PD sulmon hapur Top Channel për servilizëm ndaj Edi Ramës
Partia Demokratike ka reaguar me një njoftim për shtyp ku akuzon televizionin kombëtar Top Channel për dezinformim dhe servilizëm ndaj Edi Ramës. Selia blu thotë se informacioni për mospjesëmarrjen e opozitës në tryezën e reformës në drejtësi është përgatitur në zyrat e qeverisë.
Betejë e humbur para heshtjes, Tv Klan “përgënjeshtron” “Opinion”
Dje në emisionin “Opinion” u luajt “skeçi” i radhës me hero negativ Ilir Metën. Ose "vetëm Ilir Metën", siç sqaronte sot në një koment të vetin moderatori Blendi Fevziu. Është e n-ta herë që ndodh kjo dhe për aq sa gëlon informacioni politik në Shqipëri, ajo që u tha aty edhe mund të jetë e vërtetë, por edhe e ekzagjeruar. Mirëpo sot, "Tv Klan" ka publikuar në edicionin e lajmeve një mbulim ku ndryshon qëndrimin e vet ndaj “Opinion” si platformë e improvizuar e një denoncimi që mbeti pa jehonë.
Gropa 200 milionë euro "mbyllet" me një show para kamerave
Tani, popullin turk "e kemi" vetëm "mik, jo "vëlla"
Atentati i sotshëm në Stamboll është komentuar edhe në Tiranë. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ka përcjellë një deklaratë, çka rikonfirmon ndër të tjera lidhjet e forta edhe personale të Idrizit me segmente të politikës turke. Thuhet në deklaratë: “PDIU dënon ashpërsisht aktet terroriste që morën jetë të pafajshmish në Stamboll. Parisi dje e Stambolli sot vërtetojnë se askush nuk ka imunitet ndaj ekstremistëve. Ndaj, lufta kundër terrorizmit kërkon sot bashkëpunimin e mbarë botës së qytetëruar.
Qershia 150 mijë euro për Cherie Blair
Qeveria shqiptare i është shumë mirënjohëse studios së Cherie Blair, bashkëshorte e ish-kryeministrit britanik Tony Blair për konsulencën e saj për ndërmjetësimin e konfliktit me kompaninë “Rapiscan”. Përveç tarifës së paguar njëherë në vlerën e 495 mijë eurove qeveria ka menduar që t’i shtojë edhe 150 mijë euro, ndoshta si "shpenzime kancelarike".
Një nga ekspertët e reformës në Drejtësi, kallëzohet penalisht
Një prej ekspertëve të zgjedhur nga mazhoranca për hartimin e amendimeve kushtetuese dhe atyre legjislative për reformën në drejtësi, është kallëzuar penalisht. Top-Channel njofton se Kristaq Traja, ish-gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut, është kallëzuar nga një familje, ajo Okaj nga Shkodra, që pretendon se ky ekspert nuk ka përmbushur një detyrim ndaj tyre dhe ka mbajtur një shumë parash që ishte parashikuar për një punë të caktuar.
Kamikazi sudit përgjak Stambollin, mes viktimave edhe turistë gjermanë (foto)
Një shpërthim në qendrën historike të Stambollit qyteti la pas vetes të paktën dhjetë të vrarë dhe 15 të plagosur. Autoritetet turke flasin për një sulm terrorist pas të cilit besohet se fshihet Shteti Islamik, por nuk përjashtohet që sulmi të jetë vepër e kurdëve. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishin parë një person me një brez shpërthyes që iu afrua një grupi turistësh gjermanë dhe u hodh në erë pranë xhamisë Blu.
Lubonja: A mund t'i besohet reforma në drejtësi një partie me banditë?
Fatos Lubonja e gjykon si grusht shteti draftin e Kushtetutës së re që kanë hartuar ekspertët e nivelit të lartë për reformën në Drejtësi. Sipas tij reforma që po propozohet përfaqëson një kapje nga pushtetit aktual i sistemit të Drejtësisë.
Vjosa, Tepelenë
Pse Erion Veliaj është kundër tramit të Tiranës
Bashkia e Tiranës i është futur me mish e me shpirt konçesioneve për parkimet publike dhe bulevardit të ri, siç është shprehur kryetari i saj Erion Veliaj, por nuk ka në plan të çojë më tej një projekt të Lulzim Bashës për tramin e Tiranës që do të modernizonte transportin publik në kryeqytet. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se Bashkia e ka të pamundur të realizojë projektin e tramit në Tiranë si alternativë për shmangien e trafikut për shkak të kostos së lartë.