Rikthehen tensionet Turqi-Rusi
Tensionet mes Turqisë dhe Rusisë rikthehen. Për Ankaranë një avion ushtarak rus ka shkelur hapsirën ajrore dhe thërriti menjeherë ambasadorin rus, Andrei Karlov.Sipas Ministrisë së Jashtme turke “avioni Su-34 i forcave ajrore të Federatës ruse shkeli hapsirën ajrore të Turqisë në orën 11:46 minuta të së premtes, pavarësisht paralajmërimeve që iu dhanë”.
Bold & Beautifull
Sideboob, shperthen moda e re ne rrjetet sociale
Sideboob ose vetëfotografimi i pjesë anësore të gjoksit është tendenca më e fundit e postimeve seksi në rrjetet sociale.
Intervista/Prof.dr.Sotiraq Dhamo: "Sistemi i administrimit dhe grumbullimit të TVSH-së ka probleme të mëdha dhe duhet patjetër të përmirësohet"
Në një intervistë për revistën "Monitor", prof. dr. Sotiraq Dhamo, përgjegjës i Departamentit të Kontabilitetit, flet për vendimin e fundit të qeverisë për të vendosur partneritet në gjurmimin e TVSH-së.
Qeveria parashikon të japë me PPP sistemin e teknologjisë për të dhënat fiskale (TVSH) që duket se ka ardhur nga një propozim i pakërkuar. Cili është opinioni juaj? Po formën e saj për ta zhvilluar si Partneritet Publiko–Privat?
Pas rastit të Fallsorit, ky është i dyti, kur një zë nga opozita ngjan si taksë e shtuar
Biznesi me Holokaustin
Dita e Memories, e sanksionuar në kujtim të Holokaustit, për elitat shqiptare të viteve të fundit ofron një vitrinë humanizimi, sidomos për kastën politike, e cila është e vëmendshme në shfrytëzimin e komercializimit të altruizmit për egoizmin e saj, siç e dëshmojnë vizitat e jetimoreve të shoqëruara përherë me kamera e përkëdhelje. Edhe Dita e Memories rrezikon banalizimin e hipokrizisë.
Video/Ish-ministri Spiro Ksera, në pranga në Drejtorinë e Policisë në Tiranë
Referendume lokale për ndërtimet në Parkun “Rinia” dhe në Parkun e Liqenit në Tiranë
Partia Demokratike propozon referendume lokale për mbrojtjen e Parkut “Rinia” në Tiranë dhe atë të Liqenit, po në kryeqytet. Gjatë një tryeze për mejdisin, organizuar prej kësaj force politike, Jamarbër Malltezi, sekretari për Mjedisin, ka propozuar referendumet si zgjidhje për të ndalur parkimet nëntokësore dhe ndërtimet në këto zona. Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës publikoi një lsitë me lulishtet që do të kthehen në parkime, duke krijuar kështu kushtet e humbjes së mëtejshme të sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet.
Ilir Meta dhe hijet e Sorosit
A qëndron Fondacioni Soros pas sulmeve ndaj LSI-së Ilir Metës? Në intervistën e fundit për Zonë e Lirë, Ilir Meta përcolli mesazhe në adresë të këtij fondacioni, natyrisht i ndihmuar edhe nga pyetjet e moderatorit të emisionit. "Fondacioni SOROS ka bërë edhe punë të mira në Shqipëri, ka bërë edhe vepra sociale dhe cilido që mendon se po ndodh kjo gjë, do të ishte mirë të jepej mesazhi që para të tilla të mos shkonin kot, por të shkonin përsëri për vepra të mira, që shqiptarët të vlerësonin kontributin e këtij fondacioni"-theksoi Meta.
Fatura e "mëkateve" të qeverisë në 2 vjet
Shkeljet e kryera nga administrata për gjatë periudhës 2013-2015 llogariten në 911 milionë euro. Shkeljet u publikuan dje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përfundim të gjitha kontrolleve që ky institucion ka kryer vitin e kaluar.
Për dëmin që u është shkaktuar buxheteve në këto viti, nga KLSH-ja janë bërë 51 kallëzime penale dhe janë rekomanduar 1590 masa administrative për punonjësit.