Merkel kritikon Austrinë: Nuk mund ta çojmë Greqinë në kaos
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka kërkuar liderëve evropianë që ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët, lidhur me krizën e vazhdueshme me refugjatë, duke kritikuar qëndrimin e Austrisë.Në një intervistë dhënë televizionit ARD, Merkel ka thënë se nuk ekziston një “plan B”, nëse liderët dështojnë të pajtohen me Turqinë rreth mënyrës së ngadalësimit të rrjedhjes së refugjatëve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera, për në Evropë.
“Spotlight”, Oscar për filmin më të mirë
Leonardo di Caprio fitoi më në fund Oskarin e tij të parë për filmin e mbijetesës “The Revenant”, pas gjashtë kandidimeve. Ai u shpall aktori më i mirë në ceremoninë e 88-të të ndarjes së cmimeve Oskar, por “The Revenant”, megjithëse u kandidua në 12 kategori, mori tre statuja. Filmi më i mirë ishte “Spotlight” që mori statujën e artë, ndërsa fituesi i madh i natës së Oskarve ishte Med Maks Furi Roud, i cili mori gjashtë statuja të arta. Regjisori i “The Revenent” Alehandro Gonsales Injarritu u vlerësua për herë të dytë rradhazi për regjinë më të mirë.
Heshtja e PS-PD për opinionin e Venecias dhe dilema për dorëzimin e mandateve të opozitës
Asnjë nga dy partitë e mëdha nuk komentoi draftin final të opinionit të Venecias për reformën në drejtësi. Çuditërisht të dyja selitë e kaluan në heshtje dokumentin që në një farë mënyre është pranuar nga palët si arbitri i reformës në drejtësi. Të dyja krahëve u ka interesuar heshtja dhe nuk përjashtohet mundësia që mes PS e PD të ketë patur një pakt për të mos komentuar hë për hë opinionin e Komisionit të Venecias.
QSUT
Një video e News24 tregon edhe njëherë sesi "të hedhin" deri në QSUT
Modeli i femrës ideale në 3 mijë vjet
Burimi: Focus
Gjermanët e Sudeteve heqin dorë nga pretendimet e tyre ndaj Çekisë
Një organizatë që përfaqëson gjermanët e Sudeteve, ka deklaruar së fundmi heqjen dorë nga pretendimet territoriale ndaj Çekisë. Bashkimi i Gjermanëve të Sudeteve deklaron se pas një takimi të delegatëve në Munih, 72% e tyre votuan në favor të ndryshimit në kërkesat e tyre simbolike. Sipas tyre kjo bëhet për të vendosur një urë me popullin çek. Gjermanët e sudeteve kanë jetuar ngë Moravi dhe në Bohemi të paktën që nga shekulli i 14-të. Pas Luftës së Dytë Botërore 2.9 milionë prej tyre u dëbuan nga qeveria çeke në akuzën e bashkëpunimit me nazistët dhe përfshirjen në krime.
Mbyllja e kufijve të Shqipërisë shmang dyndjen e emigrantëve në Puglia
Greqia nuk duhet lënë vetëm, por një hapje e kufive të Shqipërisë do të shtonte rrezikun e një orientimi të fluksit të emigrantëve drejt brigjeve të Pulias. Sipas ministrit të jashtëm italian Anxhelino Alfano, iluzioni se Greqia mund ta përballojë e vetme krizën mund çojë drejt një rrënimi të sistemit. "Rreziku i hapjes së një rruge detare të kalimit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Pulias është evident dhe duhet marrë paraysh. Mund të kthehet në një problem për gjithë Europën, ndaj duhet të punojmë bashkarisht.
Trump prish gjumin e shumëkujt. Ish-Shefi i CIA-s: “Ushtria mund të mos i bindet për urdhëra ekzekutimesh”
Udhëtimi i Donald Trump drejt Presidencës amerikane po percepthet si një realitet i cili nuk ëhstë më dhe aq i pamundur. Mediat janë vënë në lëvizje me gjithfarë argumentesh, ndonëse në finale është mekanizmi i votës ai që do të provojë nëse “Ëndrra Amerikane” do të realizohet tek ambiciet e miliarderit showman. Kjo po u prish gjumin shumë njerëzve në SHBA, që nuk duan të besojnë se Donald Trump do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë pas një fushate ku ai praktikisht guxoi të thoshte çfarë i donte qejfi.
Mugabe feston 92 vjetorin me një tortë gjigande
Me një tortë gjigande dhe 92 balona që u lëshuan në qiell, presidenti epik i Zimbabves, Robert Mugabe festoi 92 vjetorin e lindjes. Në krah të bashkësortes së tij disa vite më të re, Mugabe organizoi festën e ditëlindjes. Ceremonia presidenciale u mbajt në zonën e Masvingos, ku 70 për qind e silërfaqeve të mbjella me drithëra u shkatërrua nga thatësira. Mugabe është në pushtetnqënprej vitit 1980 kur Zimbabve fitoi pavarësinë nga Britania. Ai ka refuzuar ndihmën emperëndimit me frikën se si shkëmbim do t'kërkohet të legalizojë martesat e homoseksualëve.
Kujt i rruhet se çfarë bëhet në PS?!
Sot doli para mediave Fatmir Xhafa. Në njoftimin për shtyp u tha se Fatmiri mban detyrën e Sekretarit për Koordinimin në Partinë Socialiste, por për ata që e njohin pak këtë parti, e dinë që Fatmiri mund të mbante edhe ndonjë detyrë tjetër. Si ta kërkojë Asambleja. Paska thënë Fatmiri: “Sot në këtë dalje jam për të dhënë një lajm, që gjykoj se është i rëndësishëm dhe që ka interes për ju dhe për publikun. Komisioni për Reformën Statutore i mandatuar nga Asambleja Kombëtare e partisë, ka përmbyllur punën disa mujore të tij për ndryshimet, e hartimin e Statutit të ri të PS”.
