“Muxhahedinët" shqiptarë

Postuar në 16 Shkurt, 2016 10:51

Teksa Shqipëria po përgatitet të presë më shumë se 2 mijë muxhahedinë iranianë dhe lëvrimin e një fondi 20 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara, lidhjet e politikës shqiptare me opozitën iraniane duket të jenë të konsoliduara. Në konferencën që u mbajt në Paris në vitin 2014, një delagacion i parlamentit shqiptar shprehu admirimin për muxhahedinët iranianë në një aktivitet të opozitës në ekzil. Spikati fjala e dy ish-kryeministrave, Sali Berisha dhe Pandeli Majko, të cilët folën në emër të popullit shqiptar për ndjenjat e lirisë,humanizmit dhe opozitarizmit.

Irina magjeps sërish

Postuar në 16 Shkurt, 2016 09:23

Goditet Lëvizja “Vetëvendosje”, në pranga Glauk Konjufca (Video)

Postuar në 16 Shkurt, 2016 09:10

Policia e Kosovës arrestoi mëngjesin e sotëm Glauk Konjufcën, kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”. Ai akuzohet për shkatërrimin e makinave të Euleksit në vitin 2009. Kontrollet u kryen edhe në shtëpitë e Xhelal Sveçlës dhe Sali Zybës, por pa mundur ti gjejnë. Shtëpia e Zybës, sic raportohet në faqen online të Gazetës Express, ndodhet pranë asaj të themeluesit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

A e merr kush seriozisht Tiranën zyrtare?

Postuar në 15 Shkurt, 2016 19:26

Vizita katër orëshe e John Kerryt në Tiranë, la pas një lajm të vetëm të trajtuar gjerësisht në mediat shqiptare dhe ato të huaja: Shqipëria do të pranojë edhe 2000 muxhahedinë të opozitës iraniane, ndonëse siç tha kryeministri shqiptar në prononcimin për shtyp “do t'i pranojmë por për këtë nuk folëm në bisedën me Sekretarin amerikan të Shtetit”. Vëmendja në këtë pikë dëshmon për atë se çfarë është realisht Lajm nga Shqipëria në ngjarje politike të këtij niveli. Të tjerat janë thjesht llogje të Tiranës politike.

Një paradë për bamirësi nga studentët e Kembrixh

Postuar në 15 Shkurt, 2016 18:17

20 studentë të Universitetit të Kembrixhit kanë zhvilluar një paradë para 1000 personave me veshje të realizuar prej vetë tyre. Për bamirësi për Cambridge House në Londrën Jugore. Një mënyrë origjinale për të kontribuuar në zbutjen e disa problemeve sociale.

http://en.protothema.gr/see-cambridge-university-students-walking-down-t...

Zbulohet një kompozim i përbashkët i Mozart dhe Salierit

Postuar në 15 Shkurt, 2016 18:02

Një kompozim i Wolfgang Amadeus Mozart dhe Antonio Salierit është gjetur në muzeun kombëtar në Çeki. Lajmi bëhet i ditur nga “AFP”, e cila referon edhe zëdhënësen e muzeut, Sarka Dockalova, e cila deklaroi se “bëhet fjalë për një kompozim të përbashkët të Mozart dhe Salierit me libret të Lorenzo da Ponte”. Vepra mendohej e humbur prej kohësh, ndaj edhe gjetja e saj i shton vlerën.

Rama: Truri elektronik për mbledhjen e TVSH-së do eleminojë konkurencën e pandershme

Postuar në 15 Shkurt, 2016 17:42

Gjatë një vizite në fabrikën e tullave "KID-ALB shpk", kryeministri Rama deklaroi se lufta kundër informalitetit po jep rezultate, por ka akoma shumë për të bërë. Sipas tij nisma për instalimin e një sistemi  që do të bëjë të mundur raportimin elektronik në kohë reale të TVSh-së, do të eleminojë konkurrencën e pandershme.”Ne po përpiqemi dhe bëjmë çmos të mos e stresojmë biznesin. Kemi ndryshuar taktikë sepse tani jemi në një fazë tjetër. Kemi një tru elektronik në tatime që bën gjithë mbledhjen e xhirove dhe që jep alarm kur ka devijime.

Veliaj si pjesë integrale e mafias së betonit

Postuar në 15 Shkurt, 2016 16:53

Erion Veliaj si pjesë integrale e mafies së betonit dhe aferave korruptive jo vetëm që nuk ndjen asnjë pendesë për barbarinë e paralajmëruar ne hapësirën e Liqenit Artificial, por turpshëm po përpiqet të mbulojë gjurmët e krimit, fshehur pas një parku për fëmijë. Në malinjitetin e tij, ashtu sikundër abuzoi me “betejën” për të drejtat e romëve, sot po abuzon në emër të fëmijëve.

Çfarë shihni në këtë imazh?

Postuar në 15 Shkurt, 2016 16:12

U pubklikua në vitin 1892 dhe u bë i famshëm nga psikologu amerikan Joseph Jastrow në vitin 1899

“Heqja e sanksioneve ruse ndaj produkteve shqiptare, në dorë të Tiranës. Rusia, e pavëmendshme sa duhet për rigjallërimin e miqësisë shqiptaro-ruse”

Postuar në 15 Shkurt, 2016 15:27

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksander Karpushin, i ka dhënë një intervistë gazetës “Shqip”, që publikohet sot, një ditë pas vizitës në Tiranë të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Intervista lidhet me Ditën e Diplomatit, që është më 10 shkurt dhe trajton aspekte të historisë së diplomacisë në këtë vend të madh. Por ajo merr në vështrim edhe marrëdhëniet me Shqipërinë, që kanë një specifikë të vetën, të paktën gjatë mesit të shekullit të 20-të.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS