Unifikimi i Dhomave të biznesit, një nismë që ndan sipërmarrjet

Postuar në 13 Shkurt, 2016 17:21

Ka krijuar pështjellime nisma e qeverisë, konkretisht Ministrisë së Zhvilimit Ekonomik, për të detyruar bizneset që të anëtarësohen në një Dhomë të vetme. Përveç tarifave që do të japin sipas vendimit të Asambleve, kjo iniciativë e redukton përfaqësimin në një të vetëm, duke vendosur një monopol edhe mbi kritikën dhe kontestimin e nismave të caktuara të qeverisë. Mark Craëford i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, thotë në një prononcim për “Vizion Plus”, se biznesi duhet të vendosë vetë se ku duhet të anëtarësohet. Më tej, Craëford shton se ky kuadër e vendos biznesin në kushte varësie.

Ndërkohë që po mburren me zgjedhjet në parti...

Postuar në 13 Shkurt, 2016 16:37

Fronti Demokratik dykrenor/PD: “Me një anëtar një votë vendimet e rëndësishme”. PS: “Kemi shumë anëtarësime. Mbështetje për reformat”

Postuar në 13 Shkurt, 2016 15:59

Dy partitë kryesore të Shqipërisë, ajo Socialiste dhe ajo Demokratike janë aktualisht në proces zgjedhor. Ja sesi e paraqesin përfaqësuesit e të dyja partive atë që po ndodh me zgjedhjet.

Femra shqiptare në disa fotografi të fillimit të shekullit të 20-të

Postuar në 13 Shkurt, 2016 15:48

Robert Elsie publikon në faqen e tij "albanianhistory.net" një album tjetër fotografik që ka për autor Paul Siebertz (1877-1954), editor i gazetës "Das Vaterland". Fotot janë të  dhjetë vjeçarit të parë të të shkullit të 20-të. Po përcjellim këtu foto të femrave, pasi kanë interes për veshjet dhe paraqitjen, krahas një fotoje me interes siç është ajo e bandës së Shahin Matrakut.

http://www.albanianphotography.net/siebertz/index.html

Lirohet kreu i bashkisë së Pustecit i arrestuar për manipulim zgjedhjesh

Postuar në 13 Shkurt, 2016 13:03

Gjykata në Maqedoni nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuar për parregullsi zgjedhore në rastin “Titanik”, mes tyre edhe kreun e bashkise Pustec, Themelkon, transmeton "zhurnal.mk".

Shengeni pranë pezullimit 2-vjeçar

Postuar në 13 Shkurt, 2016 11:53

Bashkimi Europian është i gatshëm të pezullojë marrëveshjen Shengen dhe të lejojë kryerjen e kontrolleve kufitare brenda hapësirës së qarkullimit të lirë. Brukseli do ta argumentojë këtë masë me krizën e refugjatëve dhe problemet në kontrollin e kuifirit nga ana e autoriteteve greke.
Kështu ka bërë të ditur agjencia Associated Press, që thotë se ka parë dokumentet sekrete të ofruara nga një zyrtar i BE-së. Për shkak të karakterit konfidencial të dokumenteve, zyrtari ka kërkuar që të mbetet anonim, thekson agjencia.

Bankat shqiptare në stres për shitjen e pasurive të sekuestruara

Postuar në 13 Shkurt, 2016 11:42

Dështimi i shitjes së kolateraleve nga përmbaruesit i ka ngarkuar bankat me administrimin e qindra pronave, duke i kthyer ato në agjenci të mirëfillta imobilare. Shitja e pasurive të paluajtshme me ankand apo me marrëveshje dypalëshe për bankat është bërë kohët e fundit një çështje po aq e rëndësishme sa administrimi i kredive dhe depozitave. Madje kredia, si misioni kryesor bankar, thuajse ka “shteruar” dhe institucionet më të rëndësishme financiare në vend po investohen gjithnjë e më shumë për administrimin dhe shitjen e pronave të lëna peng për huat e pakthyera.

Ndryshim vetëm në imazh. Mbi 20% e trupës policore e proceduar për shkelje

Postuar në 13 Shkurt, 2016 10:53

Policia është marrë si shembull i transformimit të madh që qeveria ka bërë në sektorin e sigurisë publike, duke investuar në paisje dhe logjistike të përparuar që nga kamerat e piltotimit në trup deri uniformat e punonjësve të rendit.
Megjithë ndryshimin e imazhit, statistikat tregojnë se afro 20% e trupës policore ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke kryer vepra që përfshijnë, nga shkelja e etikës apo disiplinës, deri në korrupsion dhe bashkëpunim me elementët kriminalë.

Rezistoi dhe është gati të rimarrë kontrollin e të gjithë Sirisë

Postuar në 12 Shkurt, 2016 21:02

U krijua përshtypja se do kishte fundin e Gedafit por Bashar Al Asad rezistoi. Presidenti i Sirisë qëlloi një kockë e fortë për rebelët dhe perëndimin që kërkuan largimin e tij si shpëtim për popullin sirian nga një dictator. Pas 5 vitesh konflikt, Bashar Al Asad është aty dhe me ndihmën e miqve rusë është gati të rimarrë kontrollin në të gjithë terrirorin e vendit.

Një 30% problematik

Postuar në 12 Shkurt, 2016 20:13

Një sondazh i kryer në faqen e "Top-Channel" shtron këtë pyetje:  A mendoni se ka të drejtë deputeti Ben Blushi në kërkesat e tij për funksionimin e demokracisë së brendshme në parti?

Pages

Subscribe to ResPublica RSS