Protesta na vlen më shumë se gjykimi mbi PD-në
Prej më shumë se dy ditësh përfaqësues të mazhorancës përpiqen t’i japin një karakter destruktiv protestës së Partisë Demokratike në 8 dhjetor, nisur nga ngjarjet me bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme.
Renzi: Shqipëria e Serbia sa më shpejt në BE
Italia kërkon anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë dhe Serbisë në Bashkimin Europian. Kryeministri italian, Mateo Renzi foli në Forumin për Mesdheun “Med 2015” që u zhvillua në Romë. Sipas tij, Europa gjatë këtyre viteve me qëllimin për tu zgjeruar në Lindje, humbi vemendjen ndaj Mesdheut. “Ekziston një temë e madhe që nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por që arrin në Kosovë dhe Bosnjë dhe shumë shpesh është nënvlerësuar në debatin politik europian.
Edi Rama foli për Luftën e Tretë Botërore. Ndoshta është detyrim i kohës sonë që të fillojmë ta marrim seriozisht si artist. Pse jo, ta shpallim të tillë
Kush qëndron pas koncesionit të markimit dhe pse qeveria aktuale ndryshoi qëndrim në vitin 2013?
Në vitin 2011, një kompani austriake me emrin “Global Fluid International” i kërkoi qeverisë shqiptare të drejtën monopol të shënjimit të karburanteve. Oferta ishte një propozim i pakërkuar, pra që shërbimi nuk u kërkua nga qeveria shqiptare, por u propozua nga vet kompania, e cila kishte identifikuar në Shqipëri një mundësi për të nxjerrë fitime.
“Limiti” i një vrime të zezë: Masa e 50 miliardë yjeve
Vrimat e zeza kanë një kufi dhe ky mund të sillet për ilustrim në përmasën e 50 miliardë diejve. Shumica e galaktikave kanë vrima të zeza në qendër të tyre, përqark të cilave ka një disk gazi që orbiton. Humbja e energjisë e çon gazin drejt vrimës së zezë, duke e ushqyer atë. Këto disqe mendohet se janë të paqëndrueshëm dhe teorikisht besohet se një vrimë e zezë mund të rritet aq shumë sa të mund të “gëlltisë” diskun dhe ta shkatërrojë atë. Masa për të arritur një gjë të tillë është e jashtëzakonshme dhe deri më sot mendohej se një vrimë e zezë nuk e arrin dot këtë pikë.
Letër falënderimi biznesit. Po pse nuk ndalet arbitrariteti i tatimorëve dhe OSHEE-së?
Kryeministri Edi Rama, ka menduar t’u nisë një letër subjekteve private, biznes i vogël, të cilët përdorin kasën rregullisht. Në letër, Edi Rama kryen ritualin e falënderimit, duke konsideruar se heqja e taksës për biznesin e vogël, ishte pasojë e luftës 30 ditore a diçka më tepër, kundër informalitetit. Thotë kryeministri: “Xhiroja juaj e deklaruar vjetore ju bën përfitues të rezultatit më kuptimplotë të arritur deri tani në luftën tonë të përbashkët, kundër informalitetit. Ulja në zero e taksës mbi fitimin Tuaj.
Psalmet shqip të Kristoforidhit për toskë e gegë
Libri i Psalmeve bën pjesë në Dhiatën e Vjetër. Në përkthimin shqip të Biblës sipas Diodatit të Ri (1994) është renditur në vendin 19, po ashtu si në përkthimin anglisht të autorizuar prej Mbretit James I (1611), në versionin e ri ndërkombëtar anglisht nga Shoqëria Biblike Ndërkombëtare (1984) dhe te përkthimet në gjuhë të tjera sipas traditës protestante. Në përkthimin e S.
Baba Vanga, misteri i një profeteje
Njeriu nuk kënaqet me shpjegimin racional të ngjarjeve. Kërkon përherë një alternativë për t’u vetëintriguar si dhe për të ruajtur diçka nga mistika e së shkuarës. Pas viteve ’90 në media të shumta u popullarizuan dukuri të tilla historike si profetët dhe profecitë, që deri më atëherë ishin harruar si relike të një kohe të lënë pas. Prirja ka zënë vend mirë, aq sa shikohet edhe si biznes. Filma nuk mungojnë, por ndërkohë që bota përjeton një periudhë të trazuar, fryma apokaliptike emfatizohet dhe kthehet në referencë për shpjegimin e gjithçkaje.
Çfarë mund të bëjë Shqipëria për kërcënimet që vijnë nga lindja? Rama: "Si anëtar të NATO-s, jemi të gatshëm të fitojmë “Luftën e Tretë Botërore”
Shqipëria duhet të rrisë nivelin e gatishmërisë përballë kërcënimeve që vijnë nga lindja. Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë në Tiranë, shefi i Aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg, duke thënë në mënyrë të drejtëpërdrejtë se Shqipëria ka një rol kycc në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Siguria jonë po sfidohet në drejtime të ndryshme dhe NATO po i kundërpërgjigjet duke iu përshtatur një mjedisi të ri sigurie, po rrisim gatishmërinë e forcave tona. Kemi një forcë dyfish më të madhe të reagimit dhe kemi një prani ushtarake të rritur në pjesën lindore të Aleancës.