Gjinjtë e Ritës vrasin!

Postuar në 29 Janar, 2016 22:31
Ka vendosur Rita Ora për t'u zhveshur! 
Shfaqja e Rita Orës në kopertinën e gazetës "LUI", tregon se, kjo gocë është e fortë. Rita, që herët, u dëshmua se ka mundësi për të kontribuar, më shumë se sa me gjinj. Megjithatë, kjo zgjodhi për t'u zhveshur për magazinën “Lui”. E mbroj të drejtën e saj për këtë veprim: Të lumtë!
 

Sinjalizohet rikthimi i lejeve të ndërtimit. Ndërtuesit nuk do të shesin pa regjistrim në hipotekë

Postuar në 29 Janar, 2016 22:25

Qeveria pritet të liberalizojë sërish lejet e ndërtimit, të bllokuara efektivisht prej disa muajsh. “Top-Channel” njofton se ligji për sigurimin e pasurive të paluajtshme do të ndryshojë. “Qeveria do të ndryshojë ligjin ekzistues të sigurimit të pasurive të paluajtshme, për të mbyllur një nga hapësirat më të mëdha të abuzimeve gjatë viteve të fundit në këtë treg, atë të shitjes së apartamenteve nga dy apo më shumë herë.  Drafti i ri adreson edhe një tjetër ngërç, i cili ka lidhje me ndërtesat karabina, që bankat sekuestrojnë nga ndërtuesit që nuk kanë paguar kreditë.

Piramida më misterioze në sistemin diellor

Postuar në 29 Janar, 2016 22:09

Ndalohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera. Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me donacionet e romëve

Postuar në 29 Janar, 2016 21:15

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është ndaluar  në Gjirokastër ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Hetimet nisën në Prill të vitit të kaluar pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale. Ksera akuzohet për veprat “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë dhe pjesmarrjes në tendera dhe ankande publike. Ksera mësohet se akuzohet edhe për abuzime me donacionet e romëve.

Kongresi i PS-së, përjashtohet mundësia e kandidimit për kryetar të Ben Blushit

Postuar në 29 Janar, 2016 20:30

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se në kogresin e 19 marsit, Ben Blushi nuk do të mundet të kandidojë. “Ky është një debat i sajuar, i inicuar nga njeriu i gabuar në momentin e gabuar. Ndoshta do të kishte vlerë nëse do të bëhej në kushtet kur PS do kishte humbur zgjedhjet.

Reagon biznesmeni Gazment Demi: “Mora vesh nga PD-ja se jam duke blerë INSIG-un. Është një barcaletë dixhitale”

Postuar në 29 Janar, 2016 18:04

Prej dy ditësh, Partia Demokratike, po deklaron se biznesmeni Gaz Demi, president i Klubit te Futbollit “Partizani”, qëndron pas disa projekteve të mëdha, duke aluduar se kjo kushtëzohet nga lidhjet e ngushta të tij me familjarë të kryeministrit. Z. Demi sqaron në këtë intervistë të shkurtër për ResPublica qëndrimin e tij për këto akuza.

ResPublica: Z. Demi, keni dy ditë që PD-ja dhe ish-kryeministri Berisha ju kanë nxjerrë në “lajme”...

Muri i Jarit dhe Muri i Edi Ramës

Postuar në 29 Janar, 2016 16:31

Jari ka 6 muaj që ka kërkuar leje për të ndërtuar një mur rrethues në oborrin e shtëpisë së vet, të cilën e ka ndërtuar 15 vjet më parë me leje e hipotekë në truallin e katragjyshërve të tij. (Nuk bëhet fjalë këtu për Presidentin e Republikës, por për një Jar të thjeshtë tiranas).  Sa herë e përsërit kërkesën për lejen, Jarit i vjen një përgjigje nga bashkia, në të cilën shkruhet pak a shumë kështu:

Kur s'të ngacmojnë mos ngacmo

Postuar në 29 Janar, 2016 15:28

Kjo ndoh në një park në Lindjen e Largët në Rusi. Cjapit nuk i rrihet rehat.

Intervista/Monitorimi inteligjent i transaksioneve nuk ka të bëjë me deklarimin dhe mbledhjen e TVSH-së*

Postuar në 29 Janar, 2016 15:19

Për Ardjana Shehi, avokat në Kalo&Associates, përpara se të shkohet më tej me propozimin e pakërkuar për ndërtimin e një platforme teknologjike të TVSH-së, duhet të bëhet një përditësim i analizës së problemeve me të cilat jeton sot sistemi i mbledhjes dhe administrimit të tatimeve (përfshirë TVSH-në).

"Shteti paralel” i Gylenistëve vihet sërish në lëvizje në Shqipëri

Postuar në 29 Janar, 2016 15:02

“FETÖ/PDY (Shkurtim i Organizatës Terroriste Fethullah / Struktura e ‘Shtetit Paralel’, shën.përkth.) vazhdon të ketë ende një strukturës të fuqishme në Ballkan. Maqedonia, Bullgaria dhe Bosnjë-Hercegovina bëjnë pjesë në vendet, ku kjo strukturë është më aktive. Por nuk ka dyshim që në vend të parë qëndron Shqipëria. FETÖ/PDY në Shqipëri ka shkelur në vitin 1993, duke u angazhuar fillimisht në sektorin e arsimit. Pastaj u orientua edhe në tregti dhe vazhdon të karakterizohet nga një ekspansion i qëndrueshëm sidomos në sektorët e turizmit, energjisë dhe telekomunikacionit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS