Si në kohën e Александар Ранковићит*
Kosova në luftën civilo-verbale
Në përditshmërinë e vrazhdë që të ofron varfëria, ego e përdhosur, mungesa e humanizmit Serb të gjitha zhvillimet politike mbeten pas, së bashku me Albin Kurtin, të shumë përfolurin revolucionar të kohës. Soba është pa dru dhe vatrat janë akoma të nxehta nga gjaku i masakrave të vitit 1999. Si është përditshmëria e një kosovari nga Prishtina në Ferizaj, nga Prizeni në Gjakovë, nga Peja në Mitrovicë e duke vijuar në Zajednica?! Kushtet klimaterike(dëbora), puna dhe familja.
Cinizëm i pakuptimtë
Dekorimi(qoftë edhe në vitin 2014) i disa personave me statusin e veteranit, por që gjatë regjimit komunist, kanë mbajtur detyra të larta në aparatin represiv, sigurim dhe gjykata, e ka vënë qeverinë aktuale në një situatë të çuditshme. Disa media vunë në dukje se mes të dekoruarve ishte edhe hetuesi i At Zef Pllumit, që nga përfaqësues të komunitetit katolik mbahet si figurë e lartë dhe që krijon ndjeshmëri të caktuara. Kanë nisur madje thirrjet që Edi Rama ta tërheqë medaljen. Kjo ka pak rëndësi, pasi askush nuk është në gjendje të kuptojë seriozitetin e dikujt që shkruan ditirambe.
Në Etiopi, tokën e premtuar
Lëvizja Rastafari bashkon një komunitet njerëzish që besojnë se perandori i fundit i Etiopisë, Haile Selassie, ishte pasardhës i mbretit Solomon dhe Mesia. Një prej tyre ka qenë edhe Bob Marley. Rastafarianët udhëtojnë drejt Etiopisë, në qytetin Shashamane në Jug dhe aty ata gjejnë tokën e premtuar. Me ritin fetar lidhet edhe tymosja e marijuanës dhe siç informon Al Jazeera, 800 prej tyre jetojnë me shpresën se po përmbushin profecinë se si pasardhës të skllevërve po rikthehen në Afrikë.
Rita Ora, gjoksi pak jashtë
Një këshillë për të rinjtë që duan të merren me biznes: “Mos mendoni gjatë, por veproni. Lëvizja do të sjellë kapitalet”
Drejtuesi i Qendrës për Sipërmarrje në TelAviv të Izraelit, Dan Balter, i jep një intervistë Tv Scan. Balter flet për përvojën e tij në biznes, duke veçuar nga suksesi i Izraelit në sipërmarrje disa cilësi: si popullsi emigrante, njerëzit aty ndërmarrin rrezikun. Duke qenë se Izraeli u krijua nga asgjëja, sipërmarrësit u detyruan të mendonin ndryshe nga mënyra tradicionale dhe duke qenë një shoqëri me edukim ushtarak, kultivohet edhe përgjegjshmëria. Një këshillë që ka vlerë nga Blater për të rinjtë: “Ndalni së menduari dhe veporoni. Lëvizja do të sjellë edhe kapitalet”.
Migrimi, BE i hap rrugë pezullimit të Shengenit deri në dy vjet, “aty ku kufijtë janë në rrezik”
Kriza migratore dhe terrorizmi ia kanë dalë të vënë në fazë kritike të gjitha arritjet e mëdha të Europës. Lëvizjen e lirë sidomos. Një memo e Presidencës së Këshillit të BE-së, e datës 1 dhjetor 2015, titulluar: “Integriteti i zonës Shengen” trajton pikërisht këto probleme duke propozuar edhe masat e nevojshme.
India, topless mes luleve. Pranverë për imagjinatën
Trump vë në alarm republikanët: "Thotë atë që mendon. Ky është problemi"
Donald Trump në fillim i çudiste të gjithë, kurse tani, po i shqetëson. Kryesimi në sondazhet e fundit kanë ngritur tensionet dhe preokupimin brenda republikanëve që dokumentohet nga mediat amerikane përmes një Memoje të adresuar nga Drejtori Ekzekutiv Senatorial Kombëtar i Partisë Republikane, Ward Baker. Ky i fundit e krahason kandidatin Trump, i cili mund të nominohet, nisur nga të dhënat e publikut, me Wendell Willkie në vitin 1940. “Dhe të dy kanë shumë të përbashkëta”, shkruan Baker, duke cilësuar se “të dya ishin fytyra të ndryshme që vinin nga jashtë.
Armando Prenga thyen urdhërin e Gjykatës
Deputeti i akuzuar për plagosje me armë në Lagunën e Patokut, Armando Prenga ka thyer urdhërin e Gjykatës që i ka dhënë masën e sigurisë "arrest shtëpie", por është toleruar nga Prokuroria, e cila ka kërkuar që një gjë e tillë të mos përsëritet.
Nga burime te Abc News mësohet se Prokuroria i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të verifikojë në vijimësi zbatimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie" për deputerin Armando Prenga, pasi janë siguruar informacione nga burime zyrtare se i pandehuri nuk e respekton urdhërin e Gjykatës.