Një rezolutë plot me probleme për Shqipërinë
Gjatë prezantimit të draft-rezolutës për Shqipërinë në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian eurodeputeti Knut Fleckenstein kërkoi nga Komisioni Europian të monitorojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi. Ai tha se zbatimi i reformave në Shqipëri nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar dhe se reforma në drejtësi që pritet të aprovohet nga qeveria dhe opozita me ndihmën e Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Europës do të monirotohet nga Komisioni Europian.
Kalendari i NASA-s
Përshkallëzohen përplasjet për pronësinë e Top Channel
Përfaqësuesit ligjorë të dy aksionerëve të Top Channel, kanë depozituar një kallëzim në Prokurori, ndaj gjykatëses Teuta Hoxha pas një vendimi të marrë prej saj në seancën e datës 5 shkurt që i jepte të drejtën e administrimit të kanalit për fazën kalimtare, Vjollca Hoxhës me 8% të aksioneve. Ky vendim sipas dy aksionërëve të tjerë konsiderohet i jashtëligjshëm dhe i falsifikuar.
Meksikë, Papën e lënë nervat me turmën që shtyn
Veliaj kallëzohet për ndërtimin në Parkun e Liqenit. PD: Ka ndërmend të ngrejë lokal
Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike kallëzoi spenalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin brenda Parkut të Liqenit të Tiranës. Objekt i kallëzimit është shpërdorimi i detyrës dhe ndërtimi i paligjshëm. Partia Demokratike thotë se ndërtimi po bëhet, në një zonë e cila është kategorikisht e mbrojtur me ligj nga ndërhyrjet, siç është Parku i liqenit të Tiranës. Sipas përfaqësuesve të opozitës te liqeni bëhet për interesa të pastra korruptive dhe klienteliste të kryebashkiakut të Tiranës.
Strategjia e Partisë Demokratike, zbulon Shqipërinë e rrënuar që la para 2 vjetësh
Deputetë të opozitës kanë nisur denoncojnë nga terreni problemet që kanë zona të ndryshme të vendit, duke folur për një Shqipëri të degraduar dhe të rrënuar. Ata e lidhin këtë situatë me keqqeverisjen që u është bërë shqiptarëve në këto 2 vjet, a thua se para dy vitesh lanë një Shqipëri të lulëzuar e të begatuar.
Policia argëton publikun me video dhe njoftime (Video)
Në një përpjkekje për të prezantuar një fytyrë tjetër të policisë, Ministria e Brendshme shpërndan pothuajse çdo ditë video të regjistruara nga kamerat e pilotimit që tregojnë sesi operon policia gjatë kontrolleve në rrugë ose me qytetarët që shkelin rregullat e qarkullimit. Në fakt qëllimi i vendosjes së kamerave të pilotimit në uniformat e policisë, nuk ishte argëtimi i opinionit me video të kësaj natyre, por evidentimi i rasteve kur punonjës të policisë shkelin ligjin apo veprojnë në kundërshtim me rregullat.
