“Top-Channel” kalon nën drejtimin e presidentes Vjollca Hoxha

Postuar në 08 Janar, 2016 22:11

“Top-Channel” ka zyrtartizuar sot ndryshimet që përfliteshin prej kohësh.  Përmes një njoftimi të publikuar në faqen online, TCh njofton se në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm që nga sot do të jetë Presidentja e kompanisë “Top-Media”, Vjollca Hoxha.  “Ky vendim ka ardhur pas largimit të drejtorit të mëparshëm, Enkelejdi Joti, i cili qëndroi në këtë pozicion për më shumë se një dekadë.  Top Channel dhe Top Media falenderojnë zotin Joti për kontributin e tij gjatë kësaj periudhe në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë.

Polici rrugor zihet me qytetarin

Postuar në 08 Janar, 2016 19:06

I del zëri edhe ministrisë së Gjermenit: 517 mijë euro për spote. Reagon AKPT-ja

Postuar në 08 Janar, 2016 18:37

I kishte shpëtuar zhurmës së akuzave të pafundme që janë bërë ndaj kësaj qeveri pqër tendera e konçesione, por më në fund ka dalë në sipërfaqe. Ministria e Zhvillimit Urban, drejtuar nga Eglantina Gjermeni raportohet të ketë transferuar në datat 18 dhjetor dhe 31 dhjetor 2015, 517 mijë euro në drejtim të një kompanie të quajtur “Kube Studios”. “Këto kalime fondesh nuk rezultojnë të publikuara në buletinët zyrtarë elektronikë të Agjencisë së Prokurimit Publik. Por në përshkrimin e bërë në thesar, ministria e znj.

Ahmeti, negociator mes Athinës e Shkupit për emrin e Maqedonisë

Postuar në 08 Janar, 2016 18:08

Kryetari i BDI Ali Ahmeti është takuar në Athinë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias. Takimi ishte pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Besimi dhe Musa Xhaferri, Ahmeti ka diskutuar për një orë e gjysmë me delegacionin grek.
Ali Ahmeti e ka cilësuar si të dobishëm dhe të rëndësishëm takimin, ku bisedimet janë shtrirë edhe më gjerë në marrëdhëniet dypalëshe. Por sigurisht, kryetema ka qenë çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Fondi për emergjencat për 2016-ën, më i ulëti në tetë vjet

Postuar në 08 Janar, 2016 17:25

Ndonëse Shqipëria po përballet përherë e më shumë me emergjenca civile, si pasojë e dukurive natyrore, në buxhetin e vitit 2016, fodni për emergjencat është ulur. “Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për vitin 2016, buxheti ka vënë në dispozicion të emergjencave civile vetëm 144.9 milionë lekë nga 779 milionë lekë që ishte një vit më parë. Madje të dhënat tregojnë se financimet për emergjencat civile kanë ardhur në ulje nga viti në vit. Fondi i emergjencave civile është mekanizmi i parë financiar, i cili përdoret për të asistuar familjet e prekura nga katastrofat.

Nuk na mjaftuan tanët/Deklaratë e fortë nga i përndjekuri politik, Carlo Bollino

Postuar në 08 Janar, 2016 17:23

Vicky Pattison vishet se "ashtu ka rënë muhabeti"

Postuar në 08 Janar, 2016 17:18

K-Hloe Kardashian, ka garë me motrën

Postuar në 08 Janar, 2016 16:58

Një reklamë e goditur

Postuar në 08 Janar, 2016 15:47

Aktori që luan gorillën quhet Garon Michael dhe kishte premtuar se "nuk do ta tregonte të vërtetën". (http://www.theguardian.com/media-network/2016/jan/07/how-we-made-cadbury...).

Kolë Jakova, dramaturgu ynë "klasik"

Postuar në 08 Janar, 2016 15:37

Fillimtarët janë përherë të përkëdhelurit e kohës. Por kur fillimtari bëhet udhë, çel një udhë, vetjakësohet si udhë, ai është trefish i përkëdhelur. Kolë Jakova për të gjithë ne që jemi tubuar sot këtu në këtë sallë është më së pari dramaturgu, drejtori i parë i Teatrit Popullor dhe Filarmonisë (1945-1946), ndërsa për shënimet enciklopedike është edhe shkrimtari me “Fshati midis ujërave”, poeti me “Heronjtë e Vigut” dhe “Garda krutane”, sikurse edhe atdhetari.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS