PËR GjERGJ BOJAXHIUN DHE TË TJERË SI AI…
Ti ke kontribuar në qeverinë e së Djathtës, ke qenë deri drejtor i KESH-it, dhe sot, je i qartë për të krijuar një formacion të ri politik.
E ke menduar që do të të postojnë çdo epitet të mundshëm negativ? Mos u dekurajo, sepse i vetmi personalitet i lindur është ai që e lejon njeriun të qëndrojë me gjakftohtësi në krah të çdo shoqërie të spikatur- dhe, besomë, nuk është vetëm kultura, dija, inteligjenca, cilësi që ti i ke.
Qytetarë në mësymje
Becchetti, padi Shqipërisë në Strasburg. “Deklaratat e kryeministrit shkelin prezumimin e pafajësisë”
Francesco Becchetti ka nisur lojërat juridike me Shqipërinë me qeverinë e së cilës ka konflikt të hapur për aktivitetin e tij sipërmarrës. “Reporter.al” shkruan se binzesmeni me origjinë italiane ka paditur Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut pasi sipas tij, deklarimet publike të kryeministrit të vendit, Edi Rama, përmes të cilave ai akuzon Becchettin, shkelin parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë.
Një lajm i zi: Sot pritet të vdesë Sadna te Bidai. “Alek, mbahu! Do të të vijmë se na ke ardhur”
Një lajm i hidhur u mor vesh sot. I përcjellë kështu ende pa ndodhur, ai i shton fatkeqësisë së pashmangshme edhe ankthin torturues të pritjes.
Miq, sot pritet të vdesë Sadna, bashkëshortja e Alekut në serialin indian “Bidai”. Këtë kob e mora vesh tek agjencia kombëtare e lajmeve “Balkanweb”, e cila shkruan se Sadna “kohëve të fundit ndien se diçka e keqe do të ndodhë”.
Si për ta rënduar dorën e kësaj fatkeqësie, “Balkanweb” e shoqëron lajmin e zi me një foto me diçiturën: “Sadhana Rajvanash lookinng beautiful”. Kaq e re! Kaq e bukur! Dhe e merr vdekja.
Apple Campus 2 - ja si do të duket kompleksi 5 miliardë dollarësh
Dixhitalizimi i pagesave dhe i parasë, “PayPal” përfshin në bordin e drejtuesve një prej pionerëve të “Bitcoin”
E ardhmja e parasë është kriptomonedha dhe dixhitalizimi i parasë. “Pay Pal”, kompania më e madhe në botë e pagesave online, ka përfshirë në bordin e drejtuesve të vet edhe një sipërmarrës, pioner të “Bitcoin”, Wences Casares. Një lëvizje që i bën jehonë pikërisht kësaj prirjeje. “Po hyjmë në një periudhë të paprecedentë në pagesat dhe në shërbimet financiare të drejtuara nga adoptimi masiv i teknologjisë mobile dhe dixhitalizimi i parasë”, tha për CNN Money, CEO i “Pay Pal”, Dan Schulman.
Palestinezët ekspozojnë tankun e prodhuar prej tyre, megjithë bllokadën izraelite
Avioni kalon mbi kokat e plazhistëve
Ky avion civil ka kaluar shumë ulët në plazhin "Maho" në ishullin St. Maarten në Karaibe.
Shijet e vjetra...
Këto foto janë shkëputur nga edicionet e viteve '70 të "Playboy".
Gjoja zgjedhjet në parti: PS-ja, PD-ja, tani sërish PS-ja
Sot, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kryetar për një kohë të gjatë edhe i Partisë Demokratike, është marrë me çështjen e demokracisë në Partinë Socialiste. Dy ditë më parë, lexo këtu, “ResPublica” paralajmëroi se një gjë e tillë do të ndodhte, në një formë apo në një tjetër. Berisha shkruan se vendimi për të mos lejuar Ben Blushin të kandidojë është i marrë nga një i sëmurë psiqik dhe është rast unik në botë.