Usta dhe Pasha - ta ketë ekzagjeruar Fatmir Toçi?
Bujar Kapexhiu zografis PS-në ashtu si vjen përmes ankesave.
Qeveria paralajmëron emigrantët që nuk regjistrohen
Në Komisionin e Sigurisë, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri prezantoi projektligjin e qeverisë për regjistrimin e të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë. Ai tha se emigrantëve do t’u lihet 6 muaj kohë për t’u regjistruar, në të kundërt do penalizohen. “Sigurisht që ka sanksione, pra ka një periudhë më duket se është më shumë se 6 muaj kur emigranti duhet të regjistrohet pa patur asnjë sanksion, por nëse kalojnë 6 muaj atëherë kjo ka sanksion. Nuk mund të vazhdosh jetën tënde normalisht, palidhur këtë marrëveshje me shtetin shqiptar.
Tjetër Ksera, tjetër Gjiknuri
Në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit e mori fjalën edhe kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili tha se ishte ky institucion që çoi para drejtësisë ish-ministrin Spiro Ksera për korrupsion dhe shpërdorim detyre. “Zbuloni aferat financiare dhe do të na keni aleat”-tha Llalla. Por prej muajsh në Prokurori është edhe një kallzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për ministrin aktual të Energjisë Damian Gjiknuri për shpërdorim detyre në lidhje me marërveshjen e mirëkuptimit të qeverisë me kompaninë çeke Cez.
Poker mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian
U mbyll pa marrëveshje takimi i së dielës në mbrëmje mes kryeministrit britanik David Cameron dhe presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk. Të dy liderët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për sa i përket kërkesave të Londrës ndaj Brukselit, për të shmangur të shumëpërfolurën Brexit, apo daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
“Senatori” në krah të Edit, kundër zgjedhjeve për kryetar të PS
Servet Pëllumbi ka folur për gazetën “Shqip” rreth debateve të fundit që kanë përfshirë Partinë Socialiste për zhvillimin ose jot ë zgjedhjeve për kryetar në kongresin e pritshëm të Marsit. Ai lë të nënkuptohet se Blushi dhe emra të tjerë që mund të kandidojnë janë faktor dëmtues për partinë.
“Nuk besoj të ketë supriza pasi ato në rastin konkret veçse e dëmtojnë Partinë Socialiste dhe mendoj që në PS ka forca që mënjanojnë këta faktorë dëmtues. Unë e shikoj në shtratin e forcimit të mëtejshëm Partinë Socialiste”
Patozi: Jo koalicion me Metën
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e sheh si vetëvrasje politike një koalicion të mundshëm të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Panorama”, deputeti demokrat sheh lëvizjet agresive dhe masive popullore si të vetmen mundësi që vendi t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.
Ka disa kafshë me të vërtetë shumë të shëmtuara, por edhe në rrezik zhdukjeje
ISIS kërcënon në shqip
Shteti Islamik vijon me propagandën e tij përmes publikimeve në internet, këtë herë edhe në gjuhën shqipe. ISIS ka publikuar një video me titra shqip ku shkruhet “Ky ishte vetëm fillimi”. Edhe pse nuk saktëson se cilat do të jenë shënjestrat e ardhshme, grupi ekstremist përmes kësaj videoje kërkon të ngjallë frikë e terror kudo ku flitet shqip. “Mbytini ata kudo që t’i zini”.
Në videomesazh shfaqen sulmet e përgjakshme të 13 nëntorit në Paris, si edhe disa nga autorët e masakrës.
Nyau, brenda një shoqërie sekrete afrikane
Këto fotografi janë realizuar nga Vlad Sokhin dhe paraqesin pamje të vëllazërisë Nyau, një shoqëri sekrete e popullit Chewa në Mozambik, Malavi dhe Zambia. Sokohin thotë se ishte një rastësi kontakti me këtë shoqëri, kur gjatë një ceremonie për një kamp të ri, një anëtar i saj u shfaq i kamufluar. Policia thotë se ata nuk dënohen dhe hetohen asnjëherë, duke mos i klasifikuar si njerëz. Nyau performojnë atë që quhet “Gule Wamkulu” që do të thotë “Vallëzimi i Madh” dhe përfaqëson shpirtin e kafshëve dhe parardhësve të tyre.
Emblemë argjendi në emër të Kadaresë
Mund të gdhendet marrëdhënia Gjirokastër- Kadare, që shpesh perceptohet e largët dhe e ftohtë, por që në brendi përcjell të kundërtën? 80- vjetori i lindjes së shkrimtarit e realizoi këtë, në një logo unike, të gdhendur në argjend. Logoja e realizuar nga Bashkia Gjirokastër për personalitetet e larta, familjen Kadare dhe miqtë e tij, tregon një libër të hapur, a thua se vërtet Gjirokastra është pjellë e imagjinatës dhe krijimit, sikurse Kadare e përshkruan në “Kronikë në gur” dhe mbiemri Kadare i shkruar nga vetë shkrimtari në autografe.