Ursula Andress, femra perfekte e Bond
Kongresi pranon propozimin e Ramës, PS shkon në referendum në 9 Prill
Kongresi i Partisë Socialiste u mbyll pa supriza. Propozimi i kryetarit Edi Rama që anëtarësia të shkojë në referendum për të interpretuar statutin në lidhje me zgjedhjen e kryetarit u hodh në votë nga sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi,dhe u miratua në shumicë nga delegatët. Rama foli për një skenar dhe axhendë personale të Ben Blushit që sipas tij ka për qëllim rrëzimin e qeverisë, ndërsa vetë Blushi deklaroi se çdo referendum që synon të zëvendësojë zgjedhjet është nul.
Koço Kokëdhima i përgjigjet Gramoz Ruçit
Koço Kokëdhima i është përgjigjur deklaratave të Gramoz Ruçit në kongres adresuar pikërisht deputetit të qarkut të Vlorës se projektet e tij kanë krijuar një çorganizim të organizuar dhe kanë dëmtuar veprimin politik të strukturave të PS-së në jug të vendit. Kokëdhima është shprehur se strategjia e tij ishtë në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme në Partinë Socialiste.
Nëse ka një Kënetë në Shqipëri, kjo e ka emrin: PS
Është viti 2016 dhe me gjasë kanë mbetur vetëm dy persona që vijojnë të mbajnë fjalë nga tribunat që nga viti 1991: Sali Berisha dhe Gramoz Ruçi. Të gjithë të tjerët, që nisën rrugën politike 25 vite më parë, ose janë spostuar, ose janë tërhequr, ose kanë humbur rëndësinë që kanë patur. Kjo sidomos në Partinë Socialiste që ka kaluar disa trauma të brendshme, të etiketuara shpesh si reforma dhe zhvillim demokratik i brendshëm.
“Në PS ka një pakicë që shpall armiq atë që kërkon zgjedhje”
Ben Blushi ka përsëritur kritikat dhe akuzat e tij ndaj ekipit që drejton sot PS-në duke nënvizuar se në këtë parti e drejta po mbytet. “Unë mendoj se e drejta e gjithësecilit po mbytet. Një pakicë e pavotuar po detyron një shumicë ta pranojë atë si shumicë pa zgjedhje. Nëse kjo pakicë ka një meritë, ajo është pengmarrja e PS. Për këtë pakicë, nëse kërkon zgjedhje, zgjidhje apo mbledhje je 3 herë armik. Nëse do më shumë punësim je shumë armik, nëse do rritje pagash je shumë më shumë armik.
Projekti “Kokëdhima” i rajonalizimit të PS-së kundërshtohet në kongres
Kongresi i Partisë Socialiste ka verifikuar edhe një sulm ndaj projekteve politike të deputetit Koço Kokëdhima, që parashikojnë rajonalizimin e partisë.
Lobim për emërime në gjyqësor. “Njerëz të akuzuar po marrin detyra”
Gjyqtarë të akuzuar për fshehje pasurie janë emëruar së fundmi në detyra të ndryshme. Kështu thotë kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa për “Vizon Plus”, sipas të cilit verifikimi i dosjeve të gjyqtarëve do të bëhet me vëzhgim ndërkombëtar. Ai ka folur për lobim të gjyqtarëve, në funksion të ruajtjes së gjendjes aktuale, e cila shpresohet se do të ndryshojë nga kalimi i reformës në Drejtësi.
Turkofilia në Italinë europiane të Piut II
Tre vite përpara se të shuhej, bashkë me projektin e tij europian, i cili u formatua mbi parime të tjera shekuj më vonë, Piu II shkruan një letër për Mehmetin II – kontroverse po aq sa projekti në fjalë –, të bërë sot objekt interesimi akademik, ndryshe nga kamaret elitare shqiptare të etura për të shpikur europianizëm, që veprimin e papës e likuidojnë si “provokim” ose e përjashtojnë tërësisht, nëpërmjet selektivizmit karakterizues të studimeve historike nga mesi i shekullit të kaluar e këtej, për arsyen e thjeshtë se aty përmenden deri edhe etiopasit e arabët, por jo arbërit, dhe se mes
Pensionet private me pagesë të detyrueshme. Skemë financimi për fondet private nga sigurimet shoqërore
Qeveri mendon të vendosë së shpejti sigurimin me detyrim në skemat private të pensioneve. Gazeta “Shqip” raporton se në takimin e djeshëm të organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka Botërore, një nga anëtarët e Këshillit Administrativ të ISSH-së, Naim Hasa, deklaroi se “në mbledhjen e fundit të këshillit është vendosur të paraqitet një studim mbi vendosjen e shtyllës së kontributit të detyrueshëm për skemat e pensioneve private”. Si operohet në këtë skemë?
