Gjermania i jep dorën Assadit
Ajo që shtetarët perëndimorë thanë para dy vitesh për presidentin sirian Bashar Al Assad është hedhur pas krahëve. Assad tani është e keqja më e vogël në një vend dhe një rajon ku po luhen interesa të mëdha dhe ku siguria ndërkombëtare po vihet në provë. Gazeta gjermane “Bild” citon burime të vetat sipas të cilave shërbimi sekret gjerman, BND, ka ndërmend të vendosë një mision të vetin në Damask, më synim luftën ndaj Shtetit Islamik. I njëjti burim shton se politika gjermane po lëviz në këtë drejtim, madje duke parashikuar edhe një rihapje të ambasadës në Siri në fillim të vitit 2016.
Rusia nis ndërtimin e një ure lidhëse me Krimenë
E quajnë politikë europiane. Liberalizohen vizat për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Për Kosovën jo
Politika e Bashkimit Europian ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave i afrohet kufijve të absurdit. Komisioni Europian njeh zhvillimet poziive, adopton raport pozitiv për shtetin në fjalë, por për vizat thotë se do të presë që Kosova “të plotësojë edhe 8 kriteret e fundit”. Ndërkohë Komisioni ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Ukraninë dhe Gjeorgjinë, që janë larg plotësimit të kritereve dhe përfshihen në axhendën politike të BE-së vetëm për shkak të tensioneve me Rusinë. “Sapo Kosova të plotësojë 8 kriteret e fundit, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e saj.
Becchetti i drejtohet Arbitrazhit. Kërkon 400 milionë euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar
Shqipëria do të paraqitet edhe njëherë tjetër në Arbitrazh. Kësaj radhe si pasojë e padisë së Francesco Becchettit, ish-pronar i “Agon Channel”. “ABCNEWS” raporton se avokatët e italianit “kanë paditur Shqipërinë në tre procese të ndryshme në Arbitrazh me seli në Vjenë dhe Paris, duke kërkuar nga shteti shqiptar të paguajë në formën e dëmshpërblimit shumën prej 400 mln eurove”. Janë tre procese: i pari ka të bëjë me prishjen e marrëveshjes me qeverinë shqiptare në vitin 2003 që ka të bëjë me importin e plehrave nga Italia në Shqipëri.
Polemikë/Bojkotimi i takimit letrar "Esad Mekuli" nga mediat në Kosovë
O poet, na fal! O gazetar, na fal! Na fal o burrë i dheut!
Njëri e nis, tjetri e bitis
Ndoqa punimet e parlamentit më 17 dhjetor, në ditën e protestës së dytë të PD-së. Pika kryesore e rendit të ditës ishte ligji për dekriminalizimin e parlamentit, sipas të cilit persona me të shkuar kriminale nuk do të hynë më në parlament. Ligji u miratua njëzëri. U tha se ishte me 4 nene, por vetëm kaq. Hollësira të tjera, të paktën, unë, nuk di. Në qoftë se ligji nuk fillon me përkufizimin e qartë dhe të drejtë të kriminelit, domethënë cili do të quhet kriminel, ai ligj nuk thotë asgjë dhe, ndoshta, edhe prandaj u miratua pa asnjë kundërshtim.
Dekriminalizohet Parlamenti , kriminalizohet Partia Socialiste. PD: “Persona me precedentë kriminalë kanë në dorë disa degë të PS-në”
Në momentin që është miratuar ligji për dekriminalizimin dhe pritet pastrimi në disa mandate, kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaron se kryetari i PS-së, kryeministri Edi Rama, po e transferon problemin drejt degëve të partisë së tij. “Persona të dënuar me preçedentë të tmerrshëm kriminalë, diktojnë ose kanë marrë në dorë Partinë Socialiste në Lezhë, Shkodër, Malësi të Madhe, Krujë, Fushë- Krujë, Kurbin, Has, Fushë Arrëz, Pukë e Mirditë, Kavajë, Lushnjë, Divjakë, Tepelenë e Këlcyrë dhe me gjasë Edi Rama ka ndërmend ta shtrijë në të gjithë vendin.
Reagon Shyqyri Çoku: "Nuk kam torturuar dhe nuk kam qenë fare pjesë e Sigurimit"
87-vjeçari Shyqyri Çoku, emri i të cilit është përmendur dendur lidhur me dekorimin për 70-vjetorin e Çlirimit ka folur sot për gazetën "Shekulli". Ai deklaron se nuk ka qenë pjesë e Sigurimit, se nuk e ka torturuar At Zef Pllumin dhe se nuk e njeh Sami Repishtin. Ndërkohë, edhe kryeministri, në fjalën e tij në Kuvend, e ka cilësuar Çokun si torturues të të dyve.