Banka e Shqipërisë gati të injektojë para në treg për të çliruar kreditë
Në 2016-ën, Banka e Shqipërisë do të injektojë në treg para si formë për të financuar sipërmarrjet private dhe për të ulur interesat e larta të kredive në euro. Ky model u zbatua një vit më parë nga Banka Qendrore Europiane, e cila dha 1.1 trilionë euro.
Sipas Vizion Plus akoma nuk është vendosur se sa para do të hidhen në treg për t’i blerë bonot e bankave, megjithatë të njëjtat burime thonë se përveç këtij mekanizmi do të shihen dhe mënyra të tjera se si bizneset do të jenë të interesuara të marrin paratë.
Marrëdhëniet e mosbesimit shqiptaro-greke
Është e qartë se marrëdhëniet e çdo vendi me fqinjët ndikohen drejtpërdrejt nga interesat e tij jetike, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë. Në rastin e vendit tonë, marrëdhëniet me vendet fqinje garantojnë ose kërcënojnë interesat tona jetike në rajon, duke krijuar premisat ose për një domino zhvillimesh të papëlqyeshme, ose për përcaktimin si një faktor sigurie duke shfrytëzuar përparësitë tona gjeopolitike.
Kryeqytetet europiane në alarm për sulme terroriste gjatë festave
Europa dhe veçanërisht Viena gjendet në situatë alarmi pas informacioneve për sulme të ngjashme me ato të Parisit në periudhën mes Krishtlindjeve dhe Natës së Vitit të Ri.Pas informacioneve për akte terroriste kryeqyteti austriak ëshhtë thuajse në shtetrrethim me forca të shumta policie që patrullojnë si në qendër ashtu dhe në periferi të Vienës.
"Do lëpijë atë që ka thënë për Berishën”. Kushtëzimi opozitar për reformën në Drejtësi trishton ndonjë zë afër qeverisë
Andrea Stefani shkruan sot në gazetën “Dita” për reformën në Drejtësi. Pai përgënzon dhe vlerëson rolin e ambasadorit Donald Lu në shtyrjen e procesit drejt miratimit të draftit, Stefani shprehet shumë dyshues për faktin sesi mund të quhet reformë një akt që ka daokrdësinë dhe kushtëzimin e Sali Berishës. Një argument ky që në politikë injorohet sa kohë aty veprojnë parimet forcës. Thotë Stefani: “Rama dhe “Rilindja” duhet të lëpijnë të gjitha ato që kanë thënë kundër autokratit të korruptuar të tranzicionit shqiptar.
Ballkan/Një telefon Tsiprasit nga Dijsselbloem dhe Varoufakis fluturoi nga detyra
Gazeta greke “To Vima” shkruan se shkarkimi i ish-ministrit të Financave, Yanis Varoufakis, në pranverën e vitit 2015, ishte kërkesë e kreut të EuroGrupit, Jeroen Dijsselbloem. Ka qenë ky i fundit që ka zbardhur këtë fakt gjatë një interviste për një televizion holandez, duke theksuar se “mjaftonte prezenca e Varoufakis për të minuar negociatata mes të dyja palëve”.
Botanika e papërfunduar e Gjergj Qiriazit
Pothuaj gjithë rilindësit tanë kanë bërë libra për shkollën. Hapin e parë secili e hidhte me alfabetin dhe me atë përgatiste abetaren fillestare, domethënë hapte derën e shkollës. Rilindësit synonin zgjimin e popullit, porse zgjimin në gjuhën shqipe, me shkollën shqipe, me vetëdijen shqiptare, që nga N. Veqilharxhi më 1844, te K. Kristoforidhi, i cili njëherësh me përkthimet e para botoi abetaren në variantet për të dy dialektet (1866-1867), te D.
Candice Swanepoel, ekziston edhe kjo specie në Tokë
Amber Rose, një "brumatriçe" me 10 në fuqi 'n' orë pune
Akuzat e PD-së/Fatura e Erjon Veliajt për Tiranën: Parku “Rinia” me konçesion, leje në kodrat e Liqenit dhe 50 milionë dollarë shtesë në taksa
Partia Demokratike akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, se ka ndërmend që të miratojë 9 vendime të rëndësishme në vetëm një mbledhje, e cila është parashikuar të mbahet në datën 30 dhjetor. Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj, ka sqaruar atë që sipas PD-së pritet të ndodhë, duke komentuar se Veliaj po përpqiet të fshehë vjedhjet.
Ambasadori i SHBA në Serbi: “Nuk kërkojmë njohje të Kosovës nga Serbia, por normalizim të marrëdhënieve me anëtarësim të Kosovës në OKB”
Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ka apeluar për normalizim të marrëdhënieve mes këtij vendi dhe Kosovës. Gjatë një konference për shtyp ai u pyet nga “Vecernje Novosti” për nëse njohja e Kosovës është kushti final për anëtarësimin e Serbisë në BE, pyetje së cilës Kirby iu përgjigj: “Në nuk po kërkojmë nga Serbia që të njohë Kosovën, por normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Se çfarë do të thotë ekzaktësisht ky normalizim në fund është BE-ja që e përkufizon, por në vështrimin tonë, kjo përfshin anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha ai.