Vonesat për skanimin, problem i krijuar nga Drejtoria e Doganave. “Masa kundër terrorizmit dhe nevojë për disiplinë”

Postuar në 07 Shkurt, 2016 14:38

Prej disa ditësh raportohet në media një problem i lindur në dogana mes bizneseve dhe konçesionarit të skanimit. Vonesat në përpunimin e automjeteve dhe kufizimi i orareve për ata që eksportojnë, kanë sjellë jo vetëm orë të zgjatura, por i kanë hapur rrugë edhe korrupsionit. Mirëpo sot gazeta “Shqip” shkruan se shkak për këtë situatë është bërë një urdhër i lëshuar nga Drejtori e Përgjithshme e Doganave në muajin dhjetor, përmes të cilit detyrohen degët doganore që të aplikojnë oraret e kthyera në problem.

Modeli Rama dhe Blushi si mundësia e fundit

Postuar në 07 Shkurt, 2016 14:02

Partia Socialiste, në thelbin e saj, mund të përfillet si përfaqësuesja e interesave të borgjezisë së re komuniste. Në fakt, borgjezia komuniste e krijuar që në kohën e diktaturës, mund të vështrohet nga disa anë. Ajo ishte pjesa e shoqërisë që përfitoi nga sistemi socialist duke u shkolluar dhe duke zhvilluar një punë që i krijonte mundësi të stimulonte refleksionin. Një pjesë e kësaj borgjezie, madje ajo më e rëndësishmja, përkrahu Lëvizjen Studentore dhe uzurpoi Partinë Demokratike. Shembulli më tipik është Sali Berisha, por edhe Gramoz Pashko apo Genc Ruli.

BE nuk i shërben popujve, demokracia kërkon një fillim të ri

Postuar në 07 Shkurt, 2016 12:57

Nga Yanis Varoufakis, “The Guardian”

Rivarrimi në Tiranë i Ibrahim Kodrës, Kumbaro plotëson kërkesën e Behgjet Pacollit

Postuar në 07 Shkurt, 2016 12:29

Pas protestës së banorëve të Ishmit kundër zhvendosjes së eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, Ministria e Kulturës ka sqaruar se vendimi për rivarrimin në kryeqytet të piktorit të madh shqiptar erdhi pas kërkesës së Behgjet Pacollit dhe Fatos Faslliut, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës.

Fotolajm/Populli i puth duart Ramës para selisë së PS

Postuar në 07 Shkurt, 2016 11:57

Një foto e fiksuar para selisë së Partisë Socialiste tregon momentin kur një grup zonjash që pret në oborrin e partisë i puth duart kryeministrit Rama teksa ai del nga selia. Ndoshta një shenjë falenderimi për reformat që kryeministri thotë se po kryhen ose mirënjohje personale për atë që partia mund të ketë bërë për simpatizantët apo anëtarët e saj.

Një rast i dhimbshëm/Motër e vëlla të prekur nga sëmundja që shkakton plakje të parakohshme

Postuar në 07 Shkurt, 2016 03:02

Dy fëmijë në Ranchi të Indisë, vëlla e motër, janë prekur nga “Cutis Laxa”, një sëmundje e rrallë degjenerative që shkakton plakjen. Djali është 18 muajsh, kurse e motra 7 vjeç vuajnë edhe nga Progria që shoqërohet edhe me dhimbje. Rasti, përveçse i dhimbshëm, ka krijuar habi, pasi as prindërit, as e motra e madhe të dy fëmijëve, nuk kanë asnjë problem.

Vrasës shumë i shpejtë - gjuha e kameleonit arrin shpejtësi 96 km/h në 1/100 e sekondës

Postuar në 07 Shkurt, 2016 02:52

Korea e Veriut kalon në veprim. Kryen lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi

Postuar në 07 Shkurt, 2016 02:47

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Korea e Veriu ka lëshuar sot një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila zyrtarisht është deklaruar se bëhet për të hedhur një satelit në orbitë. Japonia dhe Korea e Jugut kanë shprehur shqetësimin përmes autoriteteve më të larta të tyre institucionale, duke vlerësuar se lëshimi në fakt është një testim për lëshimin e raketave balisitike. Zyra e kryeministrit japonez përcolli një mesazh përmes “Twitter” ku deklaronte se trajektorja e “satelitit” shkon drejt rajonit të Okinavas.

Pesë ditë karnevale në Brazil

Postuar në 07 Shkurt, 2016 01:10

Mjedë, Shkodër

Postuar në 07 Shkurt, 2016 00:28

Pages

Subscribe to ResPublica RSS