Qyteti prej akulli
Një qytet prej akulli mund të quhet ai që është ndërtuar në provincën Heilongjiang në Kinën verioindore, ku do të mbahet festivali i 32-të i Akullit dhe Dëborës. Qyteti ku janë realizuar skulptura akulli si kulla, luftëtarë, mure etj., është 750 mijë m2 dhe përfshin me qindra objekte brenda.
Varoufakis njofton krijimin e një lëvizjeje paneuropiane të majtë
Ish-ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis ka njoftuar se do të krijojë një parti të re, apo lëvizje politike. Ajo do të quhet “The Democracy in Europe Movement 2025” - DiEM25. Një lëvizje pan europiane e majtë që synon t’i japë fund fragmentarizmit në Europë. Lëvizja do të nisë zyrtarisht më 9 shkurt në Berlin.
Në fushatë presidenciale edhe alienët, Clinton: “Nëse bëhem presidente do të zbuloj të vërtetën për UFO-t”
Gara e vërtetë mbetet të jetë Trump me Clinton. Të dy po ofrojnë spektaklin që vlerësohet po aq sa programet. Dje miliarderi që garon për republikanët për President të SHBA-së deklaroi se administrata Obama ka krijuar Shtetin Islamik. Më pas Hillary Clinton foli edhe për alienët si dhe hapjen e dosjeve për vizitorët e mundshëm. Ajo e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste për “The Conëay Daily Sun” në Neë Hampshire. “Po do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje. Dhe mendoj se duhet të dërgojmë edhe një task force në Zonën 51. Unë mendoj se ne mund të jemi vizituar tashmë.
Rroftë sebepi dhe një sqarim nga kryeministria
Zyra për shtyp e kryeminsitrit ka shpërndarë një njoftim për të sqaruar spekulimet mediatike që sipas saj janë ngritur mbi udhëtimin e çiftit Edi dhe Linda Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi thotë se “Kryeministri Edi Rama sëbashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”.
60 mln dollarë dëme në 2015 nga skemat mashtruese në konçensione, tregun e karburanteve dhe farmaceutikës
Në plot 60 milionë dollarë llogaritet dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptarë në 2015 nga skemat mashtruse në në tregun e karburanteve, farmaceutikës, konçensioneve dhe ndërtimit. Prokuroria shqiptare ka përfunduar hetimet dhe ka evidentuar personat përgjegjës në disa skema mashtruese, ku përmenden emra të njohur si Kastriot Ismailaj, Franncesko Beketi apo Ardian Xhillari
PD, padi Veliajt për konçesionin e Parkut Rinia, taksat vendore dhe çmimet e biletave
Partia Demokratike do të kallëzojë në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiakun Erion Veliaj për vendimet e datës 30 Dhjetor të Këshillit Bashkiak. Sipas opozitës, vendimi i Erion Veliajt për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore. “Për të njejtën arsye, fakti që bazohen në një akt që ende nuk ka fuqi është i pavlefshëm dhe miratimi i buxhetit 2016 të Bashkisë”-thotë deklarata e Partisë Demokratike.
Fusha e “minuar” e marrëdhënieve shqiptaro-greke
Një udhëtim në fushën e minuar të marrëdhëniëve shqiptaro-greke që tenton të hedhë dritë mbi raportin mes dy vendeve vjen i botuar në një libër nga profesori i Historisë në Universitetin Aristotelio të Selanikut, Stavro Daju me titull “Shqipëria dhe Greqia.
Autobiografia e Mehmet Shehut: Planet për akte terroriste kundër Zogut dhe pendesa për ekzekutimet e urdhëruara nga Dushan Mugosha
Mehmet Shehu, njeriu i hekurt i Partisë së Punës i ardhur nga radhët e luftës dhe krahu i djathtë i Enver Hoxhës deri në vitet ’80 ka dokumentuar veprimtarinë e tij politike dhe luftarake në një autobiografi që sheh dritën e publikimit dhe që tregon një anë tjetër të ish-heroit të luftës së Spanjës që nga koha kur ai nisi të aktivizohej me grupet komuniste. Shehu tregon antizogizmin e tij dhe idetë për të kryer akte terroriste kundër mbretit. Më tej ai sqaron edhe marrëdhëniet brenda elementëve komunistë gjatë luftës dhe raportet me Jugosllavinë e Titos.
Dështimi tragjik i botës arabe
Shekulli i 21-të po karakterizohet nga tragjedi që po godasin botën arabe. Forca të tilla si ato tribale, etnike, rajonale, fetare e të tjera, po luftojën me njëra-tjetrën për pushtet, ndërkohë që shtete arabe duket se po shpërbëhen apo edhe shkatërrohen. Ndarja historike mes sunitëve dhe shiitëve është më e thellë se kurrë dhe xhihadistët po fitojnë terren në hapësirën arabe. Prezenca e tyre shtron pyetjen për implikimin që do të kenë në shtete arabe të epokës moderne.
Guatemala, Donald Lu dhe reforma në drejtësi
Para se Komisioni i Venecias të dërgonte vërejtjet e sugjerimet për projekt-reformën në drejtësinë shqiptare, Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, bëri këtë deklaratë në Konferencën Gjyqësore Kombëtare: “Ju lutem mësoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese të reformës dhe se ne e mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave.”
Dy janë pikat kyçe të asaj projekt-reforme, që aq hapur e drejtpërdrejt u mbështet nga ambasadori Lu dhe ambasadorët europianë.