"Ti po ja merr Skënderit partinë?" "Jo, duan të vijnë vetë. Thjesht u dhamë tenderin e teserave dhe kaq"
Ben, na dëfto: Kush janë socialistët e vërtetë?
Sot në “Top-Story” socialisti i vjetër, ish-kryeministri Pandeli Majko ka qenë për një intervistë. Ka thënë Majko ndër të tjera: “Në ditë të vështira Pandeli Majkon e keni parë gjithmonë përkrah Edi Ramës. Unë nuk e di nëse ky udhëtim që Blushi ka marrë, është një fillim ose një fund...Duhet të ketë kujdes se po e teprove me të drejtën, e drejta të kthehet në të kundërt...Kujtoni zgjedhjet e 2001, kur Ilir Meta kryeministër fitoi zgjedhjet dhe menjëherë u sfidua nga Arben Malaj.
Inspektim dhe auditim financiar për të shmangur “surprizat” e KLSH-së
Siç pritej qeveria miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për krijimin e njësive të auditit të brendshëm për ministritë dhe institucionet e varësisë të organizuara me degë territoriale dhe bashkitë. Krahas këtij vendimi qeveria ka miratuar në mbledhjen e datës 3 shkurt, edhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit e administratës publike, për t’u përzgjedhur si inspektor financiar publik.
Kush po e tund Llallën?
Adriatik Llalla ndërron mendje për antikorrupsionin. Nëse një muaj më parë ai e shkriu Njësinë Antikorrupsion me argumentimin se prokurorëve u kishte mbaruar mandati dhe se “nuk ka patur ngarkesë në punë”, sot ai ka kthyer timonin në të kundërt. Raportohet se 8 prokurorë do të transferohen në këtë, mes tyre edhe Ramadan Troci, që do të drejtojë njësinë në fjalë(http://www.syri.net/2016/02/08/kryeprokurori-llalla-rikthen-njesine-anti...).
Statuto - Mania e të majtëve/Gjinushit duan t'i marrin partinë
Sot në selinë e PSD-së ka patur një si lloj përplasje që është kufizuar te porta e mbyllur me zinxhirë. Kërkesën për demokraci të brendshme e kanë hedhur njerëz që kanë qenë pas Skënder Gjinushitgjatë gjithë kësaj kohe. Ky i fundit ka komentuar për Top-Channel se janë lojëra të tre personave. Me sa duket pasuria më e madhe e PSD-së ka mbetur Gjinushi vetë dhe vila e lezetshme në rrugë "Fortuzi".
Ndërtuesit do të detyrohen të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes, përveç lejeve
Qeveria do të detyrojë me ligj ndërtuesit që të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes apo porositë për ndërtime të reja. Motivi kryesor për këtë ndërhyrje që pritet të bëhet në ligj është pastrimi i parave dhe terrorizmi, që sipas zv.ministrit të Drejtësisë, Arben Isaraj, ka rezultuar i verifikueshëm në disa raste flagrante. “Është pastrimi i parave te kjo pjesa, kur flasim për karabinatë dhe kreditë. Janë kredi të këqija që ndodhen në sistemin bankar për arsye të korrupsionit etj.
Raporti Javor (2 - 7 Shkurt 2016)
Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 2 - 7 Shkurt 2016, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe
Debati politik në PS drejt institucionalizimit. Depozitohet zyrtarisht dokumenti që pretendon shkelje masive të Statutit
Ndonëse është përpjekur ta injorojë dhe të minimizojë peshën që kanë kritikat e Ben Blushit, kryeministri Edi Rama sot ka bërë një lëvizje që konfirmon shqetësimin e vet. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së kanë raportuar disa ministra, që së fundmi janë përfolur dhe akuzuar nga opozita si të përfshirë në afera korrupsioni. Nga ana e vet, deputeti Blushi, ka regjistruar një dokument zyrtar tanimë, sipas të cilit shkeljet statutore në PS, janë shkelur disa herë.
"Letërsia nuk po merr më angazhime të mëdha si dikur..."
Një roman jo si gjithë të tjerët. Një roman rregullathyes. “Romani i lumturisë” e ka titulluar autori Gazmend Krasniqi, ndalesën e tij të radhës, në rrugëtimin vetjak në kërkim të gjetjeve letrare. Dhe në fakt çfarë kërkohet në të, çfarë mëtohet prej personazheve është LUMTURIA! Cila lumturi? Si e shohin personazhet lumturinë? Çfarë është lumturia për ta? A ia dalin ta gjejnë? Gazmend KRASNIQI rrëfen… në një intervistë me Arta MARKUN
"Patriot act" pa të drejtë vote
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve se projektligji propozuar nga qeveria për regjistrimin e emigrantëve nuk u jep atyre të drejtën e votës, por është një borxh që Shqipëria u ka atyre për kontributin e dhënë në vite. Sipas Tahirit, drafti që propozohet është një akt patriotik pasi përmirëson shërbimet për emigrantët shqiptarë dhe shteti ka një regjistër se ku jetojnë shqiptarët.