Putin: Problem i Turqisë nëse u lëpihet amerikanëve
Rrëzimin e avionit rus nga Turqia presidenti Putin e sheh si një histori servilizmi mes Ankarasë dhe Uashingtonit. Në intervistën e fundvitit me gazetarët, Putin tha nëse turqit vendosën t’u lëpihen amerikanëve ky është problemi i tyre.
Kodheli: Kemi filluar punën për tërheqjen e medaljeve të xhelatëve
Ish-kryeministri Berisha propozoi në parlament miratimin e një projektrezolute për tërheqjen e dekorimeve të ish-funksionarëve të regjimit, nisur nga medalja e dhënë për Shyqyri Çokun, torturuesin e At Zef Pëllumbit.
Korrupsioni dhe ndikimi politik, shkaqet kryesore që nxisin informalitetin në Shqipëri
Korrupsioni dhe ndikimi politik janë shkaqet kryesore që nxisin informalitetin në Shqipëri.Ky është një ndër përfundimet e anketës së zhvilluar nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve te 100 biznese, ku u evidentuan problematikat dhe sfidat kryesore për një reformë të qëndrueshme dhe të suksesshme ndaj informalitetit. Më tej arsyet e tjera të perceptuara nga sipërmarrja private lidhen me taksat e larta, qendrueshmëria e ligjeve, konkurrenca e pandershme etj.
Nishani kundër emërimit të këshilltares së Bushatit për ambasadore në OSBE
Presidenti Nishani, nuk do ta dekretojë Ravesa Lleshin, kandidaten e propozuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si ambasadore në OSBE. Këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Ravesa Lleshi, është propozuar fillimisht nga Bushati në muajin shkurt të 2015-s, për të zëvendësuar ambasadorin e asaj kohe në detyrë, Spiro Koçin.
Kontroll financimeve të radiove fetare në Shqipëri
Trasmetuesit radio apo televiziv me karakter fetare do i nënshtrohen verifikimeve nga policia, shërbimi sekret dhe zyra kundër pastrimit të parave para se të licensohen nga autoriteti. Ndryshe nga sa veprohet në një licensë normale, radio apo televizionet me përmbajtje fetare apo komunitare do duhet të paraqesin para Autoriteti i Mediave Audiovizive të dhëna të detajuara për financimin e tyre.
Videolajm/Qëllohet me grusht Kryeministri i Spanjës
Vizat do të liberalizohen një ditë, por nuk do t’i zgjidhin problemet e kosovarëve
Isha duke udhëtuar në orët e vona të mbrëmjes nga Aeroporti i Prishtinës në drejtim të Pejës, ndërsa në radio dëgjoja një emision ku lajmëroheshin dëgjuesit, komentonin disa këngë, kërkonin t’u plotësohej ndonjë dëshirë muzikore, dhe përmes bisedave të lehta jepnin përgjigjet e tyre në pyetjen “për çka mendojnë më së shumti shqiptarët”.
Sinjale pozitive për krizën greko - maqedone të emrit. Gruevski: “Jemi gati të dialogojmë, pastaj pyesim njerëzit në referendum”
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, është shprehur në një intervistë për britaniken “The Guardian” se ai dhe qeveria që drejton janë të gatshëm që të rihapin negociatat me Greqinë për çështjen e emrit. “Ne do të dëshironim që sa më shpejt të jetë e mundur të hyjmë në dialog me Greqinë për të gjetur një zgjidhje dhe nëse ne e gjejmë një të tillë do të duhet të shkojmë në referendum ku të pyeten qytetarët”, thotë Gruevski. Deklarata vjen në një moment delikat për rajonin e Ballkanit dhe ndërkohë që ministri i Jashtëm Nikola Poposki do të vizitojë Athinën.
Çfarë është zbuluar në CERN? Një grimcë e ngjashme me Higgs, apo transportuesi gravitacional?
Dy ekipe fizikanësh në Large Hadron Collider në Qendrën Europiane për Kërkime Bërthamore kanë deklaruar të martën se kanë gjurmuar një tjetër grimcë themelore në natyrë. Zbulimi mbetet ende në kuadër të deklarimeve të tyre, por grimca mendohet të jetë një version i grimcës Higgs, por me masë më të madhe. Ky është njëri version, kurse versioni tjetër është se ekipet e fizikanëve mund të kenë gjurmuar të ashtuquajturin transportues të gravitetit, zbulimi i të cilit mund të sjellë implikime për ekzistencën e dimensioneve të tjera të hapësirë-kohës.
Një treg i kontrolluar: sinjalistika, sigurimet dhe rasti i tenderit të dekoderave
Sot u bë i njohur lajmi se Autoriteti i Konkurencës ka nisur një hetim për disa tendera të zhvilluara për sinjalistikën rrugore. Shifra e akorduar është gati 10 milionë dollarë dhe sipas dyshimeve të Autoritetit, nga praktika e konstatuar rezulton se ka të dhëna për koordinim mes kompanive. “Tenderat janë zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, në datat 7 dhe 9 shtator të këtij viti, me objekt “përmirësimin dhe rifreskimin e sinjalistikës në akset kombëtare”.