Rishfaqet Bojaxhi me një thirrje për veprim
Gjergj Bojaxhi është rishfaqur sërish me një thirrje për veprim politik. Kësaj radhe për të fituar sicc thotë ai. “Shqipëria prej vitesh ka hyrë në një periudhë të zymtë rrënimi. Politikanë të paskrupullt po fyejnë e po poshtërojnë dinjitetin tone dita-ditës.
Juristët Ristani e Basha, kodra pas bregut për referendumin
Sot në debatin për reformën në drejtësi, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i është përgjigjur qëndrimit të deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, për idenë e referendumit për reformën në drejtësi. Sipas tij, kjo gjë është e pamundur, pasi në referendum duhet të marrin pjesë jo më pak se 2 milionë e ca votues. “Ju e dini se në zgjedhjet tona marrin pjesë vetem 1 milion e gjysmë zgjedhës dhe këto idetë e referendumit janë maskime dhe ballo me maska,” tha Ristani.
Kërkuesit në universitetin e Leuven: Testi i ADN-së për fëmijët që pritet të lindin, i pasaktë
Kërkuesit në universitetin e Leuvenit kanë bërë thirrje për mosaplikimin e testit të ADN-së për gratë shtatzanë, që presupozohet se zbulon nëse fëmija do të ketë ose jo ndonjë çrregullim. Sipas profesorit Hilde van Esch, kompanitë që sugjerojnë këtë test, “Gendia” dhe “Antwerp”, po ushtrojnë shantazh emocional për të shitur produktet e tyre. Testi realizohet me kampione gjaku nga të dy prindërit dhe sugjerojnë nëse fëmija mund të ketë çrregullime, si p.sh do të lindë i shurdhër, i verbër, apo me çrregullime mendore.
Destabilizimi i koalicionit qeverisës dhe rikthimi i deputetëve që “blihen”
Sot ra në sy një deklaratë nga Facebook e kreut të opozitës Lulzim Basha, toni i saj dhe akuza drejtuar ndaj kryeministrit Edi Rama, si një njeri i pazareve. “Tregtari i paskrupullt i politikës, spekulanti më i madh i pazareve më të pista në vend, ai që ka bërë pakt me krimin, themeluesi i aleancës së qelbësirave, ai që i zvarritej Nanos dhe i përkulej Metës kur ia lypte nevoja dhe sa kalonte lumin ngrinte kurthe për ta, politikani që ska mbajtur një fjalë apo një premtim që ditën e parë e deri më sot”, shkruan Basha.
Ministria e Mbrojtjes përballon e vetme emergjencat e përmbytjeve
Ministria e Mbrojtjes po përballon thuajse e vetme riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, duke mbuluar edhe frontin e lënë bosh nga Drejtoria e Emergjencave Civile që sipas banorëve është shfaqur fare pak në zonat e përmbytura. Ministrja Kodheli inaguroi ndërtimin e urës së fshatit Gjorgoz pas shëmbjes së kësaj të fundit nga vërshimi i lumit Gjanica tetorin e kaluar.
“Bukuria mund të na mësojë të jemi më tolerantë”
“Qëllimi im është të tregoj se bukuria qëndron në ndryshimet tona, jo te trendi, paraja apo rraca”. Kështu shprehet fotografja rumune Mihaela Noroc, e cila udhëtoi nëpër botë duke realizuar fotografi të shumë femrave. “Unë mendoj se njerëzit duhet të jenë më të vetëdijshëm për kulturat e tjera dhe se bukuria mund të na mësojë që të jemi më tolerantë”, thotë ajo. Më poshtë disa prej fotove të saj:
Nuk përjashtohet konçesioni për “Albpetrolin” . “INSIG” me vlerë fillestare tenderimi, 15 milionë euro
Qeveria shqiptare ka ndërmend të nxjerrë në treg për privatizim gjatë vitit 2016 më shumë se 1700 objekte. Drejtori i Privatizimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Zamir Stefani, sqaron se “këto janë objekte të mbetura nga ish ndërmarrje, asete të ndryshme të këtyre ndërmarrjeve apo shoqërive publike, si reparte ushtarake, objekte ushtarake apo të Ministrisë së Brendshme, Bujqësisë, Arsimit etj, që kanë dalë jashtë funksionit të tyre”.
Abuzimi i OSHEE-së, faturon familjen si të ishte uzinë
Lajmet për abuzime nga punonjës të OSHEE-së në faturimin e energjisë elektrike, po nxjerrin në sipërfaqe një problem serioz në administrimin e këtij shërbimi. Sot “Top-Channel” sillte në vëmendje rastin e një qytetari në Bradashesh të Elbasanit, i cili ishte faturuar me rreth 20 mijë kw. Ndonëse OSHEE-ja ishte vënë në dijeni për situatën dhe faturisti u largua nga puna, çështja e qytetarit ka mbetur pa zgjidhje. Problemi nuk është sporadik, por ka përhapje të madhe.
Manastiri i Mesopotamit
Studentë ekselence/Para diplomës marrin një teser partie
“Nje grup i madh studentesh te ekselences moren karten e anetaresise ne PS sot ne pervjetorin e Fressh:-) Flm e mirenjohje per inkurajimin”.
Ky është statusi në profilin e vet në “Facebook” i kryeministrit Edi Rama. Lajmi na thotë se ata që vlerësohen si studentët më të mirë, që nga sot janë bërë me një teser partie në xhep. Kanë marrë teserën e partisë që është në pushtet, të një partie që bashkë me të tjerat është gjeneratori i kalbëzimit që ka prekur shoqërinë.
