Vështirësia e bashkimit të tatimeve me doganat

Postuar në 24 Janar, 2016 21:09

Qeveria po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve me Doganat në një institucion të vetëm.Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, duke studiuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë.

Por ky proces nuk duket të jetë i lehtë, edhe pse qeveria e ka premtuar në programin e saj. Kjo për shkak të nivelit të lartë të informalitetit në Shqipëri, por edhe problemeve me realizimin e të ardhurave.

Superstuhia "Jonas" që ka goditur SHBA-në(video)

Postuar në 24 Janar, 2016 20:29

Shqipëria mund të demontojë municione kundrejt shpërblimit. Pavarësisht aksidentit teknologjik në Gërdec

Postuar në 24 Janar, 2016 19:22

Shqipëria mund të ofrohet për demontimin apo asgjësimin e municioneve të tepërta të vendeve të tjera, ndërkohë që ka realizuar me sukses procesin e asgjësimit të stokut të vet. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka deklaruar për “Vizion Plus”, se mundësia në fjalë nuk përjashtohet pasi specialistët shqiptarë mund të pajisen me çertifikata nga strukturat ndërkombëtare.

Pand patrioti që flet vetëm në Facebook

Postuar në 24 Janar, 2016 19:15

Kush është Pandeli Majko? Ja një pyetje që mundet ta bëjë shumë mirë një i ri kushdo, sapo të shohë Pandin në televizor. Koha ikën shpejt dhe ajo e dënon njeriun me harresë. Koha, por jo Facebook. Sot Pandi, që ka do kohë që ushtrohet me nacionalizmë, e ndonjëherë edhe me neoshqiptarizmë, shkruan një dedikim për Arbën Xhaferrin. “Gëzuar Ditëlindjen Arbën Xhaferi. Na mungon or mik si pak të tjerë, duke qenë i pranishëm me mospraninë tënde. Na mungojnë zëri yt i avashtë dhe shkrepëtima e mendimit tënd racional.

Dosjet edhe po nuk u hapën, do të rrjedhin vetë

Postuar në 24 Janar, 2016 18:55

Përrallën erotike e nisi Gjergj Leka. I cili dikur, në agun e Demokracisë shqiptare, qëndronte mbi zhelnajën e përgjithshme të flokëve model Meduza dhe të golfeve ngjitur pas trupit e poshtë një xhakete çfarëdo. Një zhelnajë që ishte bileta e galerisë së një arti ku ishim autorë e protagonistë. Por ajo paskësh qenë vetëm dukja e një suksesi të paqenë, e një “civilizimi” prej letre karamelesh, e një kulture që na imponohet si prezervativ kur dalim jashtë.

Një urë prej xhami në Kinë – jo të gjithë e kalojnë...

Postuar në 24 Janar, 2016 17:28

Kina di të tërheqë turistë edhe në rajone që rrallë vizitohen. “Ura e trimave”, siç quhet ura prej xhami në parkun kombëtar të Shiniuzhai.

Gabimet e “Venecias” për Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe Referendumin

Postuar në 24 Janar, 2016 17:14

Më 14 mars 2009 Komisioni i Demokracisë Nëpërmjet Ligjit i Këshillit të Evropës, i quajtur Komisioni i Venecias, shpalli një Opinion jo-Detyrues, të quajtur Amicus Curiae, në përgjigje të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese shqiptare për çështjen e referendumit sipas Nenit 150, që ndodhet para saj për gjykim.

Pse është kaq e ngjashme jeta e studentëve në çdo vend?

Postuar në 24 Janar, 2016 16:21

Këto janë disa foto nga jeta studentore në ish-Bashkimin Sovjetik. 

Muzina, Delvinë

Postuar në 24 Janar, 2016 16:04

Muzina është një fshat i vendosur mes Malit të Gjerë dhe Dhrovjanit, një fshat i komunës Mespotam në Delvinë. Në një pozicion të veçantë, Muzina merr jetë  mes pemëve dhe ndodhet afër Syrit të Kaltër. 

Një hap përpara për femrat/Në treg të brendshmet e përshtatura për periodat

Postuar në 24 Janar, 2016 15:45

Pages

Subscribe to ResPublica RSS