Duhet një prekje nga ekrani...

Postuar në 27 Janar, 2016 03:50

Hetim zyrtar për falsifikatorët e Bashkisë, Veliaj mbrojtës i një vepre penale?

Postuar në 26 Janar, 2016 23:28

Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj janë zyrtarisht objekt i një hetimi për një vepër penale që ka konsumuar aparati drejtues i policisë bashkiake, me aprovimin e eprorëve. Prokuroia pritet të thërrasë për të pyetur disa zyrtarë te bashkisë pas konfirmimit se shkrimi në gjobën që bashkia e Tiranës i vuri Partisë Demokratike per protesten e 8 dhjetorit ishte i falsifikuar.

Hetim zyrtar për falsifikatorët e Bashkisë, Veliaj mbrojtës i një vepre penale

Postuar në 26 Janar, 2016 23:26

Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj janë zyrtarisht objekt i një hetimi për një vepër penale që ka konsumuar aparati drejtues i policisë bashkiake, me aprovimin e eprorëve. Prokuroia pritet të thërrasë për të pyetur disa zyrtarë te bashkisë pas konfirmimit se shkrimi në gjobën që bashkia e Tiranës vuri Partisë Demokratike per protesten e 8 dhjetorit ishte falsifikuar. Burime nga akzua e kryeqytetit konfirmojnë se do të merren në pyetje i gjithë zinxhiri drejtues i policisë bashkiake, duke filluar nga kryeinspektori dhe drejtori i saj Ermal Kapllani.

Holokausti, foto të papublikuara të krimeve të Nazizmit

Postuar në 26 Janar, 2016 22:22

Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët.
Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945. Momentet e shpresës, në të cilën u gjetën rreth 7 mijë të burgosur ende gjallë, njerëzimi i kujton ende sot, në ditën e përkujtimit të Holokaustit. ‪

Prokurorisë i skadojnë afatet, Fullani mbyll hesapet me drejtësinë

Postuar në 26 Janar, 2016 20:39

Prokuroria ka tejkaluar afatin e rekursit për çështjen e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, duke mos e dërguar atë në Gjykatën e Lartë. Zyrtarisht prokuroria e Apelit pohoi për Top Channel se nuk ka depozituar rekurs në Gjykatën e nivelit të tretë, për të kundërshtuar vendimin e pafajësisë të shpallur më 23 dhjetor nga Kolegji Penal i kësaj gjykate.

Afati për ta kryer këtë veprim ishte deri më 23 janar, ndërkohë që në tejkalim të kësaj periudhe proceduriale meqënëse nuk pati asnjë reagim nga prokuroria, vendimi i pafajësisë për Fullanin merr formë të prerë.

“PS-ja ka nevojë për një platformë alternative”

Postuar në 26 Janar, 2016 20:35

Kongresi i Partisë Socialiste që do të mbahet më 19 mars të këtij viti, pritet të jetë i ndezur dhe nuk do të kalojë fjollë. Situata aktuale, dy vjet e gjysmë qeverisje do të marrin një trajtim politik në një  kongres që do të duhet të hapë debatin për atë që po ndodh. Kjo është veçse nuhatja nga ajo që ndodh, pasi nuk është çudi edhe një heshtje totale. Edi Rama, si kryeministër dhe kryetar partie, ka të paktën një kundërshtar që flet publikisht për zbatimin e rregullave.

Eksperimenti/Çfarë ndodh kur arma qëllon nën ujë?

Postuar në 26 Janar, 2016 20:15

Ministrja e Kulturës mbi incidentin në Teatrin Kombëtar

Postuar në 26 Janar, 2016 19:49

Identifikohet admiruesi i veçantë i Messit në Afganistan

Postuar në 26 Janar, 2016 19:27

Një foto e publikuar online, ku shfaqet një djalë i vogël me një bluzë të Lionel Messit, improvuzar  nga qese plastike, bëri bujë. BBC-ja informon se e ka indetifikuar djalin si Murtaza Ahmadi nga Afganistani. Kjo pasi, xhaxhai i djalit, Azim Ahmadi, që jeton në Australi, postoi fotografi të nipit që janë shumë të ngjashme me atë që bëri bujë. Messi ka deklaruar se do t’i dërgojë një bluzë vogëlushit që jeton në një familje shumë të varfër në Jaghori, në provincën Ghazni. 

Rama: Mbledhja e të ardhurave me një sistem të ngritur mbi avantazhin që na jep teknologjia

Postuar në 26 Janar, 2016 19:19

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Rama u shpreh i vendosur për të vazhduar partneritetin publik privat si një nga mënyrat për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit. Duke u ndalur tek nisma më e fundit e Ministrisë së Financave për t’ia besuar ngritjen e një sistemi on line  të raportimit të tvsh-së një kompania private, kryeministri  tha se qeveria ka bërë një zgjedhje që nuk rëndon mbi publikun dhe që do të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS