Miliona vende pune të kërcënuara nga industria 4.0?
"Ne ndodhemi në fillim të një revolucioni, si pasojë e të cilit, mënyra si jetojmë, punojmë dhe veprojmë me njëri-tjetrin do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore", tha organizatori i Forumit të Davosit Klaus Schwab. Fjala është për Industrinë 4.0 - pra për prodhimin e drejtuar nga kompjuterat, të automatizuar plotësisht dhe të lidhur në rrjet, dhe me përhapjen gjithnjë e më të madhe të teknologjisë edhe në sektorin e shërbimeve - për shembull përmes robotëve.
Shënim: Ku kanë shkuar paratë e check-up-it?
Më 22 janar, në një deklaratë të PD-së, bërë nga Albana Vokshi, u tha sa më poshtë vijon për programin check-up të Ministrisë së Shëndetsisë: “Sipas kësaj shume, 5 miliardë e 554 milionë, i bie që qenkan kontrolluar 318 mijë persona, duke e ditur se kostoja për një person është 17 mijë lekë .Por sipas të dhënave zyrtare nga institucioneve shëndetësore shtetërore, numri i të kontrolluarve është 220 mijë persona. Dhe më e rënda është se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ka ushtruar deri tani asnjë kontroll, por ka marrë të mirëqëna shifrat e Nushit.
Protesta në Partinë Socialiste dhe versioni i Berishës për rebelimin e Metës
News 24 raportoi sot për një protestë të një grupi socialistësh që kërkon largimin e Edi Ramës, pasi sipas tyre Rama e ka kthyer partinë në çiflig të tij dhe që prej 3 vitesh nuk bëhen zgjedhje. Sipas informacioneve të përcjella përmes këtij televizioni, protestuesit mësohet se kanë qenë nga disa degë të Shqipërisë, ndërsa disa prej tyre janë pjesë e lëvizjes “Çohuni Socialistë” të cilët kishin me vete dhe teserën e partisë. Pas këtij lajmi ka reaguar ish-kryeministri Berisha që hedhur më shumë dritë mbi këtë lëvizje që sipas tij buron nga kryesia e kuvendit.
Kontestohet projektligji "Tahiri" për kamerat survejuese në pallate e biznese
Projektligji i propozuar nga qeveria për vendosjen e kamerave në ambjente publike si sheshet e pallatave apo detyrimin me ligj të bizneseve për paisjen me kamera ka ndeshur në kontestimin e parë nga radhët e opozitës. Deputeti Asllan Dogjani deklaroi në Komisionin e Sigurisë së kjo nismë ndërmerret për përfitime personale dhe nuk jep garanci për rritjem e sigurisë publike, pasi sipas tij disa ngjarje të bujshme të filmuara nga kamerat e sigurisë nuk janë zbardhur, duke përmendur vrasjen e Artan Santos dhe rrëmbimin e Enver Stafukës.
Evazioni me pagat e sektorit privat, vjen "furtuna" e radhës për bizneset
Pas aksionit kundër informalitetit që u shoqërua me një klimë represioni ndaj biznesit dhe që nuk dha efektet e pritshme qeveria ndërmerrer një tjetër nismë për të luftuar evazionin në ekonomi dhe shmangien e subjekteve nga detyrimimet fiskale. Verifikimin e pagave për të punësuarit në sektorin privat. Monitor thotë se deklarimi i pagave më i ulët se realja në sektorin privat është një nga burimet më të mëdha të evazionit në vend.
MSH: Check-up, 64 milionë vs. 189 milionë
Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Shëndetsisë njofton se programi i kontrollit bazë falas 40-65 vjeç (i njohur si check-up) pritet t’i kushtojë taksapaguesve 64 milionë dollarë në 10 vjet dhe jo 120 milionë euro, siç është pretenduar nga opozita. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetsisë vlerëson se përfitimet totale nga programi pritet të jenë 189 milionë dollarë. Pra, kursimi neto pritet të jetë 125 milionë dollarë në 10 vjet.
Ilir Meta zgjohet me kritika për qeverinë
Darka e fundit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës duket se nuk i ka zgjidhur problemet e mosbesimit mes tyre dhe palët vijojnë lojën politike për të imponuar qëndrimet e veta kryesisht për reformën në drejtësi. Deklaratat e Luan Ramës duket se nuk kanë qenë rastësore, por një linjë presioni e LSI-ë ndaj kryeministrit Rama, i cili është shprehur i vendosur për të mos e tradhëtuar reformën në drejtësi dhe kësisoj edhe të ardhmen e vendit. Por kjo varet edhe nga humori i Ilir Metës, kryesisht pas zgjimeve jo dhe aq të qeta.
INSIG në shitje
Ditën e hënë, qeveria do të shpallë në Agjencinë e Prokurimeve Publike, tenderin për privatizimin e kompanisë së vetme shtetërore në tregun e sigurimeve INSIG. Vlera me të cilën shteti po e shet INSIG-un është 15 milion euro, por kjo nuk do të jetë definitive.
Në një Intervistë për Vizion Plus, zv/Ministri i Ekonomisë Ervin Mete, thotë se pavarësisht vlerës, rëndësi do të ketë plani i investimeve dhe eksperienca e kompanisë në këtë treg. Por përse vlera e kompanisë është në rënie? Që nga viti 2008, kur ajo u nxor në shitje, vlerësimi shkonte ne 40 milion euro.
Vështirësia e bashkimit të tatimeve me doganat
Qeveria po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve me Doganat në një institucion të vetëm.Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, duke studiuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë.
Por ky proces nuk duket të jetë i lehtë, edhe pse qeveria e ka premtuar në programin e saj. Kjo për shkak të nivelit të lartë të informalitetit në Shqipëri, por edhe problemeve me realizimin e të ardhurave.
