Sorosi, si paradigmë pasuese e Katovicës
Siguria kibernetike, thembra e Akilit për SHBA. Nga avantazh strategjik, interneti dhe teknologjia po kthehen në sfidë themelore
Siguria kibernetike konsiderohet së fundmi si thembra e Akilit për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Administra Obama e ka ngritur këtë shqetësim në nivelin më të lartë dhe Presidenti amerikan deklaroi para pak ditësh se “siguria e Amerikës do të thotë edhe të përmirësosh sigurinë online”. Në një shkrim të revistës “Foreign Policy”, shkruhet se ai që deri më dje konsiderohej si avntazh strategjik, sot po kthehet në kërcënimin kryesor. Interneti me të gjitha shërbimet që derivojnë prej tij, e kanë kthyer SHBA-në në qendër sulmesh globale, të cilat sa vijnë e sofistikohen.
Takimi historik i Papa Françeskut dhe Patriarkut të Moskës Kirrill
Grup pune për pritjen e imigrantëve sirianë. Azilkërkuesit shqiptarë? “Askush nuk flet për 200 mijë emigrantë polakë në Gjermani”
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka dhënë një intervistë për agjencinë gjermane “Deutsche Welle" ku ka folur ndër të tjera edhe për situatën eventuale të kalimit të fluksit migrator përmes territorit të saj. Kodheli thotë se qeveria shqiptare është duke diskutuara për masat me vendet fqinj, si Italia dhe Kroacia, si dhe ka ngritur një grup ndërministerial pune.
Unifikimi i Dhomave të biznesit, një nismë që ndan sipërmarrjet
Ka krijuar pështjellime nisma e qeverisë, konkretisht Ministrisë së Zhvilimit Ekonomik, për të detyruar bizneset që të anëtarësohen në një Dhomë të vetme. Përveç tarifave që do të japin sipas vendimit të Asambleve, kjo iniciativë e redukton përfaqësimin në një të vetëm, duke vendosur një monopol edhe mbi kritikën dhe kontestimin e nismave të caktuara të qeverisë. Mark Craëford i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, thotë në një prononcim për “Vizion Plus”, se biznesi duhet të vendosë vetë se ku duhet të anëtarësohet. Më tej, Craëford shton se ky kuadër e vendos biznesin në kushte varësie.
Ndërkohë që po mburren me zgjedhjet në parti...
Fronti Demokratik dykrenor/PD: “Me një anëtar një votë vendimet e rëndësishme”. PS: “Kemi shumë anëtarësime. Mbështetje për reformat”
Dy partitë kryesore të Shqipërisë, ajo Socialiste dhe ajo Demokratike janë aktualisht në proces zgjedhor. Ja sesi e paraqesin përfaqësuesit e të dyja partive atë që po ndodh me zgjedhjet.
Femra shqiptare në disa fotografi të fillimit të shekullit të 20-të
Robert Elsie publikon në faqen e tij "albanianhistory.net" një album tjetër fotografik që ka për autor Paul Siebertz (1877-1954), editor i gazetës "Das Vaterland". Fotot janë të dhjetë vjeçarit të parë të të shkullit të 20-të. Po përcjellim këtu foto të femrave, pasi kanë interes për veshjet dhe paraqitjen, krahas një fotoje me interes siç është ajo e bandës së Shahin Matrakut.
Lirohet kreu i bashkisë së Pustecit i arrestuar për manipulim zgjedhjesh
Gjykata në Maqedoni nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuar për parregullsi zgjedhore në rastin “Titanik”, mes tyre edhe kreun e bashkise Pustec, Themelkon, transmeton "zhurnal.mk".
Shengeni pranë pezullimit 2-vjeçar
Bashkimi Europian është i gatshëm të pezullojë marrëveshjen Shengen dhe të lejojë kryerjen e kontrolleve kufitare brenda hapësirës së qarkullimit të lirë. Brukseli do ta argumentojë këtë masë me krizën e refugjatëve dhe problemet në kontrollin e kuifirit nga ana e autoriteteve greke.
Kështu ka bërë të ditur agjencia Associated Press, që thotë se ka parë dokumentet sekrete të ofruara nga një zyrtar i BE-së. Për shkak të karakterit konfidencial të dokumenteve, zyrtari ka kërkuar që të mbetet anonim, thekson agjencia.