"Të varfërit dështojnë sepse e gjithë jeta e tyre është Pritje"
Jack Ma, themelues i “Alibaba” jep një sintezë të arsyes pse dështojnë të Varfërit. Që janë të tillë, sepse Nuk Bëjnë Asgjë. Ndoshta ky përkufizim i Ma thotë shumë edhe për Shqipërinë, me një shoqëri në apati të plotë.
Rritja e çmimit të biletës së urbanit në Tiranë përfundon në Gjykatë
Çështja e biletës së shërbimit urban në Tiranë përfundon në Gjykatë. Këshilltarët demokratë në Bashki kanë depozituar sot padinë përkatëse, shoqëruar me deklaratën se rritja e çmimit është akt abuzib. “Sot në emër të Partisë Demokratike dorëzova në Gjykatë kërkesën për shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Erjon Veliajt për rritjen me rreth 40% të çmimit të biletës së transportit urban qytetas në Tiranë, si një akt abuziv që do të rëndojë më tej xhepat dhe jetën e qytetarëve të Tiranës.
Ndahet nga jeta Kristo Frashëri
Është ndarë jeta më 31 janar 2016 akademiku Kristo Frashëri. Ai lindi në vitin 1920 dhe është me origjinë nga Frashëri i Përmetit. U përfshi në Luftën Nacionalçlirimtare dhe pas saj pati një aktivitet të gjatë akademik në lëmin e historisë. Frashëri iu drejtua disa periudhave, që nga Mesjeta shqiptare e deri te kohët moderne. Ai ka disa monografi, si ajo për Skënderbun, për krijimin e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri, apo edhe për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Frashëri ka qenë prezent edhe përmes polemikave në shtypin shqiptar për çështje të aktualitetit.
Usta dhe Pasha - ta ketë ekzagjeruar Fatmir Toçi?
Bujar Kapexhiu zografis PS-në ashtu si vjen përmes ankesave.
Qeveria paralajmëron emigrantët që nuk regjistrohen
Në Komisionin e Sigurisë, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri prezantoi projektligjin e qeverisë për regjistrimin e të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë. Ai tha se emigrantëve do t’u lihet 6 muaj kohë për t’u regjistruar, në të kundërt do penalizohen. “Sigurisht që ka sanksione, pra ka një periudhë më duket se është më shumë se 6 muaj kur emigranti duhet të regjistrohet pa patur asnjë sanksion, por nëse kalojnë 6 muaj atëherë kjo ka sanksion. Nuk mund të vazhdosh jetën tënde normalisht, palidhur këtë marrëveshje me shtetin shqiptar.
Tjetër Ksera, tjetër Gjiknuri
Në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit e mori fjalën edhe kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili tha se ishte ky institucion që çoi para drejtësisë ish-ministrin Spiro Ksera për korrupsion dhe shpërdorim detyre. “Zbuloni aferat financiare dhe do të na keni aleat”-tha Llalla. Por prej muajsh në Prokurori është edhe një kallzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për ministrin aktual të Energjisë Damian Gjiknuri për shpërdorim detyre në lidhje me marërveshjen e mirëkuptimit të qeverisë me kompaninë çeke Cez.
Poker mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian
U mbyll pa marrëveshje takimi i së dielës në mbrëmje mes kryeministrit britanik David Cameron dhe presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk. Të dy liderët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për sa i përket kërkesave të Londrës ndaj Brukselit, për të shmangur të shumëpërfolurën Brexit, apo daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
“Senatori” në krah të Edit, kundër zgjedhjeve për kryetar të PS
Servet Pëllumbi ka folur për gazetën “Shqip” rreth debateve të fundit që kanë përfshirë Partinë Socialiste për zhvillimin ose jot ë zgjedhjeve për kryetar në kongresin e pritshëm të Marsit. Ai lë të nënkuptohet se Blushi dhe emra të tjerë që mund të kandidojnë janë faktor dëmtues për partinë.
“Nuk besoj të ketë supriza pasi ato në rastin konkret veçse e dëmtojnë Partinë Socialiste dhe mendoj që në PS ka forca që mënjanojnë këta faktorë dëmtues. Unë e shikoj në shtratin e forcimit të mëtejshëm Partinë Socialiste”
Patozi: Jo koalicion me Metën
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e sheh si vetëvrasje politike një koalicion të mundshëm të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Panorama”, deputeti demokrat sheh lëvizjet agresive dhe masive popullore si të vetmen mundësi që vendi t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.
