Dyzet e pesë mijë librat e Enverit

Postuar në 11 Shkurt, 2016 16:12

Tashmë po bëhet si rrugë që persona me rëndësi të bëjnë autobiografinë përmes intervistash në televizor, në të cilat gazetarët bëjnë pyetje komode, që në shumicë i kanë përgatitur plotësisht apo pjesërisht vetë të intervistuarit në atë mënyrë që ta nxjerrin sa më të pastër dhe sa më të vlefshme veten e tyre. Kjo ndodhi këtë herë edhe me intervistën që Nexhmie Hoxha i dha Rudina Xhungës.

Berisha: Kam refuzuar të jem mjek personal i Enver Hoxhës

Postuar në 11 Shkurt, 2016 14:11

Seanca e sotme plenare e kuvendit u shoqërua me një replikë ta gjatë mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha. Debati kaloi edhe në plan personal dhe preku lidhjet e dy familjeve me regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. Berisha tha se kishte re fuzuar të ishte mjek personal i Enver Hoxhës sepse kishte patur pasion punën në spital, ndërsa kryeministri Rama i kujtoi se të gjithë shqiptarët e dinë pasionin e tij për të qenë pranë udhëheqësve të bllokut dhe mënyrën sesi ai hyri në lëvizjen e dhjetorit dhe Partinë Demokratike.

Iliri nuk bën dot pa PD-në

Postuar në 11 Shkurt, 2016 12:50

I pyetur nga mediat lidhur me qëndrimet e dyzuara të shfaqura nga deputetët e LSI-së gjatë daljeve publike, Meta tha se qëndrimin zyrtar të LSI-së e mban ai vetë ose kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili, duke lënë të nënkuptohet se kundërshtitë e Ylli Manjanit për draftin janë personale. Gjithsesi për punën e ngritjen e Byrosë së Hetimit Meta nuk suprizoi duke thënë se LSI nuk e voton draftin pa konsensusin e PD-së.

Rusia mbërrin në kufirin turk

Postuar në 11 Shkurt, 2016 11:29

Me ndihmën e aviacionit rus luftëtarët kurdë morën në zotërim gjatë natës një ish-aeroport ushtarak që kontrollohej nga rebelët antiqeveritarë. Aeroporti ndodhet vetëm 25 kilometra nga kufiri turk që mbetet zbuluar nga tërheqja e rebelëve. kanë qenë të paktën 30 fluturime të flotës ruse që kanë zbrapsur kundërshtarët e presidentit Asad. Qëllimi është marrja nën kontroll të plotë të Alepos nga forcat kurde që po mbështeten në armatime nga rusët. Në planin diplomatik tensioni mbetet i lartë.

Kjo modele zhvishet edhe ne dimer

Postuar në 11 Shkurt, 2016 10:58

Bie helikopteri i ushtrisë greke, bënte manovra në detin Egje

Postuar në 11 Shkurt, 2016 10:46

Një helikopter i forcave të armatosura greke është rrëzuar në orët e para të së enjtes, ndërsa po operonte në kuadër të manovrave ushtarake që po zhvilloheshin në detin Egje. Helikopteri i tipit Augusta Bell, u zhduk nga radari rreth tri orë pas mesit të natës.

Rrënojat u gjetën paraditen e të enjtes në ishullin e pabanuar Kinaro, në zonën e Dodekanezit. Ministri e mbrojtjes bëri të ditur në ora 11,30 sipas orës greke, se trupat pa jetë të dy prej tyre u gjetën 300 metra larg vendit ku helikopteri u përplas në tokë.

Stresi i Delijorgjit kushton 15 mijë euro, do dëmshpërblehet nga shteti

Postuar në 11 Shkurt, 2016 10:35

Biznesmenit Mihal Delijorgji do t'i jepet si dëmshpërblim nga shteti shqiptar një shumë prej 15 mijë eurosh për shkak të stresit që ai ka kaluar teksa mbahej në burg përtej afatit ligjor në Tiranë.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Strasburgut pas ankesës së paraqitur atje nga dy avokatët e Delijorgjit. Masa e dëmshpërblimit në fjalë është dhënë nga shteti shqiptar, sipas procedurave, ndërsa vendimi përkatës është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare të fundit.

Basha konfirmon Berishën, PD nuk voton variantin e qeverisë për Byronë e Hetimit

Postuar në 11 Shkurt, 2016 09:46

Atë që paralajmëroi ish-kryeministri Berisha se PD nuk do të votojë variantin e qeverisë për Byronë Kombëtare të Hetimit e konfirmoi edhe kryetari demokrat Lulzim Basha. Ai tha se varianti i miratuar në mbledhjen e qeverisë është në kundërshtim me atë që është dakortësuar në fillim edhe opozita.

Nuk ka marrëveshje të mbyllur me gjermanët për aeroportin "Nënë Tereza". Të fundit vendosin kreditorët

Postuar në 11 Shkurt, 2016 09:34

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha një javë më parë se jane mbyllur me sukses negociatat për heqjen e eskluzivitetit të aeroportit  "Nënë Tereza" dhe lejimin e ndërtimit të aeroporteve të tjerë jashtë një rreze deri në 100 kilometra. Duke sqaruar ecurinë e koncesionit në Aeroportin Nënë Tereza në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Ministri tha se, tashmë priten oferta për zhvillimin e aeroporteve të tjera për fluturimet ndërkombëtare ndërsa shtoi se dosja është dorëzuar te bordi i koncesionarit.

Gjuajtja e vitit nga Dustin Brown

Postuar në 11 Shkurt, 2016 00:21

Pages

Subscribe to ResPublica RSS