Ligji i ri për hipotekat. Dixhitalizim i hartës së tokës, një zgjidhje për mbivendosjet

Postuar në 09 Shkurt, 2016 19:51

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka përsëritur edhe njëherë sot në Komisionin e Ligjeve, nevojën e dixhitalizimit të hartave të tokës. Sipas tij mbivendosjet e pasurive të paluajtshme janë problem shumë serioz dhe ndërhyrja me anë të teknologjisë është një zgjidhje e kënaqshme. Kjo ka vlerën e vet edhe në raport me kreditimin nga bankat, që sot paraqitet shumë problematik. “Qeveria ka hartuar një ligj të ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme që synon të shmangë shitjen fiktive të apartamenteve, duke shuar në këtë mënyrë një konflikt shumëvjeçar në shoqërinë shqiptare.

Për Bidain dhe Sadnën

Postuar në 09 Shkurt, 2016 18:48

Me rastin e vizitës në Shqipëri të Alekut dhe Sadnës, Ministria e Kuktures ka vendosur ngritjen e një permendoreje. Thuhet se ky është amanet i një komshieje të ministres Kumbaro pas shfaqjes së fimit "Jetë e dyfishtë", e cila i ka thënë: "Kto indianët moj Mirela, janë shumë të mirë".
Parlamenti ka vendosur të dërgojë një urim te veçantë përmes Eduard Ndocajt

Majko më në fund merr titullin “Hundëderri”

Postuar në 09 Shkurt, 2016 18:10

Pas intervistës në Top Channel, Këshilli i të Urtëve në Partinë Socialiste vendosi t’i akordojë  ish-kryeministrit Pandeli Majko titullin “Hundëderri” me motivacionin “Për merita të veçanta në mbështetje të kryeministrave “kokëderra” të Partisë Socialiste”

 

A gënjen ministrja Kumbaro për testamentin e Ibrahim Kodrës? (Video)

Postuar në 09 Shkurt, 2016 17:17

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u pyet në Komisionin e Jashtëm për vendimin që parashikon zhvendosjesne eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra nga Ishmi dhe rivarrimin në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

Kumbaro u tha deputetëve se zotëron aktin noterial, në të cilin, sipas saj piktori i njohur shqiptar shprehte vullnetin që të prehet në një vend në Durrës ose në Tiranë. Por Televizioni Klan që ka zbardhur testamentin thotë se ministrja Kumbaro gënjen pasi në asnjë rresht të testamentit , piktori nuk shpreh vullnetin për vendin ku do të donte të prehej.

Kryetari i PS-së/Një variant është ndryshimi i Statutit. "Mocion ndaj kryetarit me vetëm 500 firma"

Postuar në 09 Shkurt, 2016 16:02

Pozicioni i Edi Ramës në krye të PS-së është vënë në diskutim për nga legjitimiteti statutor. Dhe rrëfenjat me laburistë, që janë shtënë në punë, duket se nuk kanë ngjitur edhe aq, sa kohë që një kryetar dhe kryeministër që ka 7 vjet në detyrë, duhet të ketë kurajën që të pranojë garën. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në Kongresin e 19 marsit, por një sugjerim mund të jetë edhe ndryshimi i Statutit. Kjo uk është zyrtare, por sot, “shqiptarja.com”, raportonte se nuk përjashtohet ndryshimi i nenit 30 të Statutit, ku përcaktohet se mocioni ndaj Kryetarit bëhet me 1/3 e firmave të anëtarësisë.

Luftë dollarit/Rusia propozon pagesa në monedha kombëtare me Kinën dhe Iranin

Postuar në 09 Shkurt, 2016 15:37

Pas Iranit që deklaroi se do të pranojë pagesa vetëm në euro për shitjen e naftës së vet, një tjetër veprim i ngjashëm pasohet nga Rusia. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se Presidenti i vendit, Vladimir Putrin, ka deklaruar nevojën e përdorimit të monedhave kombëtare në pagesat bilaterale me Iranin dhe me Kinën.

Braho i pafajshëm

Postuar në 09 Shkurt, 2016 15:14

Gjykata e Lartë ka shpallur këtë të martë të pafajshëm kreun e komisionit të sigurisë kombëtare, Spartak Braho, ndaj akuzave të deputetit Tom Doshi.
Doshi e kishte paditur Brahon për shpifje, pas një shqetësimi të ngritur prej këtij të fundit për një rrezik që i kanosej stabilitetit të vendit e për të cilin bënte përgjegjës pikërisht Doshin.
Pasi sqaroi pozicionin e tij, deputeti socialist e paditi eksponentin e spikatur të Lëvizjes Socialiste për Integrim penalisht për shpifje.

Raporti i BB-së/Shqipëria vend me barrë të lartë fiskale. Rritje me 5.1% në vitin 2015

Postuar në 09 Shkurt, 2016 12:54

Shqipëria hyn në vendet me ngarkesë të lartë fiskale. Një raport i Bankës Botërore, “Paying Taxes 2016”, vlerëson se shkalla tatimore në Shqipëri për vitin 2015 ishte 36.5%, duke shënuar rritje me 5.1% krahasuar me një vit më parë. “Shkalla tatimore në vitin 2015 ishte 36.5%, duke shënuar një rritje prej 5.1% në raport me një vit më parë. Nga këto, 14.1 për qind janë tatime, 19.8 janë taksa mbi punën, ndërsa 3.6 për qind janë taksa të tjera. Sipas raportit, biznesi në Shqipëri harxhon 357 orë në vit për pagimin e taksave.

Dy fjalë për buxhetin dhe koncesionet

Postuar në 09 Shkurt, 2016 10:47

Maxhoranca është e detyruar të shkojë në partneritetin publik-privat për shkak të pamundësisë financiare të buxhetit për të përmbushur nevojat e qytetarëve për shërbime më të mira. Këtë përgjigje u ka dhënë kryeministri Rama skeptikëve brenda partisë për konçesionet. Para raportimit që 3 ministra bënë në grupin parlamentar, kreu i qeverisë tha se ky është një model që është ndjekur edhe nga vende të thera.

Autoriteti i Konkurrencës kërkon liberalizmin e tregut të kasave fiskale

Postuar në 09 Shkurt, 2016 10:10

Autoriteti i Konkurrencës pas shqyrtimit të raportit të monitorimit në tregun e shërbimit të pajisjeve fiskale i ka rekomanduar qeverisë të liberalizojë kriteret për marrjen e autorizimit në mënyrë që të futen ne treg edhe kompani të reja.
Në tregun e kasave fiskale nuk ka pengesa ligjore për hyrjen në treg, vëren konkurrenca, pasi ndërmarrjet të cilat përmbushin kriteret e nevojshme dhe zotërojnë kapitalin e nevojshëm janë të lira të hyjnë në treg, por pengesa ka të bëjë me qarkullimin vjetor dhe garancinë bankare.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS