Pezullohet puna në Gjykata, avokatët kundër ligjit të sigurimeve
Ligji për rritjen e sigurimeve për profesionet e tlira ka bërë që avokatët të hidhen në grevë, ndërsa është pezulluar puna në gjykatat e vendit. Kështu, mësohet se avokatët e Fierit kanë bojkotuar të gjitha çështjet gjyqësore.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Zenun Hajdërmataj pohoi se nëse nuk ndryshon vendimi për tarifat minimale të pagës. “Jemi të gjithë të bashkuar. Kush shkel vendimin do ketë masë disiplinore”, tha Hajdërmataj.
Ndër të tjera vetëm ditën e sotme ishin rreth 60 çështje civile dhe penale.
Teknologjia e informacionit, Shqipëria e fundit në Europë
Shqipëria renditet e fundit në Europë në indeksin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit (IDI) për vitin 2015 dhe e 94-a në botë, sipas një renditjeje të publikuar së fundmi nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) në raportin “Matja e Shoqërisë së Informacionit”.
Nga tre nënindekset, Shqipëria renditet më mirë në atë të aftësive, ku është në vendin e 61 dhe më keq në atë të aksesit, ku është e 105-a në botë, ndërsa është e 81 në indeksin e përdorimit raporton Monitor.
Goditet me vezë e domate ministri Beqaj (Video)
Makina e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj është goditur me vezë nga aktivistë të Aleancës Kuq e Zi.Incidenti ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne jashtë ministrisë që ai drejton, teksa aktivistët e AK-së po e prisnin Beqajn aty.
Aktivistët mësohet se kanë thirrur ndaj tij: “Hajdut, hajdut”, teksa kanë qëlluar mbi makkinën e tij dhe stafin e Beqajt. Burime nga policia thonë se në momentin e ngjarjes, ministri Beqaj nuk ka qenë në makinë.
Me protestat me vezë dhe domate Aleanca Kuq e Zi po ndjek shembullin e opozitës në Kosovë që ka sulmuar disa ministra në këtë mënyrë.
Propozohet forcë ushtarake europiane për të ruajtur kufijtë e Greqisë
Greqia po përballet me një qëndrim të ashpër nga ana e partnerëve lidhur me çështjen e refugjatëve. Disa prej shteteve anëtare të BE po insistojnë se duhen gjetur mënyra për tjera për të kufizuar flukset e refugjatëve që mbërrijnë në vendet e tyre.
Përherë e më tepër po shtohen skenaret, sipas të cilave vendet e BE do të bashkëpunojnë më shumë me Maqedoninë dhe Serbinë se sa me Greqinë.
Fushë Studë, Bulqizë - Dibër
Në uniformë
Arrestohet biznesmeni Sait Fishta
Është arrestuar sot në mbrëmje Sait Fishta, biznesmen dhe ish-kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit. Po kështu Fishta ka qenë më herët kandidat edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Sot paradite mediat njoftuan se u vendos sekuestro preventive për 9 pallate në Velipojë, që ishin ndërtuar nga Fishta. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorisë në Shkodër.
http://www.m.lapsi.al/lajme/2016/02/07/arrestohet-sait-fishta-kandidati-...ër-deputet-në-shkodër#.VrfCCq-kqrU
Matteo Renzi propozon votim në popull për Presidentin e Komisionit Europian
"Nuk durohen këta teknokratët, të cilët nuk e dinë se çfarë do të thotë marrëdhënie me qytetarët". Kryeministri italian, Matteo Renzi deklaroi se Partia Demokratike italiane e qendrës së majtë do të propozojë një votim të hapur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për pasardhësin e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Opozita ka një strategji: Më mirë Bamiri sesa Iliri
Partia Demokratike vijon ta shohë si të dobishme strategjinë politike të tensionimit të koalicionit qeverisës. Për thuajse një vit të tërë, një aleancë e paqartë, fluide, e padeklaruar mes Ilir Metës të LSI-së dhe PD-së, më saktë segmentit të drejtuar nga Sali Berisha, u përfol në media dhe në politikë, si një realitet sfidues ndaj PS-së dhe Edi Ramës. Gjithçka në kushtet e një presioni në rritje pas çështjeve me ngarkesë korruptive që dolën në sipërfaqe disa herë.
Në përpjekje për të zbuluar sekretin e xhamit venecian
William Gudenrath, një punues qelqi i kohëve tona, mendon se ka zbuluar sekretin e qelqit venecian, i famshëm si mall luksi në Europën e dikurshme.