Debate për ndërtimin te Parku i Liqenit

Postuar në 29 Shkurt, 2016 23:28

Sot në emisionin "Opinion" Sazan Guri që njihet si ambientalist është përplasur verbalisht me kryetarin e Bashkisë për ndërtimin te Parku i Liqenit: Më poshtë videot:

Martesa blic në Konsullatën e Shqipërisë në Milano

Postuar në 29 Shkurt, 2016 23:21

E mbani mend Ditmir Bushatin në vitin 2013 kur zinte vend në lajme e në tituj me idetë për rilindjen e diplomacisë, heqjen e të paaftëve, goditjen e nepotizmit në emërime, apo edhe thirrjen e këshilltarëve gjermanë dhe optimizimin e përfaqësimit? Ndoshta jo, se llafet i merr era, por jo thagmat si këto që sjell sot emisioni “Stop” në Tv Klan. Martesë ku shkesë është një sekser që thotë se lekët përfundojnë te konsullja e Shqipërisë në Milano, Luljeta Çobanaj. Një akuzë që mbetet vetëm e tillë, sa kohë që konsullja do të duhet të sqarojë pozicionin e vet.

Alfred Peza mban fjalim në Kongresin Laburist. Duartrokitet për citatin "Jeni ju, pa jemi ne"

Postuar në 29 Shkurt, 2016 21:53

“Me ndërhyrjen te Parku i Liqenit Artificial u GABUA. “Rilindja Urbane” prishi diversitetin e qyteteve”

Postuar në 29 Shkurt, 2016 20:27

Maks Velo ka qenë i ftuar në emisionin “Zululand” në “Tema Tv” dhe ka folur për zhvillimet më të fundit që prekin mjedisin në Tiranë, hapësirën e saj publike duke problematizuar ndërkohë një sjellje të Bashkisë që është vënë së fundmi nën kritika. Velo thotë se për çështjen e Parkut është gabuar, sidomos po të shohësh kostot financiare që po paguhen për të ndërtuar një kënd lojërash. “Unëjam autori i Parkut të Liqenit Artificial të ndërtuar në vitin 1959...Goditja e parë u dha me shkollën “Wilson” nga Berisha dhe pastaj me radhë, me “Sheraton” dhe me pjesën e sipërme të liqenit.

2.6 milionë$, 261km/h, 1500 kuaj fuqi - Bugatti Chiron

Postuar në 29 Shkurt, 2016 19:54

Treguesi Dixhital 2016/BE-ja me ritëm të mirë. Dimensioni me rritjen më të shpejtë: Integrimi i Teknologjisë

Postuar në 29 Shkurt, 2016 19:10

Bashkimi Europian mbetet një nga hapësirat me ritmin më të shpejtë në konkurencën dixhitale, por brenda tij shpejtësia është e ndryshme. Treguesi i Ekonomisë dhe Shoqërisë Dixhitale(DESI 2016) jep të dhëna për rritjen e vendeve të BE-së, por krahasuar me një vit më parë kjo rritje është më e ngadalësuar.

Lily Aldrige, mendje elastike në një trup elastik

Postuar në 29 Shkurt, 2016 18:46

Raporti Javor (22 - 28 Shkurt 2016)

Postuar në 29 Shkurt, 2016 18:31

Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 22 - 28 Shkurt 2016, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe

Me lotë në sy para gjyqit koreanoverior

Postuar në 29 Shkurt, 2016 17:59

Otto Warmbier, një student amerikan ka kërkuar falje publikisht në seancë gjyqësore në Phenian, për vjedhjen e një posteri në hotel

Dorëheqja e drejtorit të Sptalit të Lushnjës, nuk pranoi të firmoste shkarkimet e Beqajt

Postuar në 29 Shkurt, 2016 17:43

Tërhoqi vëmendjen sot dorëheqja e drejtorit të Spitalit të Lushnjës, i cili në një konferencë për shtyp tha se vendosi të lërë postin për arsye familjare. Por burime pranë spitalit të Lushnjës thanë për ResPublica se Ramazan Doko vendosi të japë dorëheqjen pasi nuk pranoi të firmosë shkarkimin e 35 punonjësve nga spitali i Lushnjës, si pjesë e urdhërit për ristrukturimin e personelit mjekësor. Edhe në konferencën për shtyp Doko u tregua i kujdesshëm, duke lënë të nënkuptohet shkak i largimit ishte pamundësia për të çuar përpara projektet e tij.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS