Grupi Parlamentar i PS-së rrit koston e vezëve. Kërkon përjashtimin e tre deputetëve agresorë

Postuar në 25 Shkurt, 2016 20:33

Pak më parë, lufta kundër vezëve parlamentare u bë me penë. Kryeministri e shkroi një status gjithë rromuze e keqardhje për opozitën. Me sa duket në këtë botë punët janë ndarë: diksuh shkruan e dikush bën pretenca. Menjëherë pas statusit, që me gjasë eci mirë dhe u prit me buzëqeshje, u shfaq elektronikisht kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi. Me anë të një letre ai ka kërkuar përjashtimin nga Kuvenid të tre deputetëve demokratë, pasi siç thotë ai, kanë qëlluar kryeministrin me vezë:

Pami e provon njëherë si brune

Postuar në 25 Shkurt, 2016 20:24

Legjenda e Lëndës(lëndore): Pami = Pamela Andersson 

Bashkëfajësia e medias

Postuar në 25 Shkurt, 2016 20:20
"Mediat tona" do të duhej të ishin një forum ku do të prodhonte mirëkuptim të shumanshëm. Gazetaria e tillë do të kuronte shoqërinë tonë të stërlodhur nga tensionet e panevojshme partiake dhe do të krijontë një ambient të domiuar nga mirëkuptimi reciprok dhe ai i përgjithshëm. Etika mediale nënkupton gjithashtu, që gazetarët dhe gazetaret, enkas sot, do të duhej të rrezatonin kujdes, rrespekt dhe lojalitet ndaj njëri-tjetrit e jo ti fryjnë zjarrit; Jo të ftojnë në vëllavrasje.

Projektet hidrike me ndikim shumë negativ në mjedis

Postuar në 25 Shkurt, 2016 19:43

Disa organizata jofitimprurëse në Europën Qendrore dhe Lindore kanë përpiluar një raport në të cilin vlerësohet se investimet në projekte hidrik që pritet të realizohen në Shqipëri, kanë pasoja shkëtarrimtare mbi mjedisin. Organizatat ngrenë gishtin e akuzës ndaj bankave që financojnë projekte të tilla, ku përmendet sidomos HEC i Langaricës në Përmet. “Në prill të 2015-s, PE i kërkoi Shqipërisë të anullojë ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura. Ndonëse nuk përmendte emra, rezoluta i refereohej kryesisht Langaricës dhe 40 HEC-eve të tjera në lumin e Vjosës.

Për vezët e opozitës

Postuar në 25 Shkurt, 2016 18:48

Reagimin e opozitës në parlament kryeministri Rama e ka komentuar me një postim në rrjetet sociale, ku thotë se këto veprime janë rezultat i një degradimi të plotë të opozitës në këto dy vjet.

Tensionim paralel me afrimin e datës për miratimin e reformës në Drejtësi

Postuar në 25 Shkurt, 2016 16:03

Ka qenë një ditë e tensionuar ajo e sotmja në Kuvend, provokuar kryesisht nga protesta e opozitës për amendimet në ligjin për dekriminalizmin. Një ditë më parë, PD-ja propozoi disa ndryshime nisur nga vendimi i Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë për deputetin Armando Prenga, i cili në mbrëmje deklaroi “vetëpezullimin”. Por sot Prenga është rishfaqur dhe ka votuar dy dekretet e Presidentit për emërmin e Arben Ahmetajt dhe Milva Ikonomit në detyrat e ministrit të Financave dhe atij të Ekonomisë.

FMN: Të anulohet vendimi për heqjen e taksave ndaj biznesit të vogël

Postuar në 25 Shkurt, 2016 15:43

Një raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, nënvizon se masa e qeverisë për heqjen e tkasave për biznesin e vogël, prek strategjinë e stabilizimit financiar. “Strategjia e qeverisë për konsolidim gradual që bazohet në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe përmirësimin e administrimit, është e duhura.

Liria false e tranzicionit: Edhe Teatri vendos disiplinë për komunikim me median. Artistët nuk e durojnë censurën. Takime oratorike te monumenti i Pavarësisë, para se të bëhet parkimi

Postuar në 25 Shkurt, 2016 00:58

Fotodokumenti/Vetëpezullohet nga Kuvendi deri në vendimin final të Gjykatës së Lartë

Postuar në 25 Shkurt, 2016 00:52

Për tri ditë në Mars?

Postuar në 25 Shkurt, 2016 00:44

Shkencëtarët, ose disa prej tyre, mendojnë se udhëtimi i një sonde kozmike drejt planetit të kuq, mund të realiozhet edhe për tri ditë. Kjo duke përdorur atë që quhet shtytja fotonike, e materializuar me lazer. Më poshtë video shpjeguese:

Pages

Subscribe to ResPublica RSS