Informaliteti, a ka dështuar?
Ndjeshmëria e lartë, jo vetëm e politikës, por sidomos e publikut lidhur me atë që në media është cilësuar si “operacioni antiinformalitet”, ka sjellë këndvështrime të ndryshme, komente dhe analiza të shumëllojta, por edhe pasaktësi në të dhëna, që nuk i referohen të dhënave zyrtare.
"Engjëjt" e Victoria's Secret. Në krye Laetitia Casta...
Greqia nuk gjen qetësi, edhe Cipras po i nxjerr grekët nga rrobat (Foto)
Në Greqi tensioni sa vjen e rritet. Këtë herë janë fermerët që janë ngritur në protestë kundër taksave të reja të imponuara nga kreditorët dhe reformës së pensioneve. Fermërët e gjithë Greqisë kishin parashikuar grumbullimin në sheshin Sintagma, por policia ngriti postblloqe në rrugët kombëtare për të penguar mbërritjen e tyre në Athinë.
Rikthimi i Zborit nuk lidhet me ndonjë strategji, por me një moment sentimental të Mimit
A do të sjellë paqe plani i paqes për Sirinë.....?
Italia: Vendet e Ballkanit, të sigurta. Për Eritrean, e vlefshme e drejta për azil. Nigeria, shqyrtim rast pas rasti
Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka përsëritur disa herë kohët e fundit se Bashkimi Europian duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Ka disa arsye pse Italia këmbëngul në këtë drejtim, e bashkë me të edhe Austria.
Së pari janë arsyet e sigurisë, pasi përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE, do të kthente sigurinë në këtë zonë në përgjegjësi të përbashkët.
Disa shkencëtarë mendojnë se muaji i lindjes na ekspozon ndaj disa sëmundjeve
Një e ardhme vetëm dixhitale: “The Independent” mbyll versionin print
“The Independent” dhe “Independent on Sunday” do të mbyllin versionin print në muajin mars. Lajmi është bërë publik nga ESI Media, që posedon mediat në fjalë në kuadër të lëvizjes “e ardhmja vetëm dixhitale”. Evgeny Lebedev, pronari i ESI, deklaroi se do të vijojë punë me editoriale të cilësisë së lartë që tërheqin më shumë njerëz në platformat online, duke lajmëruar se numri i fundit print do të jetë respektivisht në 20 dhe 26 mars. Një pjesë e mirë e stafit do të lëvizë drejt “Johnston Press”. Gazeta doli në shtyp për herë të parë në vitin 1986.
Konçesioni i skanimit/A u prish skanderi i kinezëve qëllimisht? U rinegocua siç duhej marrëveshja?
Nëse ka një çudi me paratë e shqiptarëve, ky padyshim e ka emrin: “Rapiscan”. Përveç problemeve dhe kostove që kontrata konçesionare e finazliaur në 16 shtator 2013, u ka krijuar bizneseve, duket se ka patur edhe disa prapaskena. Në një intervistë dhënë për gazetarin Zamir Alushi në gazetën “Shqi”, Blerta Kraja, që ka mbuluar detyrën e Drejtorit Administrativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe zv.Drejtore e Përgjithshme e Doganave, zbulon disa hollësi që lidhen me konçesionin e skanimit.
Arrestimi i kreut të Bashkisë së Pustecit/Prokuroria Speciale në Maqedoni dhe Byroja e Shqipërisë
Disa media po raportojnë aktualisht arrestimin në Resnjë të Maqedonisë të Edmond Themelkos, kryetar i Bashkisë së Pustecit në Shqipërië. Akuza është: manipulim zgjedhjesh(http://www.balkanweb.com/site/arrestohet-ne-maqedoni-kryebashkiaku-i-pus...). Në kushtet kur situata e arrestimit është ende e paqartë, vlen të nënvizohet se precedenti i Maqedonisë, apelon edhe më shumë për vlerën që ka Byroja Kombëtare e Hetimit, me të cilën politika në Tiranë po luan pisët.