Sondazhet thonë: Edi Rama nuk është më kryeministër
“250 mijë votues të majtë nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë për të cilën votuan para dy vjetësh”. Kështu vlerësohet të ketë ndikuar pushteti i tanishëm mbi votuesit e vet(http://www.respublica.al/2015/12/10/protesta-mund-ta-ketë-thelluar-përkrahjen-për-opozitën-por-jo-zgjeruar), mbi një çerek milioni prej tyre. Janë një çerek milioni prej 1 miliona shuplakave që i sosën ditët pushtetit të Sali Berishës.
Shqipëria ja del të diskutohet edhe njëherë për bunkerët. Kësaj radhe si "vepra arti"
Profesoresha Lori Amy e Universitetit Jugor të Xhorxhias, thotë se në Shqipëri, kujtesa për krimet
Protesta mund ta ketë thelluar përkrahjen për opozitën, por jo zgjeruar
Në fjalimin që mbajti gjatë protestës së opozitës në 8 dhjetor, Lulzim Basha bëri thirrje për protesta të tjera në ditët në vazhdim, deri në rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike. Dhe këtë thirrje ai ua adresoi si atyre që kanë votuar për opozitën, ashtu edhe atyre që s’kanë votuar për të dhe janë të pakënaqur me qeverinë e sotme.
Por goditjet me gurë e me shishe me lëndë djegëse ndaj godinave të kryeministrisë e të dy ministrive, që pasuan thirrjen e mësipërme nuk e përforcuan atë. Përkundrazi, ato mund të kenë patur efektin e kundërt.
Teatri me gjobën e bashkisë për protestën, inspektori kallëzon shefin për falsifikim të procesverbalit, bashkia e mohon
Besmir Karaj, inspektori që kishte emrin në fletën e gjobës së bashkisë për dëmet e protestës së 8 Dhjetoit ka kallëzuar penalisht kryeinspektorin e bashkisë për falsifikim të procesverbalit. Sipas Partisë Demokratike, Besmir Karaj ka dëshmuar se nuk ka plotësuar asnjë gjobë dhe se gjithçka është bërë pa dijeninë e tij nga kryeinspektori. Karai ka bërë kallëzim penal edhe për falsifikim të firmës së tij. Procesverbali i gjobës së bashkisë për dëmet që I shkaktoi protesta e PD-së qytetit u postua në facebook nga kryetari Erion Veliaj me tekstin e mëposhtëm: “163 milionë lekë gjobë!
Dy qëndrimet e drejtuesve socialistë: 8 dhjetori dhe 21 janari i harruar po nga këta
Përfaqësues të mazhorancës dhe një sërë çirakësh të njohur në media, kanë dy ditë që flasin për dhunë, vandalizëm, huliganizëm dhe akte dhune të papranueshme, duke iu referuar me dramacitet protestës së 8 dhjetorit. Protestë ku nuk ndodhi asgjë. Por u paralajmërua shumëçka. Dhe kjo ndoshta përbën problem. Sot tema e protestës dhe qëndrimi etik i mazhorancës ndaj dhunës është bërë prezent edhe gjatë diskutimeve në Komisionin e Shëndetësisë, ku deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka ndërhyrë pikërisht me komente të ngjashme.
Dyfishohet taksa e ndikimit në infrastrukturë. Propozimi nga Bashkia e Tiranës
Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erjon Veliaj, ka bërë një propozim në Komisionin e Ekonomisë për dyfishimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Aktualisht kjo taksë për zonën e Tiranës është 4% dhe me propozimin e ri shkon në 8%. “Përqindja vendoset në bazë të vlerës së investimit dhe rrit kostot për këtë sector”, raporton Vizion Plus, sipas të cilit taksa në fjalë nuk është konsultuar më parë me grupet e interest.
Implikimi i UDB-së në protestën e 8 dhjetorit, Shqipëria tërheq ambasadorin nga Beogradi
Çmimet e ushqimeve, 5.9% më shtrenjtë se një vit më parë
Muaji nëntor i këtij viti ka shënur rritje të ndjeshme të kostove të jetesës, si pasojë e rritjes së çmimeve për mallrat e konsumit. INSTAT raporton se çmimet e ushqimeve janë rritur me 5.9% krahasuar me një vit më parë, me rritje kryesore tek zarzavatet: “Rritjen më të madhe e ka pasur çmimi i zarzavateve,me 35.6 për qind, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga grupi i frutave, të cilat janë shtrenjtuar me 13.9 për qind.
“Refugjatët shqiptarë janë një mrekulli për ata që i presin”
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Der Freitag”. Ka disa tema që preken shkurt në të, por tërheq vëmendjen përgjigja për refugjatët shqiptarë.
“Refugjatët shqiptarë?
Një mrekulli për ata që i presin. Ashtu si emigrantët, shqiptarët kanë demonstruar atë që mund të bëjnë kur kushtet politike dhe ekonomike janë në favor të tyre.
Nuk janë emigrantët një humbje për vendin tuaj?
Reforma Kushtetuese dhe Reforma e Drejtësisë
Ekipi i Reformës në Sistemin e Drejtësisë ka për një ndërhyrje shumë të gjerë në Kushtetutë, ndërhyrje e cila, në qoftë se do të aprovohet, ka për të ndryshuar pjesë të rëndësishme të dokumentit themeltar të shtetit. Ajo që bie në sy që në fillesë është se hartuesit janë të privuar nga një model teorik dhe praktik i besueshëm dhe kjo provohet shumë thjesht nga zhbalancimi doktrinar i modelit të propozuar. Me këtë rast ngrihen disa pikëpyetje: