Përralla e Rilindjes po funksionon
Nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael vjen edhe njoftimi për takimin e tij me ish-presidentin e këtij vendi, të mirënjohurin Shimon Peres. Dhe Peres siç raportohet paska thënë: “E di që Shqipëria sot është një vend tërësisht i ndryshëm, shumë i ndryshëm falë jush, në fillim si Kryebashkiaku më i dashur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe tani si Kryeministri më i dashur që ka Shqipëria. Shqipëria është një vend i vogël ashtu sikurse ne.
Autogoli i ekspertëve “shumë të aftë” të draftit të reformës së sistemit të Drejtësisë
Kryetari i Komisionit Ad Hoc për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, mbajti një fjalim përlavdërues për draftin e përgatitur nga ekspertët në Shqipëri, duke vlerësuar lart edhe rolin e ambasadorit amerikan Donald Lu. Fjalimi i Xhafës ka rëndësi vetëm sepse përcjell mendimin e PS-së për këtë proces të rëndësishëm që ka hyrë në një fazë delikate. Ai po ashtu kërkon të sanksionojë si të saktë dhe të plotë draftin, i cili në sitën e Komisionit të Venecias, u “qeth” mirë nga të katër anët.
Padrejtësia në kulm: Rita Petro shkruan për Vrimën, merr çmim. Pal Trashaj shkruan "tamam", shihet me përçmim
Femrat - të brishta" dhe kurioze. Ndonëse fantazia e tyre është përsëritëse
Vicky - pak arrogante, e egër. Ashtu siç duhet
Makina e parë supersportive arabe
Prodhuar nga W Motors, Lykan do të jetë me numër te kufizuar. Vendi: Dubai
Bruto nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
"Opinion.al" zbardh një komunikim mes Pal Trashaj, Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorit të një banke të Nivelit të dytë. Trashaj është gjobitur nga Gjykata e Tiranës me 60 mijë lekë, pasi u padit nga banka për mosshlyerjen e një kredie prej 1 milionë lekësh. Dhe njeriu që mban detyrën e drejtimit të një Forumi për Trashëgiminë Kulturore kërcënon me këtë gjuhë: “Pergjigju o pleh, kam fshij bythen me deputet e ministra kur kane ra ne qafe, si ju baj ka nje c,do mies, brek pa lam”.
Gjykata Kushtetuese ndal marrëzinë e “burgut për kuponat tatimorë”
Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e vet për kërkesën e Shoqatë për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut për shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr. 99/2015 ““Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.
Fotot fituese - Bota jonë gjithë jetë
Arkeologët kërkuan përgjigje në Facebook për këtë objekt dhe gjetën zgjidhjen
Një objekt i gjetur në Jeruzalem ka befasuar arkeologët të cilët ndonëse u morën me të gjashtë muaj nuk arritën dot të jepnin një shpjegim se çfarë ishte. U identifika se objekti ishte 24 karat flori dhe ishte metal i gjithi, por jo funksioni i tij. Meqenëse ekipi i Institutit të Antikitetit në Izrael nuk ja doli të gjente se për çfarë shërbente, u mendua një zgjidhje origjinale: objekti u postua në Facebook dhe u kërkuan sugjerime.