Cindy Crawford tërhiqet, por megjithatë është në formë
Valya Romanova, pak e vjetër në stil, artificiale, por jo dhe aq keq
Romanova duket se ka inteligjencë prej shtëpiakeje: i pëlqejnë ata që vishen bukur dhe sidomos ata që dinë të gatuajnë. Kush ka durim mund të lexojë intervistën e saj: http://www.maxim.com/maxim-man/what-a-beautiful-girl-wants-valya-romanov...
Demografia e Europës prehistorike, një thyerje ndodhi 14 500 vjet më parë me migrime nga Europa Juglindore
14 500 vjet më parë Europa u përfshi nga një valë migrimi popullsish gjuetarësh. Kjo konfirmohet nga studime të fundit të ADN-së së kockave të gjetura të individëve që u përkasin këtyre popullsive. Vitet e fundit kanë çuar në konstruktimin e një peizazhi demografik të Europës që ka këtë diakroni: rreth 40 000 vjet më parë grumbuj gjuetarësh u vendosën në Europë. Ata u zëvendësuan nga fermerë të ardhur nga Lindja e Mesme rreth 8000 vjet më parë. Vetë këta fermerë u përballën me mbërritjen e blegtorëve nga stepat euraziatike rreth 4500 vjet më parë.
Skafi i trafikantëve u shpëton forcave italiane dhe atyre shqiptare
Sipas policisë shqiptare u sekuestruan 500 kg drogë, ngarkuar në Shqipëri, por skafi nuk u arrit të bllokohej, pasi ishte shumë i shpejtë.
Pamjet e vinçit që ra në Manhatan, New York
Zhvillohet ceremonia e shpalljes së fituesve të Lojës Promocionale të kuponit tatimor. Ministri pranon problemet serioze me mbledhjen e TVSH-së
Sot Ministria e Financave ka organizuar shpërndarjen e çmimeve fituese për pjesëmarrësit në Lojën Promocionale të kuponit tatimor. Një ceremoni thuajse pa kuptim, përderisa organizimi i lojës nuk përmbushi kriteret teknike për të qenë e tillë. Siç u raportua në media dhe u pranua edhe nga Ministria e Financave, kishte gabime pasi disa prej fituesve ishin jashtë kritereve të vendosura paraprakisht. Ministria ja hodhi fajin Postës, e cila nga ana e vet deklaroi se zbatoi përpikmërisht hedhjen e të dhënave dhe asgjë më shumë.
“Gazetaria në duart e duhura mund ta bëjë botën më të mirë”
Fotoreporteri Yannis Behrakis, që ka punuar për “Reuters” dhe “The Guardian”, e që sivjet ka marrë çmimin e fotoreporterit të vitit në gazetën britanike, jep një intervistë të shkurtër për “Greek Neës Agenda”, ku shpjegon disa aspekte të profesionit të tij.
Jeni fotoreporter prej 25 vjetësh. Si e nisët?
Luna 9, sonda e parë nga Toka që u ul në Hënë në vitin 1966
Ulja e parë e një mjeti nga Toka në sipërfaqen e Hënës u bë më 3 shkurt të vitit 1966 nga Bashkimi Sovjetik me sondën Luna 9. Pas uljes, sonda dërgoi fotografi të sipërfaqes së Hënës si dhe konfirmoi se tabani i Hënës është i qëndrueshëm. Në po këtë vit, sovjetikët emetuan një pullë postare me pamjet e sondës dhe të sipërfaqes së Hënës, pamje që u përcollën edhe në televizion. Në atë kohë shkencëtarët sovjetikë deklaruan se nuk kishin plane të afërta për të dërguar një njeri në Hënë.
Sonda “Spirit” fotografon në Mars ato që dyshohet se janë fosile. Një provë e ekzistencës së jetës përtej Tokës?
Një sondë e NASA-s në Mars, “Spirit”, mendohet se ka fotografuar ato që duken si fosile të jetës së dikurshme në Planetin e kuq. Bëhet fjalë për disa njësi të fosilizuara silici, që ngjasojnë me ato që janë zbuluar në shkretëtirën e Atakamës në Kili. Mendohet se këto fosile provojnë ekzictencën e mikrobeve, pra të jetës. Deri më tani shkencëtarët kanë në dorë vetëm fotografitë, por dyshimet se bëhet fjalë për gjurmët e para të jetës në Mars, pra përtej Tokës, janë shumë të forta.
Dogana kufizon oraret e eksporteve për t'iu përshtatur kapaciteteve të Rapsiscan. Bizneset kosto indirekte përveç tarifës 22 euro
Krahas pagesës së tarifës prej 22 euro për deklaratë doganore, si rrjedhojë e kontratës së skanimit mes qeverisë shqiptare dhe Rapiscan, bizneset po përballen dhe me kosto të tjera indirekte si rrjedhojë e kufizimit të orareve të punës në dogane, me qëllim që t’i krijohen kushte koncesionarit për skanim.