Qeveria miraton ngritjen e Byrosë së Hetimit, strukturë në varësi të policisë
Pak ditë para vizitës së serkretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, qeveria ka miratuar projektligjin për ngritjen e Byrosë së Hetimit. Fillimisht siç thuhet, kjo Byro do të jetë në varësi të Policisë së Shtetit dhe do të ketë në përbërje vetëm efektivë policie.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa ende nuk ka një komunikim zyrtar për të. Varësia e kësaj Byroje është një nga pikat më të debatuara midis mazhorancës dhe opozitës.
Një parti e re paneuropiane
“Ne duam të forcojmë demokracinë dhe të parandalojmë shpërbërjen e BE-së”. Me këtë mesazh ka dalë para elektoratit ish-ministri grek i Financave Yanis Varoufakis, pasi njoftoi krijimin e një partie të re politike pan-Europiane. Ai ka shpalosur qëllimet e partisë së quajtur Lëvizja e Demokracisë në Evropës 2025.
Elozhe për qeverinë, kritika për demokracinë
Analisti Andrea Stefani në një replikë të botuar në gazetën "Dita" është shprehur kundër idesë së Servet Pëllumbit se zgjedhjet për kryetar të Partisë do të favorizonin një skenar përçarje të së majtës. Ai është pro qeverisë Rama, por kundër premisave që e shndërrojnë Partinë Socialiste një një forcë autoritare me pasoja të dëmshme për demokracinë e vendit. "E mira e vendit dhe e integrimit të Shqipërisë në BE, e do që stabiliteti i qeverisë Rama të ruhet me çdo kusht.
Tregu i importit të energjisë, dyshime për marrëveshje mes operatorëve dhe implikim të OSSHEE
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur një hetim të thelluar në tregun e importit të energjisë elektrike, me qëllim mbulimin e humbjeve në rrjet.
Nga hetimi nuk janë provuar dot shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, megjithatë Autoriteti ka vlerësuar se procedurat e tenderimit nuk janë të besueshme dhe nuk ka përjashtuar se mund të ekzistojnë marrëveshje mes operatorëve për ndarjen e tregut.
A ka kuptuar gjë Skënderi o Ilir?
"Ilir, ka kuptuar gjë Skënderi pse po ndodh ajo te PSD?"
"Jo, nuk besoj. Skënderi ecën me idenë se bota është portokalle"
"Po kështu mendoj edhe unë, edhe pse ka budallenj akoma që thonë se është e sheshtë. Pse ti si mendon?
"Nuk ka rëndësi si është bota. Unë di me siguri se Shqipëria është malore dhe kjo mjafton"
Flokëkuqet thonë se janë në kërkim. Të vetmen që do kërkonin është Isla
Michael Bloomberg, një kandidat i mundshëm surprizë për Shtëpinë e Bardhë
Fitoret e Donald Trump-it dhe Bernie Sanders-it në primaret e New Hampshire-it (i pari në garën e Partisë Republikane dhe tjetri në garën e Partisë Demokrate), as që mund të mendoheshin kur filloi fushata e kandidatëve për presidencën amerikane. Por përkundrejt çdo pritshmërie, kripto-fashisti Trump fitoi primaren e parë republikane dhe kripto-marksisti Sanders atë demokrate. Pas këtyre fitoreve, probabiliteti që këta kandidatë të ekstremeve të përballen me njëri-tjetrin në nëntor, për të fituar të drejtën për të qeverisur Amerikën, nuk është më i vogël.
Nuk ka më Parti Socialiste
Jozela është prodhim bio i Partisë Socialiste të Edi Ramës. Drejton Forumin Rinor Eurosocialist dhe fjala e saj në një takim ku u shpërndanë tesera për të rinjtë që iu bashkuan partisë ngjalli pikëpyetje mbi cilësinë e brezit të ri politik që po zë vend në forumet e partive. Në fakt kryetarja aktuale e FRESH-it u zgjodh në një garë me 5 kandidatë të tjerë sipas parimit një anëtar një votë dhe verdikti i të rinjve që e votuan nuk i jep peshë as procedurës së zgjedhjeve, si e vetmja garanci e për mirëfunksionimin e demokracisë.
“Qyteti i Xhaguarit”, një zbulim i madh arkeologjik në Honduras
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Honduras nga një ekip arkeologësh amerikanë dhe vendas. “National Geographic” shkruan se janë nxjerrë më shumë sesa 200 skulpturanë një zonë të kufizuar brenda atij që është quajtur “Qyteti i Xhaguarit”. Sipas arkeologëve skulpturat i përkasin një qytetërimi parakolumbian dhe janë vendosur aty me rregull në të njëjtën kohë, duke krijuar idenë fillestare se kemi të bëjmë me një faltore. Artifaktet i përkasin viteve 1000-1520 në qytetin që u zbulua në vitin 2013 në një rajon të quajtur si La Mosquitia.