vesh se bileta e çmimit të urbanit në Tiranë shkon në 40 lekë të vjetra. Prej gati një jave kishte një debat publik, shoqëruar me kërcënime nga përfaqësues të linjave të transporti, që do të ndërprisnin aktivitetin, nëse nuk pranohej rritja e çmimit. Dhe Këshilli Bashkiak vendosi për “po”. Sot Partia Demokratike hedh dyshime se kjo lëvizje ishte e parashikuar dhe se ajo fsheh një akt korruptiv të kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS