Tani ankesa për moszbatim ligji edhe nga deputetë të PS-së. Dade flet për ndërtim pa leje te pallati i saj dhe policia nuk reagon
“Panorama” raporton sot për një debat të një lloji tjetër nga ato që zhvillohen prej dekadash në Grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Deputetja Arta Dade i ankohet ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për një ndërtim, sipas saj të paligjshëm, që një person po kryen në pallatin ku ajo jeton. Për ata që e kanë në kurriz këtë përballje skenari është i njëjtë: banorët denoncojnë, plicia paraqitet, personi paraqet lejen nga bashkia. Edhe prokuroria mban të njëjtin qëndrim. Kështu pra edhe ministri i Brendshëm, i cili ka ngritur duart lart duke thënë se “personi ka leje”.
Britania nis bombardimet në Siri, 4 Tornado kryejnë sulmin e parë
57 minuta pas dritës jeshile nga parlamenti, 4 avionë tornado të flotës ajrore britanike nisën bombardimet kundër Shtetit Islamik. Daily Mail raporton se avionët u ngritën nga baza britanike e Akrotirit në Qipro.
Video/Kuntucky, makina e policisë, aksident me një dre
Rosiet nuk ke çfarë ti heqësh
Një diskutim mbi takimin Hoxha -Çabej
Një diskutim interesant është zhvilluar së fundmi në blogun “Peizazhe të Fjalës” mbi origjinën, por edhe arsyet e takimit mes Enver Hoxës dhe gjuhëtarit Eqrem Çabej, sjellë në vëmendje nga një foto e njohur. Përmes një postimi në këtë blog bëhet një intepretim vizual e perceptues i fotos për të kaluar në disa konsiderata të përgjithshme për raportet mes pushtetit dhe shkencës në Diktaturë. Shkruan autori i shkrimit:
Video/Rusia: Ja provat që Turqia bën kontrabandë nafte me ISIS
"Europa nuk ka dështuar akoma, por situata është ekstremisht shqetësuese”
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, paralajmëron se situata në Europë është thellësisht shqetësuese. Përmes një interviste për revistën gjermane “Spiegel”, Schulz komenton se precipitimi i situatës ka sjellë Europën para një sfide ekzistenciale dhe të vlerave. “Europa nuk ka dështuar akoma, por situata është ekstremisht shqetësuese. Europa u themelua si një komunitet i lidhur nga solidariteti. Shtetet anëtare ranë dakord që të punojnë ngushtë sepse e dinin se bashkë ne jemi më të fortë.
Ilir Meta hakmerret ndaj "Kurbanit". Kryetari i Kuvendit hedh së shpejti në shtyp punimin e vet: Vizitat e zotit E. Xxx në kullën time
El Niño thyen rekordin e 1997-ës ku vdiqën 20 mijë njerëz dhe u shkaktuan dëme në 97 miliardë dollarë
El Niño është një dukuri meteorologjike me burim temperaturat e sipërfaqes së oqeanit Paqësor. Ai quhet edhe si Oshilacioni Jugor dhe konsiston në një rrymë uji të ngrohtë që zhvillohet në Paqësorin jugor dhe lindor. Lëvizja e madhe që krijon kjo rrymë drejt Amerikave shoqërohet me zhvillime meteorologjike të forta që kanë pasoja të mëdha. Për ilustrim, El Niño i vitit 1997-98 provokoi 20 mijë të vdekur dhe 97 miliardë dollarë dëme si pasojë e përmbytjeve, thatësirave, zjarreve, cikloneve dhe rrëshqitjeve të dheut aneambanë botës.
Këshilltari i Isa Mustafës: “Kryeministri nuk ka bërë deklaratë kundër ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli”
Dje dhe sot në media ka qarkulluar një lajm, sipas të cilit kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka replikuar me “këshillat” e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli, duke deklaruar se “nuk kemi nevojë për këshilla nga Shqipëria”. Sot këshilltari i Mustafës, Sokol Havolli ka sqaruar këtë çështje, duke mohuar që Mustafa të ketë deklaruar diçka që implikohet me mesazhet e ministres Kodheli. “Kryeministri gjatë tërë ditës ka pasur takime bilaterale dhe ka qenë në mbledhjen e Qeverisë.