Kokoshi i Surrelit: “Jemi të majtë të kohëve moderne”. “Po PS-ja është bërë si kooperativë milionerësh. Ku është e majta këtu?” “Po nuk është faji im dhe yni që populli nuk na ndjek dot”
“Në kulturën shqiptare nuk ka ardhur pluralizmi. Letërsia arbëreshe nuk është toskërisht”*
Primo Shllaku, poet e drejtues i Institutit për Promovimin e Vlerave në Gjuhën Shqipe komenton në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” rezultatet e studimit të Prof.Dhurata Shehrit e Prof.Persida Asllanit mbi raportet e letërsisë me dialektet. Të dyja studiueset sollën një pamje të tërësisë së veprave letrare shqipe të botuara (duke shmangur ribotimet) nga 1555 deri më 1972, e cila rezulton në raporte mesatare 70% vepra autoriale në toskërisht dhe 30% në gegnisht.
Projektligji/Gjobë për kompanitë që nuk krijojnë strukturat e sinjalizuesve antikorrupsion
Gazeta “Panorama” shkruan sot se një projektligj i ri ka sanksionuar detyrime për biznesin privat që të krijojë struktura të posaçme të sinjalizimit të akteve korruptive. Këto struktura do të jenë detyrim dhe nëse bizneset me mbi 80 punëtorë që nuk i kriojjë ato do të gjobiten. Rregullimi vlen edhe për institucionet shtetërore, por detyrimi për biznesin ngjan i pazakontë.
"Nuk është hera e parë që e bëjmë këtë punë"
Emisioni “Stop” që transmetohet në “Tv Klan” ka përcjellë dje një rast të dyshuar korruptiv në Qendrën Kombëtare të Liçensimit. Në pamje shfaqen ata që sipas drejtuesve të emisionit janë specialistë: një i Mjedisit dhe tjetrei i QKL-së. 3 mijë euro për një liçencë dhe siç thuhet në video, pazari është i mbyllur me të gjitha institucionet, përfshirë Bashkinë e Tiranës. Me sa duket puna vazhdon.
Të jesh si këto po kthehet në profesion
"O Ilir, pse nuk i hapin negociatat ata të Brukselit"? "Po negociatat nuk janë si "Qytetar Nderi" o gjigand, se i kishte hapur Saliu"
Kryqëzim i rrezikshëm politik për Shqipërinë: Kokoshi i Surrelit ka ikur në Majami, Lulushi në Holandë. Edhe Eri Veli që i del për zot romëve ikën në Sri Lanka. Jemi në dorë të Salës dhe Ilirit
Një nga mësimet bazë të Melisës: Rrobat e komplikuan shumë botën
52% e gazetarëve në Shqipëri janë femra
Një studim, siç e quan “shqiptarja.com” i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës ka konstatuar se media në Shqipëri dominohet për nga femrat. Kjo në kuptimin e numrit të gazetareve të cilat përfaqësohen me 52% të të gjithë numrit të plotë të gazetarëve dhe reporterëve(http://shqiptarja.com/Media/2710/nj--grua-n--karrier---flasin-gazetaret-...).
Tabela periodike pasurohet me katër elementë të rinj
Katër elementë të rinj do t’i shtohen tabelës periodike, njohur edhe si tabela e Mendelejevit. Unioni Ndërkombëtar i Kimisë Teorike dhe asaj të Aplikuar si dhe Unioni Ndërkombëtar i Fizikës Teorike dhe asaj të Aplikuar kanë njohur zbulimin e elementëve të 113, 115, 117 dhe 118. Elementët u identifikuan nga ekipe kërkuesish në Japoni, Rusi dhe ShBA, të cilit krijuan përplasje të bërthamave të lehta. Elementët super të rëndë që rezultuan ekzistojnë vetëm për disa fraksione të sekondës për të degraduar sërish në bërthama të lehta.