Në dyshim protestat e PD-së. Demokratët i besojnë Ilir Metës se “Luli gënjen për Orën"

Postuar në 27 Janar, 2016 20:11

“Reforma në drejtësi, interes parësor i SHBA-së në Shqipëri. Shpresojmë se do të ketë largime të tjera nga politika”

Postuar në 27 Janar, 2016 18:47

Reforma në drejtësi është interesi parësor i SHBA-së në Shqipëri. Kështu thotë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ambasadori amerikan Donald Lu, që shton se ka besim se në pranverë parlamenti do ta miratojë atë.

Zëri i Amerikës: Ju jeni angazhuar fuqimisht për të punuar nga afër me politikanët shqiptarë për gjetjen e zgjidhjeve të shumë çështjeve të rëndësishme dhe të komplikuara. Si kanë qenë këto marrëdhënie, të lehta, të vështira, apo frustruese?

Interesante: Banorët e pallatit në Milano, kapin hajdutin shqiptar dhe e bëjnë për spital

Postuar në 27 Janar, 2016 18:31

Dy shqiptarë tentojnë të vjedhin një apartament në Milano të Italisë. Ky nuk është më lajm. Lajmi është se një nga dy hajdutët shqiptarë, një 39 vjeçar, është kapur nga banorët që e kanë rrahur vendçe deri sa është shpëtuar nga karabinierët. Kjo ka ndodhur në sheshin “Gabriele Rosa” . Janë lënduar edhe disa banorë, që si duket kanë marrë pjesë në leksionin e duhur që rezultoi me shtrim në spital për hajdutin. 

Idiotët tërheqin vëmendjen përherë edhe pse nuk janë aq të rrallë

Postuar në 27 Janar, 2016 18:16

"Ilir, bukur e futi Basha këtë të Ahmetajt sot. Rama e heq se ka ndërmend të bëjë ndryshime. Ne themi se e hoqi ngaqë e akuzoi opozita. Ti nxjerr inatin e dokumenteve të CEZ". "Nuk e di Doktor, se Ahmetaj kollitet mirë"

Postuar në 27 Janar, 2016 17:18

Një ndërhyrje e re ushtarake në Libi...

Postuar në 27 Janar, 2016 17:04

Një editorial i gazetës amerikane “New York Times” lajmëron për planet e Pentagonit për të hapur një front të ri në Libi. Motivi është lufta kundër ISIS dhe krijimi i një muri izolues mes militantëve në Siri dhe në Afrikën SubSahariane. Editoriali vë në dukje se ky propozim ka pak mbështetje në Kongres, por ai po promovohet nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni. “Kjo është shumë shqetësuese.

Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri do të përfshihet në kurikulat mësimore

Postuar në 27 Janar, 2016 15:58

Shqipëria zyrtare mendon të përfshijë në kurikulat arsimore atë që prej disa institucioneve, apo historianëve, brenda e jashtë vendit, njihet si “shpëtimi i hebrejve nga shqiptarët”, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka folur gjatë një ceremonie zhvilluar në Ministrinë e Jashtme, me rastin e ditës ndërkombëtare të Holokaustit.  “Transmetimin e kësaj pjese të historisë tek brezat dhe gjeneratat më të reja, ministri e quajti sfidë.

Dule ikën drejt opozitës. Një provë se protesta dhe kundërshtimi nuk është virtyt shqiptar

Postuar në 27 Janar, 2016 15:35

"Ilir, mbaroi dhe kjo furtuna e Saliut me CEZ". "E-Di ti që farat dhe frutat e thata të dobësojnë? Të thata, jo të tharta, se mos e ngatërron"

Postuar në 27 Janar, 2016 15:32

Politika e tekave

Postuar në 27 Janar, 2016 15:08

Dikur promovues i kulturës së dialogut dhe armik i konfliktualitetit politik, kryeministri Rama sillet sillet njësoj si ata që i ka kritikuar në të shkuarën me etiketimin e politikës që vjetër, proklamim politik që e tundi si kalë betejë të avangardës së tij kur hyri rishtaz në garën për të drejtuar Partinë Socialiste. Përgjegjësia e tij politike tani është shumë herë më e madhe si kryeministër dhe çdo gabim ka kosto për të ardhmen e vendit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS