Teza e Blushit: 100 mijë > 1 milion

Postuar në 12 Shkurt, 2016 11:11

Ben Blushi ka kohë që ka nisur një sulm frontal ndaj Edi Ramës – si për qeverisjen që ky i fundit po i bën vendit, ashtu dhe drejtimin që po i bën PS-së. Akuzat e Blushit nuk janë të tipit të oponencës ndaj Ramës për çështje të veçanta, por të një opozite të plotë ndaj pothuaj çdo gjëje që bën Rama. Dhe zgjidhja që ka ofruar Blushi është kryerja e zgjedhjeve për kryetar të PS-së me parimin “një anëtar, një votë”, siç e kërkon statuti, dhe vajtjen e tij në krye të qeverisë, në qoftë se i fiton zgjedhjet brenda partisë, po siç e kërkon statuti.

Pse vjen në Tiranë John Kerry?

Postuar në 12 Shkurt, 2016 10:37

Vizita e pritshme e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry ka shtuar hamendësimet mbi qëllimin dhe axhendën e shefit të diplomacisë amerikane gjatë qëndrimit të tij 3 orësh në Tiranë.
Aktualiteti politik dhe përfshirja e drejtëpërejtë e ambasadës amerikane për reformën në drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit janë një arsye e fortë për të besuar se këto çështje do të jenë pjesë e diskutimeve mes zyrtarit të lartë amerikan dhe autoriteteve shqiptare.

"Pse me t'fut në punë kur ka ma socialista se ty"

Postuar në 12 Shkurt, 2016 10:18

Shkarkimet politike nuk janë ndonjë gjë e re në Shqipëri, por puna ka arritur deri edukatoret e kopshteve. Emisioni Fiks Fare ka publikuar përgjimimin e një bisede mes administratores së njësisë qytetit të Rreshenit dhe përgjegjëses së çerdhes së Rubikut, e shkarkuar nga puna pasi dy djemtë e saj nuk kishin votuar në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Administratorja, Flora Jushi mohon pretendimet e ish- përgjegjëses së çerdhes, Dava Kola por pranon se ka kryer bisedën.
Biseda mes ish-përgjegjëses së çerdhes dhe administratores së Rubikut:

Zgjidhje e konfliktit në Siri ose një luftë e tretë botërore

Postuar në 12 Shkurt, 2016 09:58

Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka surpizuar me deklaratat e tij se “bota është në prag të një lufte të re botërore”. Në një intervistë për revistën gjermane Handlesblatt Medvedev tha se ofensiva e huaj në Siri paraqet rrezikun për fillimin e luftës botërore.

Sfida ekzistenciale e PD-së dhe Doktorit: "Aleanca e Qelbësirave" vs "Aleancë me një Qelbësirë"

Postuar në 12 Shkurt, 2016 04:38

Në politikë ka aleancë interesash, jo aleancë vlerash. Këtë parim, Doktori e di shumë mirë, qëkur pas zgjedhjeve të vitit 1992, pranoi në koalicion Skënder Gjinushin dhe Sabri Godon. Dhe që për të cilët numerikisht nuk ua kishte nevojën. Por...ja që dikur do të duheshin.

Mite mbi trurin

Postuar në 11 Shkurt, 2016 23:31

Burimi: "Focus"

Dashuri në Kohërat e Zikës

Postuar në 11 Shkurt, 2016 23:13

Dashuria është fluide, nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtën rrjedhë ndjesie, sepse stacionimi i saj merr tatëpjetën drejt universit, bëhet universale… Zgjimi në mëngjes na tregon se sa afër dhe larg këtij koncepti jemi. A është e prekshme dashuria? Erërat e cilës kohë fryjnë në drejtim të dashurisë? Shkurti është muaji i vitit ku manifestimi i dashurisë merr trajtën e njeriut me këmbë dhe duar, ku dashuria prek buzë dhe bëhet njësh me libidon njerëzore, dashuria bëhet syvëzhgues, mendjekritike, dorëledhatimi dhe krahëmbështetje.

Albert Einstein, shkenca i dha të drejtë 100 vjet më vonë për valët gravitacionale

Postuar në 11 Shkurt, 2016 23:01

Skema të reja “Ponzi” në SHBA. Edhe më të mëdha sesa rasti “Madoff”

Postuar në 11 Shkurt, 2016 22:53

Tri skema të reja piramidale – Ponzi sipas emrit origjinal – pritet të zbardhen së shpejti në SHBA. Në një shkrim në “ValueWalk”, riprodhuar nga “Buiseness Insider”, raportohet se Harry Markopolos, personi që sinjalizoi i pari për skemën multimiliardere mashtruese të Bernie Madoff, që konsiderohet si mashtrimi më i madh në historinë e SHBA-së, deklaron se janë aktualisht tre të tjera që operojnë në sistem. Madje një prej tyre, pritet të jetë edhe më e madhe sesa Madoff. Markopolos i ka bërë këto deklarime në “ABC NEWS”.

Shqiptarët, të parët për studime në Rusi nga studentët e huaj me bursa

Postuar në 11 Shkurt, 2016 22:32

Ambasada ruse në Tiranë ka organizuar një pritje dje, me rastin e Ditës së Diplomatit. Ambasadori Aleksandër Karpushin foli për miqësinë mes dy popujve dhe bashkëpunimin në rritje mes të dy vendeve. Ndonëse Shqipëria prej shumë vitesh e sheh Rusinë ftohtë dhe mban një distancë në marrëdhëniet me të, një fakt, që dëshmon simpatinë që një pjesë e shqiptarëve kanë për rusët, nuk mund të anashkalohet: “Jemi të kënaqur me nivelin e lartë të bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm humanitar dhe kulturor.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS