Gjykata Kushtetuese ndal marrëzinë e “burgut për kuponat tatimorë”

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 15:22

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e vet për kërkesën e Shoqatë për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut për shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr. 99/2015 ““Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Fotot fituese - Bota jonë gjithë jetë

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 15:05

Arkeologët kërkuan përgjigje në Facebook për këtë objekt dhe gjetën zgjidhjen

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 14:51

Një objekt  i gjetur në Jeruzalem ka befasuar arkeologët të cilët ndonëse u morën me të gjashtë muaj nuk arritën dot të jepnin një shpjegim se çfarë ishte. U identifika se objekti ishte 24 karat flori dhe ishte metal i gjithi, por jo funksioni i tij. Meqenëse ekipi i Institutit të Antikitetit në Izrael nuk ja doli të gjente se për çfarë shërbente, u mendua një zgjidhje origjinale: objekti u postua në Facebook dhe u kërkuan sugjerime.

Reagimi i Vito Kapos për heqjen e dekoratave që u dhanë në fshehtësi

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 13:09

Vito Kapos, Medalja e Mirënjohjes i ishte dërguar me postë. Asokohe ajo falenderoi hapur ekzekutivin e në veçanti ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për vlerësimin. “Më në fund dikush u kujtua edhe për ne. Padyshim ndihem shumë e gëzuar dhe gjej rastin nëpërmjet kësaj mundësie që më jepni ju që të falenderoj qeverinë dhe në veçanti ministren e Mbrojtjes”, – shprehej Vito Kapo, ish-ministre e Industrisë së Lehtë në kohën e Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë.

Lubonja: Miopë ata që mendojnë se nga Edi Rama dhe Sali Berisha do na shpëtojnë ndërkombëtarët

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 12:18

Mbështetja që ndërkombëtarët po tregojnë ndaj nismavetë qeverisë për dekomunistizimin dhe reformën në drejtësi sipas Fatos Lubonjës nuk janë garanci se shoqëria do të shpëtojë nga mentatliteti komunist i politikanëve të saj. Në një shkrim për gazetën Panorama Lubonja thotë se si Sali Berisha si Edi Rama e përdorin dekomunistizimin si kartë përpara ndërkombëtarëve, ndërkohë që kanë të njëjtat probleme në mënyrën e qeverisjes.

"Sikur ministrja e Kulturës të mos ishte mendjehapur, libri "Vrima" nuk do merrte çmim"

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 10:50

Poetja që u vlerësua me çmimin Lumo Skëndo, Rita Petro ka komentuar reagimet e shumta që ngjalli dhënia e çmimit për librin e saj "Vrima". Duke i quajtur mllefe komentet në rrjetet sociale apo rrethet mediatike ajo e quan çmimin produkt të politikës mendjehapur që po ndjek Ministria e Kulturës dhe personalisht ministrja Kumbaro që vjen nga rrethet letrare.

Greqia voton ligjin për bashkëjetesën e çifteve të të njëjtit seks

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 10:17

Parlamenti grek ka miratuar ligjin që rregullon bashkëjetesën e çifteve të të njëjtit seks. Pas një seance parlamentare me debate mjaft të ashpra, ligji ka marrë si rallë herë, një shumicë të konsiderueshme votash: 194 deputetë votuan pro dhe 55 kundër.
Në votat “pro” kishte dhe shumë nga opozita, ndërkohë që kundër projektligjit votoi Agimi i Artë dhe Partia Komuniste.

Barka: Dokumentarët për Epirin shqetësojnë ata që nuk i njohin realitetet e bashkëjetesës shqiptaro-greke

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 10:09

Shefi i departamentit të Letërsisë e Gjuhës Greke në Gjirokastër, Panajot Barka, ka reaguar pas lamjmit në Top Channel se dokumentarët e prodhuar nga ky departament janë me përmbajtje nacionaliste dhe anti shqiptare.
Barka deklaron se nuk e ka përdorur termin Epir i Veriut me qëllime të tjera, veç atij si nocion gjeografik. I pyetur nga gazeta Panorama Barka komentoi se “Nëse është përdorur termin Epir i Veriut apo i Jugut, qëllimi ka qenë vetëm nocion gjeografik. Sipas tij dihet botërisht ndarja që iu bë Epirit”.

Diversionet e Ramës me Vrimë nuk ecin...

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 02:03

Lu foli për pranverë, por gazeta "Dita" e nis reformën e vet të Drejtësisë

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 01:58

Pages

Subscribe to ResPublica RSS