Të mirat e shpenzimeve të përqendruara

Postuar në 19 Shkurt, 2016 17:49

Progres i rëndësishëm u bë në konferencën e donatorëve për refugjatët e Sirisë, konferencë që u zhvillua në Londër më 4 shkurt. Por shumë më tepër se kaq duhet të bëhet. Bashkësia ndërkombëtare vijon të nënvlerësojë në shkallë të madhe nevojat për mbështetjen e refugjatëve, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Që të trajtohet kriza e refugjatëve, përmes përdorimit të kapacitetit huamarrës aktualisht të papërdorur të BE-së me cilësi të lartë AAA, kërkohet një ndryshim në model.

Lulzim Basha flet për “kultin e individit të lirë”. Po a është ai vetë i lirë?

Postuar në 19 Shkurt, 2016 16:04

Forumi për Liri dhe Demokraci ka organizuar një aktivitet të titulluar “Politika simbolike, një dialog për qytetarin dhe demokracinë”, me rastin e 25 vjetorit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. I ftuar ka qenë edhe kryetari actual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka bërë disa deklarate që mund të veçohen: “Shqipëria nuk ka nevojë për kultin e individit diktatorial, për kultin e individit që shembëm 20 vite më parë, për simbolin e “njeriut diell” nga e cila varet ekzistenca e çdo robi e çdo skllavi e çdo proletari e çdo demokrati apo çdo socialisti.

Loja e Presidencës me dekretimin e ministrave, ministrja e Shtetit thotë se Nishani edhe mund të shkarkohet

Postuar në 19 Shkurt, 2016 15:34

Kushtetuta saktëson se President i Republikës ka 7 ditë kohë për dekretimin e ministrave që janë propozim i kryeministrit. Kushtetuta nuk i njeh asnjë të drejtë tjetër në këtë drejtim Presidentit, përveçse “të nxjerrë dekrete në zbatim të kompetencave të tij”. Por situata e fundit, kur Bujar Nishani, personi që është President, ka dekretuar shkarkimin e dy ministrave dhe po mendohet për dekretin e emërimit të dy të tjerëve, është qesharak dhe iv ë vulën presidencës prej shërbëtori politik të këtij njeriu.

KLSH, AMF dhe tregu i sigurimeve

Postuar në 19 Shkurt, 2016 15:22

Në media flitet prej kohësh për problematikat në tregun e sigurimeve, për luhatjet e primeve, pagesat e dëmeve, fondin e kompensimit, vendimet arbitrare të gjykatave, rreziqet e shtuara të katastrofave natyrore etj. Natyrisht, jehona e këtij “ndërgjegjësimi popullarizues mediatik” është i lidhur ngushtë me rëndësinë dhe natyrën e këtij tregu shërbimesh, pasi peshën kryesore e zënë sigurimet e detyrueshme.

Replikë me z. Reshat Gega për shkrimin e tij me titull: Modelet e gabuara me restaurimet

Postuar në 19 Shkurt, 2016 15:14

Të adresosh çështjet e konservimit, do të thotë të kesh të gjithë informacionin për procesin, vendimet, materialet e përdorura; do të thotë të kesh vizituar objektet e diskutuara, të kesh diskutuar me autorët e e projektit, shkurtimisht, do të thotë të trajtosh çështjen profesionalisht.

Gjykata e Lartë hap rrugën për rikthimin e Armando Prengës në kuvend

Postuar në 19 Shkurt, 2016 14:30

Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë për Armando Prengën, deputetin e përjashtuar nga PS-ja, pas përfshirjes në konfliktin e armatosur me fisin Cala në komisariatin e Lezhës. Pas kësaj mase, Prenga mund të rikthehet në Kuvend.
Në seancën e sotme gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për paraqitje”.
Sipas vendimit, Prenga do të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 në institucionet e drejtësisë për mbajtjen e kontakteve të nevojshme.

Nina Agdal, një vajzë që ka se çfarë të tregojë

Postuar në 19 Shkurt, 2016 12:47

Llalla nuk zhgënjen, kërkon drejtimin e Byrosë së Hetimit

Postuar në 19 Shkurt, 2016 12:12

Në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehu rezerva për projektligjin e miratuar nga qeveria. Këto rezerva – sqaroi ai – janë të njëjta me ato të Unionit të Prokurorëve që shprehej kundër vartësisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Ministri i Brendshëm dhe kundër atashimit të kësaj strukture në Policinë e Shtetit.

Shërbëtori që kemi President

Postuar në 19 Shkurt, 2016 11:15

Presidenti Nishani nuk po dekreton emërimin e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetajt në Ministrinë e Financave dhe Milva Ikonomit në Ministrinë e Ekonomisë ndonëse ka dekretuar shkarkimin e Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetaj nga ministritë e mëparshme. Jo zyrtarisht burime pranë Nishanit thanë për gazetën Panorama se presidenti do të presë fillimisht votimin në Parlament të dy dekreteve të tij për shkarkimin e ministrave dhe më pas do të vijojë procedura për dekretimin e ministrave të rinj. “Që të emërohet ministri i ri duhet të jetë vendi i lirë i ministrit.

Erdogan po synon aneksimin e Sirisë veriore

Postuar në 19 Shkurt, 2016 10:46

Shpërthimi i fundit në Ankara dhe sulmi ndaj autokolonës ushtarake turke duke se po i hap rrugë një ndërhyrje ushtarake të Turqisë në Sirinë veriore, me qëllim aneksimin e saj. Analistët shkruajnë se si Turqia ashtu dhe Arabia Saudite janë të inteteresuara të ndërhyjnë me operacione nga toka në Siri, duke parë interesat e tyre.
"Synimimi i Erdogan është aneksimi i pjesës veriore të Sirisë, edhe pse zyrtarisht Akaraja e ka mohuar një gjë të tillë" - thotë për agjencinë ruse "Sputinik"' analisti i çështjeve gjeopolitike, Maikëll Kosudofski.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS