La Stampa: Shqipëria udhëkryq i xhihadistëve
E përditshja italiane “La Stampa” ka publikuar sot artikullin me titull “Propagandë e rekrutim.
Binjakë me “një vit diferencë”
Minutat janë shumë të rëndësishme. Dhe kjo provohet mirë në rastin e dy binjakëve të lindur në San Diego të SHBA-së: një prej fëmijëve lindi në minutën finale para ndërrimit të viteve, kurse i dyti, pak minuta pasi kishte hyrë viti i ri. Në dokumente i ndan një vit, edhe pse erdhën në jetë me pak minuta diferencë.
http://www.nbcsandiego.com/news/local/San-Diego-Kaiser-Permanent-Zion-Ne...
Rabini Yosef Mizrachi “njësoj” si Ahmadinejad: “Gjatë Holokaustit u vranë më pak se 1 milionë hebrej”
Një pjesë e hebrejve duket se e konsiderojnë Holokaustin si një shfaqje të errët të shekullit të 20-të, por që është mistifikuar. Më herët, ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad u bë lajm botëror kur deklaroi se Holokausti ishte ekzagjeruar. Ai madje u akuzua direkt nga Shqipëria se “ishte një Hitler i ri”. Këto ditë, mendimin e tij e ka riprodhuar edhe një rabin hebre, ultraortodoks, me banim në New York.
Plotësohet edhe dosja e Odiseas: Sipas disa shkencëtarëve heroi mitik i vrau pretendentët më 30 tetor të vitit 1207 p.e.s
Disa shkencëtarë në universitetin e Athinës janë përpjekur që të përcaktojnë me saktësi kohore veprimet dhe ngjarjet e poemave homerike: Iliadës dhe Odieseas. Referuar atyre që përshkruhen në poemë, në lojë kanë hyrë edhe astrofizikanët. Të paktën për ngjarjet poemës “Odisea” ku vepron heroi me të njëjtin emër. “Ne besojmë se historia na shpalos disa ngjarje reale. Odisea arriti në Itaka më 25 tetor 1207 p.e.s. Pesë ditë më vonë një eklips diellor u regjistrua në detin Jon. Në këtë ditë Odisea vrau pretendentët.
Zhgënjimi i vitit në Greqi, por edhe për të majtët(e vërtetë)
Zhgënjim! Kështu mund të quhet karikatura e Kevin Kallaugher në “The Economist” për kryemistrin grek, Alexis Tsipras. “Ai nuk ishte ëndrra që grekët besonin”, e titullon Kallaugher. Dhe në të vërtetë: pas njeriut të popullit që premtoi nderin dhe dinjitetin, u shfaq politikani që diti të kapë momentin më mirë nga të gjithë në Greqi. Aq sa tani mbetet ende alternativa më e pranueshme.
Foto/Ndërrimi i viteve, një moment feste në të gjithë botën
Krishtlindje me cezarian në kalanë e Rozafës
Mesha e fundit në kalanë e Rozafës regjistroi aktin e radhës (e njëmbëdhjeta thuhet) të melodramës së konfrontimit, e cila, ndryshe nga telenovela Ertoğrul, ka esencë ekskluzivisht fetare, aktorë që reklamohen si edukatorë grigjash, publik të njësuar me aktrimin, buron nga përplasja dhe shfaqet në një monument kulture (hibrid por gjithmonë res-publica) jo në pronësi të ndonjë privati apo komuniteti fetar.
Videolajm/Pamje nga atentati i sotshëm në Tel-Aviv
Dy persona gjetën vdekjen dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë një atentati në Tel-Aviv, në një pub. Nuk është përcaktuar nëse sulmi ka natyrë terroriste apo kriminale.
Strategjia e re e mbrojtjes së Rusisë: NATO, kërcënim për sigurinë kombëtare
Përshkallëzohet edhe më tej tensioni mes Rusisë dhe Perëndimit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka firmosur së fundmi një dokument të strategjisë së mbrojtes, në të cilin NATO përcaktohet si kërcënim për Rusinë dhe sigurinë e saj kombëtare. Sipas këtij dokumenti, instalimet e ndryshme të NATO-s në disa vende, cilësohen si kërcënimi kryesor Kremlinin. Dokumenti cilëson po ashtu se instalimet e sistemeve ushtarake nga NATO vjen në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, ccka kërcënon rendin e përgjithshëm në botë.
Kadare, nderohet me urdhërin e Komandatit të Legjionit të Nderit në Francë
Shkrimtari i njohur shqiptar,Ismail Kadare nderohet nga shteti francez me Urdhërin e Lartë Kombëtar “Komandant i Legjionit te Nderit”. Ky urdhër është ndër më të rëndësishmit në vlerësimin që Franca u bën personaliteteve në fusha të ndryshme. Këtë vit në gjininë e letrave urdhëri i takoi shkrimtarit shqiptar dhe francezit Michel Tournier.