Kulturë/Diskutim për Kadarenë në Qafën e Pazarit
A mund t'i bashkojë libri, letërsia dhe Kadareja personazhet e kësaj fotoje? Nëse përgjigja është 'po', atëhere me siguri që kjo mazhorancë është solide.
Fotolajm/Mikrofonat drejtohen aty ku është lajmi
Rikthehet mesatarja për pranimin në universitet. Reformë?!
Me miratimin e ligjit të ri për Arsimin e Lartë, është rikthyer edhe kriteri i mesatares së gjimnazit. “Tashmë Matura Shtetërore është vetëm provim dalës, që do të thotë që maturantët do të plotësojnë vetëm formularët A1 dhe A1Z që lidhet vetëm meprovimet e maturës shtetërore. Nuk do të ketë më formular A2 se nuk është më qeveria ajo që vendos për kriteret e pranimit, për kuotat e pranimit dhe ajo që certifikon se një maturant do të vijojë studimet e larta.
"Çështja "Çame", çështje të drejtash, jo politike"
Deputeti socialist i qarkut Vlorë, Koço Kokëdhima, i ka dhënë një intervistë televizionit lokal “Janina” në Greqi, përmes të cilës ka përcjellë disa qëndrime të Tiranës zyrtare në raportet me fqinjin e Jugut. Kokëdhima flet së pari për ekzistencën e Ligjit të Luftës, i cili është abroguar nga kryeministri në vitin 1987, por nuk është ratifikuar nga Parlamenti. Kokëdhima thotë se ekzistenca e këtij ligji pengon shumë shtetas shqiptarë që të kërkojnë të drejtat e tyre përmes teknikave ligjore në Greqi. Një interpretim arbitrar ky gjithsesi.
Dehumanizmi si degjenerim i politikës dhe Nard Ndoka
Nuk kishte pamje më të shëmtuar sesa ajo e komisionit të Ligjeve pak ditë më parë, kur një grup deputetësh nisën të gajasen së qeshuri pas një lapsusi të deputetit Nard Ndoka. Këta deputetë bash sikur të jenë qenie të udhëhequra vetëm nga reflekset pavloviane, nisin të qeshin gjithnjë sapo deputeti Nard Ndoka nis e flet (edhe kur nuk bën lapsus.) Edhe në ambiente të tjera të sferës publike, në media sociale etj., ka kohë që ka shpërthyer një pandemi e vërtetë dhe që ka në qendër deputetin Nard Ndoka.
“Shell” ble aksionet e “Petromanas” që operon në Shpirag
Kompania “Shell” do të blejë aksionet e kompanisë “Petromanas Energy” që operon në bllokun naftëmbajtës të Shpiragut. Njoftimi zyrtar është bërë dje dhe aty bëhet me dije se “Shell” do të paguajë 45 milionë dollarë. “Kompania Petromanas Energy Inc. ka njoftuar në 1 shkurt se ka hyrë në një marrëveshje shitblerjeje me Shell Upstream Albania B.V. (“Shell”), një degë që është tërësisht në pronësi të Royal Dutch Shell plc, sipas të cilit Shell ka rënë dakord që të marrë asetet shqiptare të Petromanas për 45 milionë dollarë. Transaksioni i propozuar pritet të mbyllet rreth datës 15 mars.
Shoqëria jonë nuk është në gjendje të rishikojë të kaluarën
Intervistë e shkrimtarit Agim Isaku për gazetën "Shqip":
-Le ta nisim bisedën nga koha kur nga një nxënës në gjimnazin e Devollit, mbushët një zarf me poezi dhe e nisët për në revistën “Nëntori”… Si e kujtoni atë kohë?
Emigrantët, grushta me pensionistët në metronë e Mynihut (Video)
Një video amatore e njërit prej pasagjerëve në metronë e Mynihut, tregon momentin e përplasjes mes një grupi emigrantësh dhe dy gjermanëve të vjetër në moshë. Pasi shpërndau regjistrimin në rrejtin social Facebook, autori i videos Tom Roth, shpjegoi se emigranti po besdiste një vajzë pasagjere, madje edhe duke e prekur ne pjeset intime
Cruz dhe Clinton, fitues në Iowa
Me një rezultat surprizë Ted Cruz, fitoi betejën e parë mes republikanëve për zgjedhjet presidenciale. Kur ka mbetur edhe shumë pak deri në rezultatin përfundimtar në provën e Ajoas, Cruz ndodhet në vendin e parë me 28% të votave , duke lënë pas kandidatin kryesor, miliarderin Donald Tramp, i cili u ndal 24% të votave. Politika e tij nacionaliste, duket se ka shërbyer pak, pasi Tramp rrezikoi të kalohej në këtë votim edhe nga Senatori Marko Rubio, i cili u rendit i treti me 23%.
Embargo 2 javë pulave nga Greqia
Ministria e Bujqësisë reagoi ndaj kronikës së prezantuar dje nga emisionin investigativ "Fiks Fare" ne Top Channnel lidhur me importin e shpendeve të gjalla nga Greqia, të cilat janë të klasifikuar si të skartuara. Ministri Panariti urdheroi pezullimin dy javor të importeve të shpendeve të gjalla, deri ne garantimin e gjurmueshmërisë dhe dhe verifikimit të origjinës. Në njoftim thuhet se ministri urdhëron inspektimin veterinar të detyryeshëm të shpendeve në kufi pavaresisht dokumentacionin shoqerues.