Kurdet, izraelitet dhe tani edhe sirianet në luftë
Lufta e sotme nuk u përket më vetëm meshkujve. Siria ofron një shembull sesi femrat i janë bashkuar meshkujve, njësoj si femrat peshmarga, izraelitet etj..Një përvojë për të cilën dikur përgatitej edhe Shqipëria.
"Për disa po vjen burgu. Ndoshta duhet të kenë frikë"
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka përsëritur gjatë një pritjeje të organizuar nga Komisioni për Reformën në Drejtësi, se kjo e fundit do të miratohet në pranverë dhe se shumëkush duhet të ndihet i trembur. “Kam besim se në pranverë do të festojmë miratimin e reformës në gjyqësor. Këta njerëz kanë frikë se do humbin vendin e punës dhe të ardhurat e pista. Këta njerëz kanë frikë se do humbasin paratë e pista dhe do të përfundojnë në burg. Ndoshta këta njerëz duhet të kenë frikë. Duhet të gjendet një mënyrë që atyre t’u prishen pushimet’, tha Lu.
"Gay Provokacija” në Greqi: Vishen si priftërinj dhe puthen para selisë së Kishës
Kisha Ortodokse greke ka kundërshtuar një projektligj që po kalon së fundmi në Parlamentin grek e që sanksionon partneritetin civil mes partnerëve të të njëjtit seks. Ky debat po zgjat prej javësh në Greqi dhe ka sjellë reagimin e “grupeve të interesit”. Kështu mediat raportojnë se një grup të rinjsh gay janë mbledhur para selisë qendrore të Kishës dhe janë puthur. Mesazhi i tyre: “Dashuria nuk është mëkat”.
Dhjetor, 1990-2015
Sapo na u qetësuan veshët nga zhurma e mitomanëve të nëntorit, kur ja behu zhurma e mitomanëve të dhjetorit.
Qindra njerëz flasin e shkruajnë për ngjarjen që, në mbyllje të vitit 1990, ndau dy epokat: atë të monizmit dhe atë të pluralizmit, gati secili duke shtrembëruar çdo gjë, pa asnjë respekt për të vërtetën, pa asnjë respekt për historinë.
Qeveria premton ulje të TVSH-së për turizimin
Qeveria shqiptare premton uljen e TVSh-së për turizmin brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Në një takim të zhvilluar mes ministrit të Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesve të operatorëve turistikë, është premtuar se TVSh-ja do të shkojë 5-10% nga 20% që është aktualisht. Po kështu Ahmetaj ka kërkuar ndjesë për faktin se qeveria nuk e realizoi uljen në planifikimin e Paketës Fiskale 2016, ndonëse sektori turistik përballet me një konkurencë të madhe në rajon.
PD: Iliri mbetet kampion i tenderave
Ministri i Shëndetësisë mund të rezultojë në fund të këtij mandati qeverisës shqiptari më i fashmë me emrin Ilir. Kjo pasi nuk ka muaj që emri i Ilir Beqjas të mos lakohet për tendera dhe prokurime, që variojanë nga qindra milionë euro në disa miliona euro. Nëse në Ministrinë që drejton tenderat edhe mund të jenë urdhër i kryeministrit apo presion i ndonjë funskionari të moçëm të Partisë Socialiste, ndaj të cilit Beqja nuk ka çfarë të bëjë, në tenderat e It-së, ai operon direkt.
Space X kryen ulje të suksesshme. Elon Musk shpreson tek ëndrra e një qyteti në Mars
Sintonizimi Rama-Rama
Ndërkohë që e djathta parlamentare, më saktë Partia Demokratike, ka paralajmëruar protesta në muajin janar, madje të forta sipas saj, në Tiranë ka nisur të flitet për një parti të re. Në krye të saj presupozohet se do të jetë Shenasi Rama, që drejton prej vitesh një polemikë ndaj të gjithë sistemit politik të Tiranës. Fokusi i Shenasi Ramës së fundmi ka qenë përforcimi i tezës se PD-ja uzurpoi Lëvizjen e Dhjetorit ’90, akaparoi me ndihmën e Sigurimit të Shtetit drejtimin dhe mandej vijoi lojën e Katovicës.
Nokshiqi, Normandia (e harruar) e shqiptarëve
Dështon dhënia me konçesion e Rrugës së Kombit, ofertat e kompanive dy herë më të larta
Qeveria dështoi në dhënien me konncesion të Rrugës së Kombit. Komisioni mbi sugjerimin e Koorporates Financiare Ndërkombetare, IFC, konkludoi që ofertat e paraqituar në garë binin ndesh me interesin publik, duke qënë dy herë më të larta se pritshmeria e palës shqiptare. Në tender u paraqitën dy kompani, ajo kineze “China Communication and Construction Company” dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit “Vendeka Bilgi”. Në garë ishin dhe grekët e Aktor por u tërhoqën në momentin e fundit.