“Taksë” e fshehur 5-10 lekë/litër për naftën: Qeveria rrit me 170 herë tarifën për licencën e karburanteve

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 10:30

Me një vendim të papritur, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shumëfishojë me 170 herë pagesat për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve (me pakicë), që si çdo tarifë tjetër pritet të reflektohet në shtrenjtimin e çmimit të tregtimit me pakicë të naftës e benzinës, me rreth 5-10 lekë për litër (shiko llogaritjet më poshtë).

Sekret/Manual për Protestën

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 04:15

Sekret

Nr. Extra Prot

Drejtuar: Kryeministrit

Për dijeni: LSI-së

 

Draft/Manual për Protestën

Memorializimi i pavend i një bunkeri dhe mbrojtja e tij si pronë publike

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 03:08

Ende pa u shkëputur nga Diktatura, përfaqësues të regjimit nisën të ndryshonin peizazhin memorial të kryeqytetit duke hequr si fillim statujën e Stalinit dhe më pas statujën e Leninit nga bulevardi. Mund të kenë qarkulluar mjaft pandehma mbi arsyet e këtyre veprimeve të kryera jo në ditën me diell. Mbase ishte një mënyrw e regjimit të shkuar për t'u distancuar nga ideologjia komuniste. Megjithatë monumenti i diktatorit E. Hoxha, si një përligje e komunizmit nacionalist gjatë periudhës së vetëizolimit mbeti në këmbë, deri në manifestimin gati spontan të 20 shkurtit 1991.

Foto/Filluan t'i thoshin "Figadhes" - Ikja e madhe e 1991-t

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 02:23

Fotoalbumi i postuar këtu është një fotoreportazh historik i ikjes së madhe të shqiptarëve drejt Greqisë. Fotot janë të janarit 1991 dhe kanë për autor Spiro Staveri.

Ka frikë...

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 01:03

Fotoja është realizuar dje në mbrëmje dhe tregon kryeministrin Edi Rama që shëtit në bulevard disa orë pas përfundimit të protestës. Rastësi apo jo, por një shëtitje të tillë, zoti Kryeministër e bëri edhe mbrëmjen kur deklaroi refuzimin e Shqipërisë për armët kimike. Lëvizjet e një njeriu politik komentohen dhe nuk perceptohen në kontekstin e rastësisë. Një shfaqje që nuk i jep siguri kujt në këtë vend, por që dëshmon frikë.

Protestat dhe ndeshja me policinë janë palestër e demokracisë

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 00:54

Edhe ish-zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, ka komentuar protestën e sotme e cila sipas tij tonifikon reagimin dhe frymën e protestës. Thotë Hila në profilin e vet: "Ai bunker pas Ministrise se Brendshme eshte simboli i nje periudhe amoku qe kaluam, nga e cila duhet te nxjerrim mesime por nuk duhet t'ia deshmojme botes. Ai bunker eshte simbol i shijeve banale te kujt e ka dashur dhe vendosur aty. Ai bunker eshte nje shemti artistike qe nuk mund t'ia tregojme botes si nje nga atraksionet e Tiranes, pasi ne si popull nuk jemi kaq medioker.

Lulzim Basha kërkon strehim politik në ambasadën hollandeze. Shkak, gjoba e Erjon Velisë

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 23:46

Fryma e protestës ekziston

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 23:08

Përfaqësues të pushtetit u ndjenë të neveritur nga dhuna që sipas tyre përcolli protesta e opozitës. Për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri protesta ishte një shfaqje e shëmtuar e fytyrës së vërtetë të shkatërrimtareve, ndërsa për deputetin e Librazhdit, Taulant Balla guri që u gjet në zyrën e ish-ministrit të Transporteve nuk e shpëton Lulzim Bashën nga mëkatet që ka kryer.

Nishani dekoron Berishën për transformimet demokratike

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 22:35

Për merita të veçanta në transformimet demokratike Presidenti Nishani vlerësoi me dekoratën e flamurit ish-kryeministrin Sali Berisha. Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, Nishani shprehu vlerësimin për rolin e Berishës në lëvizjet e dhjetorit dhe më pas në periudhën e tranzicionit.

Andrea Stefani, njeriu kyç i stabilitetit ballkanik. Komandon ambasadën amerikane në Tiranë nga Facebook

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 19:58

Pages

Subscribe to ResPublica RSS