Kryeson listën e më të pasurve të botës
Bill Gejts kryeson për të tretin vit rradhazi listën e njerëzve më të pasur të botës me një pasuri prej 75 miliardë dollarë. Themeluesi i gjigandit kompjuterik Microsoft është 4.2 miliardë dollarë më i varfër krahasuar me vitin 2015. Në vend të dytë në listën e Forbes ndodhet Amancio Ortega, 79-vjeçari spanjoll, bosi i firmës së veshjeve “Zara”. Sipërmarrësi që fitoi më shumë para në vitin e fundit është Mark Zukerberg. Themeluesi i rrjetit social Facebook renditet në vendin e 6-të me 44.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi më i ri në listën e 10 personave më të pasur në Botë.
Ja si ka shkuar per shoping Miley Cyrus
E cilësuar si një nga femrat me seksi në planet Miley Cyrus nuk habit me shfaqjet e saj. Ajo është fotografuar me nje minibluze transparente teksa ka dale për shoping..
Muxhahedinët iranianë/Një shkrim dhe disa të dhëna që nuk i janë thënë qytetarëve shqiptarë as në 2013-ën e as tani
Një shkrim i publikuar dje në “Huffington Post” rimerr edhe njëherë çështjen e muxhahedinëve iranianë (Mojahedin – e - Khalq: MEK), një grupim opozitar paramilitar që synon rrëzimin e pushtetit aktual në Teheran, 3000 prej të cilëve është vendosur të vinë në Tiranë. Autor i shkrimit është Massoud Khodabandeh, drejtor i një think tanku(http://www.mesconsult.com/about%20us.htm) që e drejton me bashkëshorten, e që është kontraktuar nga qeveria aktuale irakene për çështje të terrorizmit.
Liu Bolin, "kameleoni njerëzor" - protestë duke u bërë i padukshëm
Liu Bolin është një artist kinez që ka talentin e përshtatjes rrethanore, duke lyer veten me bojë derisa bëhet i padukshëm. Një proces pune që merr ndonjëherë edhe 10 orë. Bolin thirret si "Njeriu i Padukshëm" dhe ka patur mundësinë të prezaontojë punën e vet në botë. Ai e sheh artin e "padukshmërisë", si një protestë, si një mënyrë për t'i shpëtuar autoriteteve.
Indi, rekrutët vetëm me mbathje në provim
Aftësia për të kopjuar ka detyruar ushtrinë indiane të marrë masa ekstreme
Shpërthim meteorik mbi Skoci
Shkëlqimi i madh në qiellin e Skocisë më 29 shkurt u raportua nga shumë njerëz. Hipoteza më e mundshme është se ndriçimi erdhi nga një meteor që hyri në atmosferë
Thatësira aktuale në Mesdheun Lindor, më e madhja në 900 vitet e fundit
Thatësira e Mesdheut Lindor që ka nisur në vitin 1998 është ndoshta më e madhja në 9 shekujt e fundit. Kështu thotë një stutim i fundit i agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, e cila ka rindërtuar historinë e thatësirave për të kuptuar më mirë klimën e këtij rajoni dhe zhvendosjen e ujërave në të. Vendet që përfshihen janë Qipro, Izrael, Jordani, Liban, Palestinë, Siri dhe Turqi, që hyjnë në një nga zonat më konfliktuale të globit. NASA është përpjekur të ndërtojë një model që do ta bënte më të lehtë identifikimin e viteve dhe periudhave më të thata.
‘Upload’ në tru? Nuk është më fantashkencë
Lajm i mirë për ata që urrejnë leximin dhe shkollën. Disa shkencëtarë në Kaliforni kanë gjetur një mënyrë për të “ngarkuar” informacionin direkt në tru, njësoj si në filmat e shumtë që e parashikojnë këtë gjë. Studimi është publikuar në “Frontiers in Human Neuroscience” dhe evidenton faktin se subjektet që iu nënshtruan stimulimit cerebrale përmes elektrodave e përmirësuan aftësinë e pilotimit(për këtë aftësi u zgjodhën) dhe e mësuan detyrën e dhënë 33% më mirë sesa subjektet që nuk i ishin nënshtruar stimulimit.
Zululand/Eduard Zaloshnja: "Veliaj merr mbështje edhe nga ata që nuk e votuan në 21 qershor"
Sonte në emisionin Zululand të gazetarit Mustafa Nano ishte i ftuar analisti Eduard Zaloshnja.
Taksat në Tiranë janë rritur, për bizneset, por edhe për familjet
Nga 1 janari, çdo biznes dhe familje në kryeqytet do të paguajnë një taksë për arsimin. Për biznesin, taksa do të jetë e përshkallëzuar, nga 4.000 lekë në vit për ndërmarrjet e vogla, deri në 37 mijë lekë për biznesin e madh dhe atë VIP. Ndërsa familjet do të paguajne 1.800 lekë në vit. Vendimi i Këshillit Bashkiak ka ndryshuar edhe taksën e ndërtesave.
