PD-ja propozon energji elektrike falas për familjet e varfra
Partia Demokratike ka bërë një tjetër propozim me natyrë sociale. Ose më saktë gati humanitare. Ajo ka propozuar një projektligj që rregullon të drejtën për energji falas për familjet e varfra, me një kosto që shkon jo më shumë se 500 milionë lekë në vit. Drafti, parashikon që familjet e varfëra të marrin 90 kilovatë/orë energji falas në muaj, nga qershori në tetor dhe 150 kilovatë për 6 muajt e tjerë më të ftohtë të vitit dhe sipas deputetit Dashamir Shehi nisma niset edhe nga dy premisa: “Keni çuar policinë të mbledhë lekët, keni rritur çmimin, do bëni ndonjë lëshim?
Tirana pranon strehimin e 2 mijë muxhahedinëve iranianë
Mediat e huaja i bënë jehonë vizitës së sekeretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë dhe një marrëveshje të mbyllur me qeverinë shqiptare për strehimin në Shqipëri të 2 mijë muxhahedinëve iranianë. Iefimerida.gr raporton se nuk është hera e parë që qeveritë shqitarë marrin përsipër të strehojnë muxhahedinë. I prari që pranoi një kërkesë të amerikanëve për strehimin e 210 muxhahedinëve të opozitës iraniane ishte ish-kryeministri Berisha në Maj të vitit 2013. Edi Rama ra dakord të pranojë 2 mijë nga 2 mijë e 800 të tillë që gjenden aktualisht në bazën amerikane “Liria” të Irakut.
Tallava kundër sovranitetit të Kosovës
Derë për derë, kudo ku është, këto ditë popullatës shqiptare i kanë ardhur dy ftesa për datën 17 shkurt: ftesa e qeverisë dhe mbështetësve të saj nga shoqëria civile që të festojë, këngë e valle pa ia nda; dhe ftesa e opozitës në Kosovë që popullata të ngrihet në nivelin e popullit, domethënë në kuptimin e tij modern, si bartës i sovranitetit dhe sovran. Data 17 shkurt është kështu data ku secili shqiptar e anëtarëson veten, në popullatën e ahengxhinjve ose në popullin si sovran.
Tjetër minus për INSTAT. Ministri i Bujqësisë: “Të dhënat për vitin e kaluar, joobjektive”
Të dhënat e INSTAT marrin një tjetër minus besueshmërie dhe kësaj radhe nga brenda vetë qeverisë. Në një intervistë dhënë për gazetën “Shqip”, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka hedhur poshtë statistikat e INSTAT-it për eksportet bujqësore.
Arben Ndoka në prezantimin e prefektit të Lezhës
Deputeti i dorëhequr menjeherë pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin, Arben Ndoka ka marrë pjesë si përfaqësues i mazhorancës në prezantimin e prefektit të ri të qarkut të Lezhës, Eduart Ndreca. Opozita ka denoncuar daljen sërish në skenë të ish-deputetit socialist të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Gwyneth Paltrow nuk zhgënjen pavarësisht moshës...
Aktorja e vlerësuar me çmimin Oscar, Gwyneth Paltrow është fotografuar në Malibu për nevojat e një fushate fotografike duke treguar se dieta dhe palestra kanë dhënë rezultate të kënaqshme..
Raporti Javor (8 - 14 Shkurt 2016)
Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 8 - 14 Shkurt 2016, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe
Bosnje-Hercegovina troket në derën e BE-së
Bosnja-Hercegovina paraqiti kërkesën zyrtare për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, megjithëse Brukseli thotë se Sarajeva nuk ka përmbushur të gjithë kushtet.
Kontrabanda e naftës me anijet e peshkimit, Crown Agents zbulon skemën
Ekspertët e Crown Agents vitin që shkoi kryen një kontroll mbi veprimtarinë e flotës së anijeve shqiptare të peshkimit nga ku rezultoi se këto anije përdoreshin për importimin e sasive të mëdha të karburantit ‘duty free’ të ardhur nga portet e Italisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Të dhënat e marra nga Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës treguan që në periudhën 1 janar – 12 mars 2015, kishin hyrë rreth 2 milionë litra karburant ‘duty free’, ku çmimi i blerjes së karburantit ishte shumë herë më i ulët se sa ai i marrë prej burimeve të ligjshme shqiptare.
Siria thirrje OKB-së të marrë masa kundër Turqisë
Siria dënoi sulmet ushtarake të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në veri të vendit, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit. Damasku i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë masa të menjehershme. E djela ishte dita e dytë e bombardimeve me artileri e ushtrisë turke kundër forcave kurde, që po avancojnë në pronvincën e Alepit. Ankaraja e konsideron milicinë kurde si një degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që prej dekadësh kërkon autonominë nga Turqia ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjerë e mbështesin milicinë në luftën e saj kundër Shtetit Islamik.